Për të gjithë aplikantët e “Lotarisë amerikane”, por që jetojnë jashtë Shqipërisë, Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë sot një tjetër njoftim në Facebook.
“Jeni aplikant i Lotarisë? Nëse keni jetuar jashtë Shqipërisë më shumë se gjashtë muaj, ju duhet të merrni një vërtetim penal nga ai shtet si pjesë e aplikimit tuaj. #PyetAnen”shkruhet në postimin në Facebook të Ambasadës amerikane.