Stërvitja e parë e trajnerit Edi Reja, ushtrimet filmohen me dron

21 Maj 2019, 19:02Sport TEMA

Kombëtarja ka nisur përgatitjet në Durrës, në drejtimin e trajnerit Edi Reja, i cili ka nisur punën me dy lista, ku në të parën bëjnë pjesë 10 lojtarë të Kombëtares A dhe në tjetrën 12 lojtarë të ekipit Shpresa.

Fillimisht, lojtarët kanë bërë ushtrime me topin, ku stafi ka kërkuar që të veprohet sa më shpejt.

Trajneri Reja i ka vëzhguar lojtarët në distancë, ndërkohë që me grupin kanë punuar ndihmësit e tij, Ervin Bulku, Hamdi Salihi dhe Serxhio Porrini.

Ajo që ra në sy në këtë stërvitje të parë të trajnerit italian ishte filmimi i seancës me dron. Duke i parë lëvizjet e lojtarëve nga lart, trajneri do ta ketë më të qartë atë që bën secili gjatë ushtrimeve të ndryshme dhe do të krijojë një ide më të mirë për çdo lojtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje