Sulmi ndaj godinës së kryeministrisë, Veliaj: Të dhunosh me banerin "Mbro Tallashin" është hipokrizi

17 Maj 2019, 17:13Sociale TEMA

Fasada e godinës së kryeministrisë u dëmtua si pasojë e hedhjes së sendeve të forta, bombave molotov si edhe bojës nga militantët gjatë protestave të opozitës.

Punonjësit kanë nisur nga puna për të kryer riparimet e nevojshme, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj ka falenderuar të gjithë punonjësit e Bashkisë për punën pa orar për rikthimin e gjendjes së mëparshme.

“Flm kolegëve që e gdhinë për të pastruar ndërtesën e Gherardo Bosio pas ekskursionit të dhunës e teksa pasardhësit e tij italianë janë në Tiranë, të dhunosh kryeministrinë me banerin “Mbro Tallashin” është një hipokrizi epike! Ndaj në 30 Qershor, referendum edhe për këtë”, shkruan Veliaj.

1 komente në “Sulmi ndaj godinës së kryeministrisë, Veliaj: Të dhunosh me banerin “Mbro Tallashin” është hipokrizi”

  1. Granit says:

    Rri larg “tallashit “ se do te bejne shqiptaret tallish .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje