Pas largimit të zv. kancelarit në Austri, sytë tek ministri i Brendshëm. Rusia mohon përfshirjen

20 Maj 2019, 20:16Bota TEMA

Austria vazhdon të jetë e trazuar politikisht, pas skandalit që detyroi zëvendës kancelarin e vendit Hajnc Kristian Shtrahe të jepte dorëheqjen.

Pas Shtrahe, vëmendja e kancelarit Sebastian Kurz është fokusuar tek ministri i Brendshëm, Herbert Kikël, anëtar i Partisë së Lirisë e drejtuar nga Shtrahe.

Videoja e xhiruar fshehurazi tregoi ish-zëvendës kancelarin teksa diskutonte një aferë financiare me një investitor rus dhe për Kurz, shkarkimi i ministrit Kikël është mënyra e duhur për të hedhur plotësisht dritë mbi episodin.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Kurz nuk i konfirmoi zërat se ministri i Brendshëm do të shkarkohej.

Por Partia e Lirisë ka deklaruar se, nëse ministri shkarkohet ajo do të dalë nga koalicioni qeverisës.

Ndërkohë, Rusia ka përjashtuar çdo përfshirje në aferë.

Zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin, Dimitri Peskov ka deklaruar se gjithçka që ka ndodhur është një incident që nuk ka lidhje me Kremlinin.

Sidoqoftë, skandali vjen në një moment kritik për Partinë e Lirisë, pasi pas pak ditësh, nga 23 deri më 26 maj do të mbahen zgjedhjet euro-parlamentare, që pritet të sjellin një rritje të ligjvënësve ekstremistë.

1 komente në “Pas largimit të zv. kancelarit në Austri, sytë tek ministri i Brendshëm. Rusia mohon përfshirjen”

  1. SHQIPE-FREE says:

    @@@ Hej Milet Shqipetare:Nje Ngjarje Madhore edhe per Shqiperine????????????????
    1-LIS-i i Monika Kryemadhit DO TE KERKOJ RIHAPJEN E HETIMEVE per Video-SKANDALIN Ilir Meta-Vete Monika-Bucha Kryemadhi….e ka bere te QARTE ne SHBA-se …Ilir Meta eshte Hajdut dhe i Korruptuar deri ne Gryke..Pandaj koj Parti(Bande)….kerkon sa me shpejte qe Ilir Meta te Kerkoj-Doreheqjen….ose per Ndryshe do ti “Armatose” te tere Militantet e saj..me Gure..dru dhe shkopinje…dhe do te thyejne Presidencenn…Ku eshte para tha Monika Kryemadhi..te kemi nje President me ze dhe figure te Korrupruar???Vetem ne Shqiperi ndodh kjo…Prandaj o Burrani:Gra-Vajza dhe Burra te LIS-it …Vidhni sa te Mundeni!!!He me “Falni” se Harrove..dhe thashe “Vidhni”….jo jo…me mire eshte te thuash “Merrini te gjitha”–tani qe ju dha rasti….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje