Kohët e fundit ka një vërsulje të hijenave të Lulzim Bashës, jo atyre militantëve të ndershëm që duan PD-në, por të strukturave që ai i përdor për sulme dhe sharje, ndaj Rudina Hajdarit, vajzës së Azem Hajdarit.
Në fakt kjo është e pritshme, sepse Lulzim Basha është i tillë dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Ia kemi thënë Rudinës në 2017-ën, kur ai e përdori në çadër, jo vetëm për veten e tij si imazh, por edhe si emër pastaj në lista për të thënë se nga pas kishte mbështetjen e historisë së Partisë Demokratike, të cilën më pas e përdori për të goditur elitën dhe senatorët e PD-së.
Koha në fakt tregoi se ishte Rudina, ajo që i kërkoi e para Lulzim Bashës që të digjte mandatet e deputetëve në dhjetor me studentët, të mos shkonin më në parlament.
Por, Luli shkoi në parlament dhe ishte kundër djegies së mandateve.
Pasi kaluan dy muaj dhe pasi e pa që ishte keq dhe kishte probleme të thella me SHBA-në dhe BE-në, Basha vendosi që të digjte mandatet, rrugë të cilen Rudina nuk e ndoqi pas.
Por, ka shumë kohë që Lulzim Basha merret me Rudinën dhe deputetët e listës që hynë në parlament, por harron t’ju kërkojë ndjesë shqiptarëve, së pari për listën që bëri. Pikërisht për atë listë të mbushur me budallenj dhe të dënuar që janë sot në parlament. Rudina bën diferencen dhe këtë Lulzim Basha e di, ka frikë nga mbiemri i saj dhe për këtë ai e sulmon.
Lulzim Basha në vend që të merret me Ramën personalisht, ndaj të cilit hodhi edhe një shishe benzinë për t’i shtuar mbështetjen e ndërkombëtarëve, ka zgjedhur që kohën më të madhe ta shpenzojë me emrat e PD-së, me njerëzit që kanë nga pas historinë e PD-së , apo dhe personalitete të kësaj force politike.
Në vend që të gjejë një gjuhë për të bashkuar PD-në, që të gjejë një gjuhë për të ecur para, për të krijuar një frymë bashkëpunimi me çdo individ që është larguar nga PD-ja, Lulzim Basha bën të kundërtën. Gjithmonë ai bënë vetëm të kundërtën.
Sot Lulzim Basha ka thënë që do të bashkojë dhe do të ulë në tryezë aleatët, çamët me grekët, armiq të përbetuar dhe nuk mundet dot të zgjidhë hapat politikë me Rudina Hajdarin apo me themeluesit e Bindjes Demokratike. Kjo ndodh për një arsye të vetme. Lulzim Basha do që njerëzit t’i shkojnë nga pas, t’i rrinë në rrjesht dhe të bëjnë çfarë do ai, kurse të tjerët, ata që janë me më shumë mend, janë më vizionarë, dhe pranojnë edhe këshillat e ndërkombëtarëve dhe e shikojnë ndryshe situatën në Shqipëri, sulmohen dhe anatemohen.
Basha nuk i thërret ata të bashkëpunojnë.
E pra sot, Luli në vend që të merret më shumë me Edi Ramën, merret me Rudinën, me opozitën e re apo dhe me themeluesit e Bindjes Demokratike.
Në fakt, Lulzim Basha këtë e bën duke treguar se është i kompleksuar, duke treguar sesa i pavlerë është, duke treguar së përsëri kryetari i PD-së nuk ka ende një opozitë të bashkuar, por duke parë se ka një opozitë reale, se kjo një forcë të vërtetë politike përballë dhe një emër siç është Rudina Hajdari, ai shqetësohet.
Rudina Hajdari ndoshta nuk ka performancën politike që pritet, apo të artikulojë shumë bukur, por mbiemri i saj e “vret” Lulzim Bashën, e sfidon ashpërsisht atë dhe prandaj ai lëshon hijenat e tij për ta sulmuar, akuzuar dhe anatemuar.
Pra, Lulzim Basha i cili shpresin se sot ka opozitën e bashkuar në një front kundër qeverisë, ndodhet në pikë të hallit.
Ai ka sot dy fronte, Rudina Hajdarin dhe Bindjen Demokratike, kurse Edi Rama është thjeshtë një lojë për të zgjidhur pazarin e radhës. Për këtë nuk ka më asnjë dyshim. Thjeshtë Luli sot ka një hall më të madh, ai do që të qëndrojë në karrigen e tij, pa pasur mendim ndryshe, pa pasur kundërshtarë brenda partisë, por të jetë thjeshtë dhe vetëm një emër, të jetë ai lideri.
Në fakt, ky është problemi vetë. Lulzim Basha është sot lideri që nuk u bë dot kurrë i tillë, është njeriu që merret me vogëlsira dhe fasada, me sipërfaqen e çështjeve dhe asnjëherë me thelbin e tyre. E sot më shumë se kurrë, edhe pse shqiptarët janë në shumicë kundër Edi Ramës, opozita duhej të ishte e bashkuar, të gjithë faktorët duhej të ishin në një drejtim, në një front, por me Lulzim Bashën në krye të PD-së ka disa fronte. Kjo për shkak të egoizmit, paaftësisë së tij epike dhe mungesës së një linje politike të vërtetë, kundërshtare me qeverinë, por në fakt më shumë duket se në sfond kemi një aksion politik që i shërben Edi Ramës dhe kur në fakt koha më e madhe harxhohet, duke sulmuar kundërshtarët brenda partisë.(CNA.al)
Edhe pse shqiptaret jane shumice kunder Edi Rames?!?! Nga e nxorre kete konkluzjon apo nje rresht me shume ne sallaten e shkrimit..
Optimist! Me sa kuptoje une nuk paske sy te shikosh por as mend te kuptosh.Shumica e shqipetareve eshte me ps-te dhe me Edi Ramen.Kjo u duke edhe ne votimet e kaluara,ku pd-ke kishte dyqine e gjashtedhete mije vota mangut.Pra edhe ata qe ishin me pd-ke iken nga ajo parti.Do shikoni ju ne 30 Qershor sa do ikin nga pd-ja dhe do votojne per kandidatet e bashkive te ps-te dhe Edi Ramen.Kete e ndjen gjall Berisha,Basha,Meta dhe Monika dhe dogjen mandatet,nuk pranojne te futen ne zgjedhje.E din me se te qart humbjen.
Partia demokratike që kur u krijua vetëm e tillë nuk ishte.Mosha jonë e di mirë se si erdhi në pushtet në vitin 1992 dhe si e vuri Shqipërinë në objektiv për ta shkatëruar.Saliu erdhi në krye si Enveri.Deri momentin e fundit ishte me Ramizin në zyrë për të shtypur protestën e studentëve dhe pastaj doli kryetar i partisë.Turp për të gjithë ata që e besuan.Ai iste sekretar partie dhe në vend që ta nxirnin me shkelma jashtë e vunë në krye .Nuk e di se si një grusht burracakësh komunistë apo familje komuniste u ngritën dhe morën në dorë fatet e Shqpërisë që sot e dinë të gjithë se si ka shkuar Shqipëria për 30 vjet.U shkatërrua P.D-ja thuhet.Ajo e shkatëruar ka qënë.Mblodhi gjithë llumin e komunizmit dhe i vuri në kry të punëve.Ngriti një drejtësi me njërës tre mujorë vetm e veëtm për të dënua jo komunistët por ata që qenë kundër Saliut.Nuk la njeri pa dënuar si Enveri vetëm e vetëm për pushtet.Ikën të gjithë veriu dhe zaptuan tokat e të tjerëve.Tirana u bë lesh e li si edhe Dursi,Vlora etj etj.Pra partia demokratike duhet të mbyllet komplet dhe të krijohet një parti tjetër që të mendojë për Shqipërinë dhe jo për Ramën.Si nuk kanë turp kur therësin për votime të lira kur Paria demokratike nuk ka fituar asnjëherë por i ka djegur kutitë ,Pra nuk e shkatërroi Luli por Brisha me shokë sepse qëllimi nuk ishte të rregullohen Shqipëria por të mbante pushtetin me çdo kusht dhe të luftonte kundlrshtarin me çdo mjet….
Vazhdon PDja therret pas 30 vjeteve akoma “edhe ne si gjitbe Evropa” . As Enveri nuk thoshte me pas 30 vjeteve poshte fazhizmi.
Ore Mero, mos e beni ate qe nuk eshte kete Rudinen. Sa ka futur kembet ne politike, ka zbatuar porosite e SHBA, vetem se eshte e bija e Azemit, qe ti me mire se be qytetaret e thjeshte e njeh se kush ishte e cfare ka bere, sa ka djegur e sa ka vrare dhe sa ka vjedhur, vetem se ushte trim budalla dhe asgje me shume, dhe e bija aq kapacitet ka, te beje c’beri i ati, te zbatoje porosite qe merr nga USA, ne fillim i djegim
mandatet; ia shkulen veshet, nuk e dogji te vetin…pra dardha nen dardhe bije, as me shume e as me pak se geni. Uroj qe te behet e mbare.
O Flutura mos shkruaj me nicknamin tim?
E ku ka militante te ndershem PD? Lexova vetem 2 rrjeshtat dhe e lash sapo lexova per militantet e ndershem te Pd.
Vazhdojne dhe i krefin bishtin gamoreve te pd. Shkrim vari lesht. O gazetare nderroni stil dhe shkruani realitetin per partine e kriminelave. 30 vjet qe ka vetem njerez negative, me negativet e Shqiperise
Lyli eshte kukull teveqele, po thuaj Sali bagla po e mbyt PDne per llogari te veten, te Shkerdhenit dhe Shkerdhites.
Gabimi me i madh qe mund te bejme te gjithe ne te tjeret eshte qe ti japim mend Lylit.. Ai e di shume mire se cila eshte rruga e duhur por ai thjesht nuk mundet te ndjeke ate.. Ai ka marre rrugen e mutit me kohe dhe shpreson se diku do dale i lare. Cdo rruge tjeter e largon nga drejtimi i PDse. Ai do dy fitore ne te njejten kohe. Te jete ne krye te opozites dhe te krijoje nje lemsh ne systemin politik ne teresi me qellimin e vetem qe te crregulloje reformen ne drejtesi, sidomos te pengoje formimin e gjykates kushtetuese. Lyli nuk eshte budalla. Ai eshte shejtan budalla.
Berisha e konsideron PD si prone të tij private. Nëse atë parti , e trashëgojnë fëmijtë e tij, ai nuk do ta prish i atë. Në të kundëtrën ai do e marri në varr partinë me botëkuptimin e vet fshatarak dhe të prapambetur. Të tjerët janë kuklla të Parëndësishëm.
Parti Demokratike eshte prone e Sali Berishes dhe te punsuarit ne te e ndjejne qe Berishes nuk I sjell vlerat e nevojshme dhe, per te rujtur sedren e tij te semure
para falimentimit, ka vendosur ta asgjesoje duke caktuar manaxher besnikun e verber, Bashen. Me britma e mori kete prone, me britma e mbanjti dhe me brintma, nepermjet altoparlantit Basha, po e asgjesonte si prone shterp, jashte standadit prej shperdorimit. Fundi I fundit perfiton Nena e tij Parti Komuniste Enveriste e braktisur, qe ka marre emerin Socialiste. Berisha e mbaroi misionin e caktuar nga Nexhmija, nepermjet vegles se vet Ramiz.