Në kuadër të stërvitjeve ushtarake të NATO-s “Përgjigjja e menjëhershme-19”, e cila po mbahet në Kroaci, Slloveni e Hungari që nga 10 maji e vazhdon deri më 6 qershor, raportohet për arritjen në portin e Zarës të dy anijeve desante të marinës luftarake të Kroacisë, “Krka” dhe “Cetina”, nga të cilat dje “kanë zbarkuar qindra pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës me 23 automjete”, raporton sot Telegrafi serb.
Bëhet fjalë për 63 pjestarë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe 45 pjestarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). Duke qenë se kjo është pjesëmarrja e parë e forcave të Kosovës në këtë stërvitje të NATO-s, ka reaguar ashpër kreu i delegacionit të Parlamentit serb në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Dragan Sormaz.
“Kjo nuk është aspak gjë e mirë. Dhe normalisht që ne do duhet të reagojmë ndaj kësaj. Nëse ky ushtrim do të organizohej nga NATO, ata kurrë nuk do ta thërrisnin, sepse Aleanca si një organizatë, nuk mund të njohë asnjë shtet. Ka shtete anëtare të NATO-s, që nuk e kanë njohur ende Kosovën, dhe kur NATO organizon një stërvitje, ajo nuk do ta thërriste Kosovën, por këtë herë ftesa ka ardhur nga Kroacia”, ka thënë Sormaz.
Komandanti i kontigjentit të FSK, Avni Kiçina, vendi i të cilit nuk është anëtar i NATO-s, foli për atë se çfarë do të thotë të marrësh pjesë në stërvitjen e “Përgjigjes së Menjëhershme”.
” Si një ushtri e re, është shumë e rëndësishme për ne që të marrim pjesë në këtë ushtrim me qëllim që të kontrollojmë ndërveprimin tonë me vendet partnere dhe vendet anëtare të NATO-s”, është shprehur ai.
Stërvitja është organizuar nga USEUCOM me fokus në trajnimin e forcave të Shteteve Anëtare të A-5. Stërvitja përfshin 1 600 anëtarë të forcave të armatosura të Kroacisë, Sllovenisë, Hungarisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës, SHBA, Polonisë, Francës, Britanisë së Madhe, Lituanisë, Maqedonisë Veriore, Italisë dhe Gjermanisë.
Qëllimi serioz i stërvitjes është për të trajnuar lëvizjen ushtarake, ose lëvizshmërinë e forcave shumëkombëshe.
Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria marrin pjesë si bashkorganizatorë dhe ushtarakë të stërvitjes.(TemA TV)
Kur shajnë serbët atëherë mirë është puna.
Yeap!!
Eshte nje gje e mire qe Kroacia trime ishte organizatore , dhe ndoshta kjo eshte arsyeja se pse
FSK e kosoves u ftua pa asnje medyshje.
Sikur Tirana zyrtare te ishte organizatore ndoshta FSK nuk do te ishte ftuar, meqenese keta “strateget
internacionalist” te Tirones ndoshta sdo te donin ta trazonin aspak qejfin e serbise fashiste .
Gjithashtu eshte nje gje e mire qe SHBA te sa po I dhuruan shqiperise disa mjete te blinduara perndryshe keta “super strateget ” e Tirones zyrtare
ndoshta do ti dergonin ushtaret duke ecur ne kembe,
meqenese keta “stratege ” te ” moderuar” kane me se 28 vjete qe krenohen me carmatimin total qe I kane bere ushtrise shqipetare .
Sa mire do te ishte sikur ushtria Shqipetare dhe ajo Kosovare te ishin ne gjendje te zbarkonin nga anija e tyre ( pa ndihmen Kroate ) ne brigjet e Kroacise.
Dikasteri I mbrojtjes si dhe qeverite shqipetare e kane shkaterruar qellimisht ushtrine shqipetare .
Nuk quhet FSK por UK – Ushtria e Kosoves
Suck it shkije….