Në rrugicat e Dhoksatit, fshat në Gjirokastër, është thuajse e pamundur të ndeshesh me ndonjë të ri.
Edhe pse popullsia atje ka përjetuar që në vitet e hershme emigracionin dhe largimin e të rinjve, ky fenomen është bërë edhe më i dukshëm pas viteve 2000. Nga 120 familje që kishte dikur ky fshat, tashmëka vetëm 20-25, ku pjesa mëe madhe janë pleq. Qarku i Gjirokastrës po përjeton tkurrjen më të madhe të popullsisë, me diferencën më të madhe midis lindjeve dhe vdekjeve në vend.
Monitor përllogariti lindjet, vdekjet dhe shtesën natyrore në qarqet e vendit për vitin 2018, ku Gjirokastra, Korça dhe Vlora kanë njështesë natyrore negative, që do të thotë numri i vdekjeve është më i lartë se i lindjeve.
Pasojat negative të kësaj situate do të çojnë në uljen e popullsisë në moshë pune, rënie të produktivitetit dhe rritjen e të moshuarve. Ato bëhen edhe më të dukshme kur iu shtohet edhe emigrimi.
Numri i lindjeve për 1000 banorë në Gjirokastër gjatë 2018-s ishte 8.6, përkundrejt 12.1 vdekjeve për 1000 banorë. Nëmënyrënatyrale, pa marrë në konsideratë lëvizjet migratore, popullsia atje u pakësua me 3.5 individë për çdo 1000 banorëtë qarkut.
E njëjta situatë vlerësohet të jetë edhe në qarkun e Korçës, i cili shënoi gjithashtu një diferencë negative të lindjeve dhe vdekjeve. Gjatë2018-s për çdo banorë në këtë qark pati 2.2 individë më pak. Diferencë negative ka shënuar dhe qarku i Vlorës (shiko grafikun dhe tabelën).
Nga ana tjetër, Kukësi është qarku me shtesën natyrore më tëlartë në vend, kur për çdo 100 banorë atje, shtesa natyrore është rreth 6. Ndonëse Kukësi nuk është qarku me lindjet mëtë larta. Sipas përllogaritjeve të Monitor, në Kukës pati 12.4 lindje të reja për çdo 1000 banorë, përkundrejt 6.6 vdekje.
Lindjet më të larta u shënuan në qarkun e Dibrës, ku sipas tëdhënave të INSTAT dhe përllogaritjeve të Monitor ishin 13.1 lindje për 1000 banorë, ndërsa vdekjet 7.7. Shtesa natyrore nëqarkun e Dibrës është ndër më të lartat në vend me 5.5 për çdo 1000 banorë.
Edhe në qarkun e Tiranës, në të cilin është përqendruarthuajse 1 e treta e popullsisë, lindjet /1000 banorë ishin gati sa dyfishi i vdekjeve, me një shtesë natyrore prej 4.9/1000 banorë.
Në Berat, Fier apo Shkodër, shtesa natyrore e popullsisë ka mbetur në vend numëro, pasi diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve është më e vogël se 1.(Monitor)
po kete problem e kane te gjithe vedet rreth nesh
kur e ka greqia dhe italia qe jane ne be cfare pret me nga vendet e ballkanit
MIRE AO QE JANE TE VARFER NUKEKRIJOJNE FAMILJE PER ARSYE EKONOMIKE,PO ME TE PASURIT PER CFARE PROBLEMI NUKE E KRIJOJNE FAMILJEN?
SI MUNDE TE KRIJOHEN FAMILJET ,KURE LIDHJE E TE DASHUREVE BEHEN PER EFEKTE EKONOMIKE,DHE NUKE MBESHTETEN NE DASHURINE E VERTETE.SI KA MUNDESI TE KRIJOSHE FAMILJE MBRENDA 6 MUAJEVE MARTESE? SA FAMILJE TE REJA SHQIPTARE KEMI TE NDARA.?????????????
KUSHE JANE MOTIVET?
DASHURIA QE NDERTOHET NE BAZEN E NJE PROBLEMI QE KA MASHKULLI ,APO FEMRA ,DHE DUKE MENDUAR SE KETE PROBLEM DO TA ZGJIDHIM DUKE U MARTUAR ME NJE NJERI TE PASUR NUKE FUKSIONON KURRE.
NDERTIMI I NJE FAMILJE FUKSIONON KURE TE DY BASHKESHORTET KANE NJE DASHURI TE SINQERTESICE E KA KRIJUAR NATYRA.CFARE SHEMBULLI JAPIN PROGRAMET E TELEVIZIONEVE PER TE KRIJUAR FAMILJE?CILA ESHTE NDIHMA E QEVERISE PER FAMILJET E REJA? SI MUNDE TE KRIJOSH NJE FAMILJE PA NJE STREHE NE KOKE? KURE TE TJERET KANE ME SHUME SE DY PALE VILA.
EDHE KAFSHET PO NUKE PATEN KASOLLEN E TYRE ,NUKE SHTOHEN .SHTOHEN PORE NGORDHIN RRUGES.