Vritet transgjinorja 23-vjeçare, mister arsyet

20 Maj 2019, 18:39Bota TEMA

Një vajzë 23-vjeçare transgjinore është qëlluar për vdekje. Muhlaysia Booker u gjet e pajetë në një rrugë.

Ngjarja ka ndodhur Dallas të Teksasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Policia amerikane tha se është e paqartë nëse vrasja e saj ishte krim nga urrejtja apo hakmarrje.

Muhlaysia Booker u sulmua edhe gjatë muajit të kaluar nga një 29-vjeçar dhe video e incidentit u shpërnda në rrjetet sociale.

Edward Thomas u arrestua për sulmin ndaj 23-vjeçares në muajin prill.

Incidenti ndodhi për shkak se ajo ishte mbështetur në makinën e parkuar, ndërsa 29-vjeçari i drejtoi transgjinores armën në fytyrë, e më pas e dhunoi duke i thyer dorën dhe shkaktuar dëmtime të tjera.

Edward Thomas u akuzua për sulme të rënda, por mohoi akuzat për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe homofobike ndaj 23-vjeçares Booker.

Autoritetet thanë se nuk ka prova që kjo ngjarje të lidhet me vrasjen e saj.

Nga hetimet e deritanishme nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë krim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje