Zinxhiri i restoranteve të stilit italian të Jamie Oliver-it, shefit të famshëm të televizionit britanik, pësoi kolaps ekonomik dhe kaloi nën administrimin e shoqërisë KPMG.
22 nga 25 restorante të tij u mbyllën, duke çuar në humbjen e 1000 vendeve pune.
Lajmërimin e dha vetë Jamie Oliver, i cili shprehu hidhërimin e tij për një mbyllje të tillë dhe falënderoi gjithë bashkëpunëtorët.
Vetëm mbyllja e 12 prej restoranteve ka shënuar 101 milionë paundë humbje.
Rënia e Oliver-it, pas një historie sipërmarrjeje me ulje-ngritje e ndjekur dhe nga fama televizive, i bashkëngjitet krizës strukturore që po kalojnë emra të ndryshëm të sektorit të restoranteve britanike dhe sektori i shitjeve me pakicë në përgjithësi.