Fatos Lubonja: Di disa raste përdhunimesh në administratë, por nuk i tregoj me emra

11 Shkurt 2019, 18:17Sociale TEMA

Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në vend nga studio e rubrikës “Opinion” në News24. Fillimisht biseda në studio u ndal tek abuzimet apo ngacmimet seksuale duke marrë shkas nga rasti i policit në Malësi të Madhe që u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare.

Lubonja tha se rasti është edhe më i rëndë pasi bëhet fjalë për një polic që duhet të na mbrojë.

“Kultura jonë është më konservatore në këtë drejtim dhe kjo shoqërohet njëkohësisht dhe me kulturën e dhunës në përgjithësi që ne e kemi dhe më të fortë.

Bëhet e rëndë kur mëson se këtu është një polic dhe kuptohet se është njeriu që duhet të na mbrojë.

Këtu lind gjithë problemi i madh se sa i kemi të edukuar njerëzit e policisë si shërbëtorë dhe sa abuzojnë me pushtetin ndaj nesh. Nuk është çështje abuzimi seksual është kulturë e përgjithshme.

Është një llambë e ndezur që tregon që është një problem shumë më i madh dhe që duhet parë në kompleksitetin e vet”, deklaroi Lubonja.

Ai tha se është në dijeni të rasteve skandaloze të abuzimit në administratë, por se s’mund të flasë kur vetë viktimat nuk flasin.

“A mund të ketë një #meto dhe në Shqipëri? Është e vështirë ende shoqëria shqiptare për të denoncuar të tilla gjëra. Nuk është puna vetëm tek denoncimi i gjërave seksuale.

Çfarë shohim me atë që ndodh në SHBA, që gjithsesi një pushtet shumë i fuqishëm abuzon seksualisht në këtë rast duke pasur pushtetin dhe ka një lloj ndrojtje se ky të shkatërron karrierën ose të ardhmen.

E pastaj në një moshë tjetër këto aktoret e famshme apo modelet kur kanë fituar ndërgjegjësimin më të madh kanë denoncuar.

Kam përshtypjen që këtu në Shqipëri ndodhin shumë nga këto ngjarje nëpër administratat tona të ndërtuara mbi hierarki vertikale ku shefi është gjithçka.

Që nga nivelet më të larta ka dhunime, s’po them vetëm seksuale, por edhe poshtërime të vartësve që nuk denoncohen.

Madje në mënyrë skandaloze do thosha unë, di raste konkrete që ndodhin gjëra të tilla, por njerëzit ikin në rastin më të mirë, por nuk e thonë.

Po them njerëz, raste që e bëjnë ikjen nga një pushtet, institucion i caktuar e nuk denoncojnë kur duhet ta bëjnë.

Nuk dua ta trajtoj problemin në mënyrë konkrete, por dua ta trajtoj në përgjithësi”, u shpreh Lubonja.

9 komente në “Fatos Lubonja: Di disa raste përdhunimesh në administratë, por nuk i tregoj me emra”

  1. Likja says:

    Si koker legeni qe je mos i trego se me shume gjasa jsne pjelle e fantazise tende

  2. taku says:

    Pse nuk tregon si te kane perdhunuar ty ne Spac,apo u kenaqe ne.ate kohe

  3. Aman na i thuaj o ljubovic.
    Na thuaj edhe ato te socializmit kur perdhunonte babai jot.
    Na krahaso perdhunimet ne kohen e babait tend dhe ne kohen e baba saliut.
    Kur kishte me shume perdhunime ne ate kohe apo ne kete kohe,kur kishte me shume krime vjedhje vellavrasje urrejtje prostituta…..
    Na i thuaj more anal iste i bllokut se si ishin bllokmenet e atehershem dhe si jane keta te sotmit.
    Na krahaso pak vilen ku jetoje ti me te saliut likefloririt e co……

    1. palla says:

      Po bre burra,, ky ipotent tash po i di te tana, por nuk po di se cfare po i ban gruja qe ka ne Itali.

  4. sali says:

    Edhe une e di nje gje po nuk e them, Fatos! Ky eshte tym e vetem tym…

  5. reale says:

    Flitet sikur te ka perdhunu Petrit Vasili te halet e LSI -se…..

  6. AM says:

    Lubonja o zorri gazepar , thote qe kultura jone eshte kulture e dhunes ndaj femres. Ndaj lajmi nuk eshte qe ai di po nuk thote thashethemet .lajmi eshte qe ne kemi kulture te shtypjes se femres kudo. Kjo edhe fale kontibutit langaraq qe beni ju gazetaret qe beni lajme me bythe e me gjokse femrash si me qene lope tek pazari i gjese se gjalle dhe jo qenje njerezore.

  7. 17nentori says:

    Alamet trapi! Problem nuk eshte se kush ben aktin w perdhunimit e nese eshte polic apo shofer!
    Problem i madh eshte te dish qe qenka bere perdhunim dhe mos ti raportosh me emer dhe mbiemer.
    Akoma me i madh eshte te dalesh ne gazete dhe te vesh me te madhe qe paska arsye (te paarsyeshme) qe ti mundesh ta mbash te fshehur dhe te mos raportosh nje perdhunim!!!
    Dil njehere dhe denonco njehere ato qe di dhe pastaj dil ne gazete dhe thuaj ato qe ta merr mendja qe jane ashtu si thua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje