Komediani Volodimir Zelenski shpalli zgjedhje të parakohshme gjatë betimit si president i ri i Ukrainës.
Zgjedhjet ishin planifikuar për në tetor të 2019-tës, por në ceremoninë e zhvilluar në Kiev, Zelenski njoftoi shpërbërjen e parlamentit.
Ai tha se fundi i konfliktit me rebelët e mbështetur nga lindja do të ishte prioritet i tij.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se nuk do ta uronte 41 vjeçarin për marrjen e detyrës, por do të priste për sukseset e para në zgjidhjen e konfliktit ne juglindje të Ukrainës dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kievit dhe Moskës.
Ish ylli i televizionit, i cili aktronte në rolin e presidentit në një serial të njohur, mundi me shumicë dërrmuese paraardhësin Petro Poroshenko, muajin e kaluar. Zelenski e përqendroi fushatën e tij tek lufta kundër korrupsionit në qeveri.
Klasa politike me idiote ne EUROPE dhe nje popull pa piken e inteligjences.Pas renies se BS trashePguan nje industri ,bujqesi dhe shkence te nivelit mbi mesatar .Hapsira ,burimet e rendesishme te lendeve te para ,pozicioni gjeografik kyc midis BE dhe Rusise mund ta kishin shnderruar Ukrahinen ne nje nga shtetet me te zhvilluara dhe me te pasura .Mjafton te ruante asnjeanesine dhe te zhvillonte marredhenie ekonomike te gjithaneshme me te gjithe .Por politikane bandite vodhen pasurite e pafund dhe nderkohe e shiten shpirtin per pushtet tek kushdo qe ofronte garanci perfitimi vetiak ,duke e bere vendi shesh perplasjesh interesash .Perfundimi ,rrenimi i ekonomise ,shperberja e unitetit kombetar ,varferimi i popullsise ,humbja e Krimese dhe lufta civile ne lindje .Le te shpresojme qe ky komediant profesionist do te jete serioz dhe i mencur ne politike .