Lufta tregtare Kinë-SHBA, Europa mes dy zjarresh

20 Maj 2019, 12:36Bota TEMA

Dhoma Europiane e Tregtisë në Kinë vlerësoi sot se kompanitë e BE-së janë futur mes dy zjarreve në luftën tregtare Kinë-SHBA, që po dëmton mjedisin ekonomik dhe eksportet drejt SHBA-së.

Përballja mes Pekinit dhe Uashingtonit nuk është, në mënyrë indirekte, në favor të biznesmenëve europianë, ndryshe nga ajo që disa mund të kenë shpresuar në fillim të mosmarrëveshjeve, vitin e kaluar.

‘’Aktualisht, tensionet tregtare shihen si një faktor shtesë pasigurie për mjedisin e biznesit’’, shprehet Charlotte Roule, zëvendëspresidente e Dhomës, gjatë prezantimit të studimit për median, raporton ata.

”Nisur nga opinionet e anëtarëve tanë, tensionet tregtare nuk janë aspak të mira për biznesin”, shtoi ajo.

Sipas anketimit, në të cilin u përgjigjën 585 kompani, konflikti tregtar renditet në krye të shqetësimeve të europianëve në Kinë (23%), pas ngadalësimit ekonomik kinez (45%), ai i rritjes ekonomike botërore(27%) dhe rritja e kostos së punës në vend (23%).

1 komente në “Lufta tregtare Kinë-SHBA, Europa mes dy zjarresh”

  1. ¬ says:

    Holanda i ka vendosur viza shteteve të Evropës. Gjermania thotë që Shqipëria është në BE dhe nga ana tjetërr realiteti është krejt ndryshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje