Pr. Ligji i Trajtimit Financiar shtesë për profesione të veçanta: Ja si do të përfitojnë minatorët, naftetarët dhe metalurgët

21 Maj 2019, 11:59Ekonomia TEMA
Pr. Ligji i Trajtimit Financiar shtesë për profesione të

Nga Arben Ahmetaj 

Sot në Komisionin e Ekonomisë diskutuam Pr. Ligjin për Trajtimin Financiar shtesë të profesioneve të vecanta, minatorët, naftetarët dhe metalurgët.

Ky pr.ligj synon të mbulojë me përfitim përpara mbushjes së moshës për pension dhe përfitime shtesë mbi ato që akordohen në ligjin aktual për këto tre kategori.

Së pari, mosha e daljes në pension, parashikohet:

– Për minatorët: 55 vjec, ose 10 vite para moshës ligjore të daljes në pension;
– Për naftëtarët dhe metalurgët: 60 vjec, ose 5 vite para moshës ligjore të daljes në pension.

Së dyti, parashikohet një shtesë mbi pension për minatorët 1% të pensionit të pleqërisë për cdo vit pune në nëntokë dhe për naftëtarët e metalurgët 0,6% e pensionit për cdo vit pune në këto profesione.

Bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë një shtesë mbi pension minimalisht 12.5% dhe naftetarët e metalurgët 12%.

Në terma absolutë për pensionistët aktualë, kjo shtesë llogaritet në 2900 lekë në muaj, kurse për ata të rinj, edhe 1400 më tepër, si rezultat i uljes së moshës së daljes në pension.

Së fundi, koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftetarët dhe metalurgët. Pra për cdo lek kontribut, minatorët perfitojnë 3.4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1.57 lekë.

1 komente në “Pr. Ligji i Trajtimit Financiar shtesë për profesione të veçanta: Ja si do të përfitojnë minatorët, naftetarët dhe metalurgët”

  1. Naftëtari says:

    Nuk mjaftoi kazani që bëre qullin për qentë statusin e naftëtarit,tani po n’a tregon edhe sapllakët që po harxhoni për naftëtarët.Hileqarë dhe të pa besë ….turp e për faqe të zezë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje