"Një luftë me SHBA do ishte fundi zyrtar i Iranit", ministri i përgjigjet Trump-it

20 Maj 2019, 15:35Bota TEMA

Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif sugjeroi të hënën që. Presidenti amerikan Donald Trump “të provojë respektin” në vend që të bëjë kërcënime.

Ai po reagonte ndaj një postimi të presidentit Trump në Twitter të dielën, ku ai thoshte: “Nëse Irani do të luftojë, ky do të ishte fundi zyrtar i Iranit. Kurrë më mos i kërcënoni Shtetet e Bashkuara!”

Zoti Zarif tha se Presidenti Trump, nën presionin e një grupi që përfshin Këshilltarin e Sigurosë Kombëtare, John Bolton dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu po shpreson të realizojë “atë që kanë dështuar ta bëjnë agresorë të tjerë”.

“Iranianët kanë qëndruar krenarë për mijëra vjet, ndërsa agresorët kanë ikur. Terrorizmi ekonomik dhe frikësimet me genocide nuk do ta zhdukin Iranin”, shkruante zoti Zarif.

Javën e kaluar, zoti Trump u duk se bëri një hap pas nga qëndrimi i ashpër ndaj Iranit, duke thënë se do të ishte i hapur ndaj bisedimeve.

I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë të enjten nëse Shtetet e Bashkuara do të hynin në luftë me Iranin, zoti Trump u përgjigj “Shpresoj që jo”.

Por nuk ka pasur ndonjë rënie të dukshme të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre rajonalë nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër.(voa)

2 komente në ““Një luftë me SHBA do ishte fundi zyrtar i Iranit”, ministri i përgjigjet Trump-it”

  1. Moni says:

    Po USA vetem te jene budallenj qe te fusin trupa toksore. Mjaftojne 6 muaj bombardime dhe i kthejne keta jevgjiterit 600 vjet pas. Pastaj i le te hane njeri-tjetrin.

  2. american16al says:

    Irani kujton se eshte koha e Obames, si jevgu qe kur gjen terren behet trim tani qe ra ne usta fillon te dredhi rrugen, nje gje eshte e vertete se nqs Iran bene ndonje shaka te guximshme do te shohi se sa do te rezistoje!!!???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje