Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi vizitoi së fundi kompleksin blegtoral ‘Impuls’ në Fushë Krujë, aty ku mbarështohen qindra krerë dele, dhi dhe lopë.
Ai pa nga afër ambientet e këtij kompleksi, mënyrën e ushqimit të bagëtive, kontrollin veterinar të tyre dhe gjithë ciklin e prodhimit të qumështit.
“Kjo fermë është një dëshmi e qartë që në Shqipëri produktet e qumështit garantojnë cilësi dhe standarde të larta sepse që nga ushqimi i bagëtive deri tek produkti final në dyqan, i gjithë cikli është i mbyllur këtu”, tha ministri Çuçi.
Më tej ai përmendi subvencionin prej 10 lekësh për çdo litër qumështi të shitur që qeveria u jep fermerëve. Por sipas ministrit po shihet mundësia për një skemë tjetër më specifike për të mbështetur sektorin e blegtorisë.
“Ndërsa bujqësia po performon më mirë, siç shihet në fakt edhe nga rritja e eksporteve, blegtoria ka nevojë që të subvencionohet më shumë.
Do të gjejmë mekanizmin më të mirë për të bërë ndërhyrjen e duhur në mënyrë që të mbështeten fermerët që mbarështojnë gjedhin, delet apo dhitë”, u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Blegtoria është një nga sektorët më të rëndësishëm në Shqipëri. Vitet e fundit zhvillimi i këtij sektori ka ecur me një trend pozitiv, por potencialet janë ende të pashfrytëzuara. Fokusi i fermerëve tanë gjatë kësaj periudhe ka qenë tek përmirësimi i racave tek gjedhët, bagëtië, ashtu edhe tek shpendët. Synimi ynë është të shtojmë krerët dhe të stimulojmë ngritjen e fermeva të reja.
Dil më shpesh në terren, o shoku Çuçi, dil or tu bëftë Peçua ty, je krenari, rilindas i vërtetë. Mbarove punë në shërbim të njerzve, o shpirt, tani mos harro tu shërbesh edhe kafshëve, mbarshtimit të derrave, ndërzimin artificial të lopëve dhe mushtqerrave. Bujqësia jonë është krenare që ka në krye të saj një njeri të rritur dhe edukuar në gjirin e fshtarësisë kooperativiste. Lidhjet e tua të hershme dhe prejardhja jote bujqësore janë garanci për suksese sinjifikative të rilindjes në lëmin e bujqësisë, si dega përjetësisht kyçe e ekonomisë tonë.
Më rruaç, o bir i xhaxhait, të pastë Partia dhe udhëheqësi i ndritur shoku Edi Rama!