Trajneri Edi Reja ka surprizuar me listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e ardhshme eleminatore.
Në listë ka shumë emra të rinj.
Kjo nuk është lista përfundimtare e Rejës, pasi të hënën do të dalë në një konferencë për shtyp ku do ta shpalosë atë. I rëndësishëm është fakti që trajneri italian, po vëzhgon dhe futbollistët e rinj.
Nga lista e publikuar konfirmohet rikthimi i Kastriot Dermakut, një lëvizje e mirë nga Reja, ndërsa ka shumë lojtarë nën vëzhgim.
Hoxha, Kaçe, Ndoji, Grezda dhe Trashi konfirmohen pjesë e grupit, ashtu si Migjen Basha që nuk preket nga rinovimet.
Ylber Ramadani rikthehet sërish në kombëtare, pasi me Panuccin nuk kishte status fiks.
Bruno Telushi është prurja e re e kombëtares, ndërsa FSHF njofton se po vëzhgohen nga tekniku dhe 12 lojtarë nga U-21.
Njoftimi i FSHF
Fillon ditën e sotme grumbullimi paraprak për ndeshjet zyrtare eliminatore drejt Euro 2020, ndaj Islandës në transfertë në 8 Qershor dhe Moldavisë në Elbasan Arena më datë 11 Qershor.
Stërvitja e parë për këtë grumbullim paraprak fillon në orën 17:00, në Kompleksin Tropikal, dhe në urdhërat e trajnerit Reja do të jenë 10 lojtarë.
q0 lojtarët kanë përfunduar sezonin me klubet e tyre dhe janë grumbulluar për të ruajtur gjëndjen e tyre fizike si edhe për tu vëzhguar nga afër nga stafi teknik i ekipit kombëtar. Kjo javë stërvitore që do të përmbyllet ditën e shtunë me një seancë paradite.
Ditën e hënë, më 27 Maj, trajneri Reja do të dalë në konferencë për shtyp ku do të bëj publike dhe listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të muajit qershor.
Në stërvitje me lojtarët e grumbulluar nga trajneri Reja do të jenë dhe 12 lojtarë nga U-21, të cilët ashtu si edhe lojtarët e Kombëtares A kanë përfunduar sezonin dhe janë grumbulluar nga trajneri Bushi për ndeshjen zyrtare me Turqinë dhe dy miqësoret që do të zhvillojnë në Shqipëri me Uellsin.