VIDEO: Momenti kur stuhia e rërës "pushton" Australinë

21 Maj 2019, 13:05Bota TEMA

Një video e postuar në internet, shfaq momentin kur një shofer kalon mes për mes stuhisë së rërës në Australi.

Siç shihet edhe nga pamjet, stuhia ishte e fuqishme, aq sa brenda pak sekondave, dita duket sikur është natë.

Në automjet ishte instaluar një kamera, e cila ka filmuar momentin e rrallë. Shoferi detyrohet që të ndezë dritat, për shkak se nuk ka qartësi të shikimit.

Kjo ngjarja është filmuar në Mildura. Qyteti për 90 minuta u kthye në një terr të vërtetë, raporton “Daily Mail”.

Pak sekonda pasi ka mbaruar stuhia, sërish doli dielli dhe udhëtimi vazhdon normalisht. Shihni pamjet e pabesueshme të stuhisë së rërës në Australi.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje