50 oficerë të FRONTEX do të vendosen në kufirin e gjelbër shqiptar

20 Maj 2019, 17:10Rajoni TEMA

Rreth 50 oficerë të FRONTEX, nga nesër do të vendosen në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë, në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, ku janë edhe zonat më të nxehta të ardhjes së migrantëve drejt Shqipërisë.

E ftuar në një studio televizive, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda informoi mbi konkretizimin e kësaj marrëveshje të rëndësishme me FRONTEX, që është një nga agjencitë më të rëndësishme ligjzbatuese të BE-së.

Voda tha se Shqipëria është vendi i parë në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që ka finalizuar një marrëveshje të tillë me FRONTEX.

Oficerët e FRONTEX, sipas saj, do të jenë nga Gjermania, Republika Çeke, Kroacia, Sllovenia, Holanda dhe Rumania, ndërkohë që numri do të jetë fleksibël në varësi të situatave që do të kemi.

Zv/ministrja Voda tha se, 50 oficerët e FRONTEX do të bashkëpunojnë dhe bashkëveprojnë me oficerët tanë të policisë kufitare dhe migracionit.

Për shkak të eksperiencës, mjeteve dhe pajisjeve, sipas Vodës, ata do të jenë një vlerë e shtuar për vendin tonë. “Ndër pajisjet dhe mjetet logjistike vlejnë për t’u përmendur platforma të mëdha, që janë makina apo furgonë të pajisur me disa mjete brenda si sisteme vëzhgimi, radarë, radiomarrës, sisteme komunikimi, pajisje të kohëve të fundit, kamera termike etj.

Kjo është një ndihmë e madhe pasi mbulimi i kufirit me rrugë tokësore apo patrulla është i vëshitrë për t’u kryer”, tha Voda, duke shtuar se në tërësi janë mbi 300 oficerë të kufirit dhe emigracionit që mbulojnë kufirin e gjelbër në gjithë territorin e vendit.

FRONTEX ka në fokus të punës së saj menaxhimin e integruar të kufijve, mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve me vendet e BE-së dhe me vendet e treta jashtë saj.

E krijuar në vitet 2004-2005, mbas flukseve të mëdha migratore me të cilat u ndesh gjithë Europa kjo agjenci u fuqizua në staf duke kryer operacione jo vetëm në kufirin tokësor, por edhe në kufirin ajror dhe detar.

2 komente në “50 oficerë të FRONTEX do të vendosen në kufirin e gjelbër shqiptar”

  1. ME EMER says:

    “bravo ” qeveri shqiptare qe po puneson te huajt ..! Mjer ne ku kemi arritur ..!

  2. ME EMER says:

    kam bere nje koment qe nuk e di se pse nuk ju pelqen ..! Ai eshte mendimi i im i drejte , i pa varur , komform rregullave demokratike , eshte fjala e ime e lire qe del nga sdhpirti i im i lire , i pa varrur nga askush ..! Pra qeveria shqiptare e pa kuptureshme 30 vjecare , puneson ushtarake te huaj ne zonat doganore ..! E kush i marre do ta quante kete sukses ..?! E kur ? .. Ne shekullin e njezet e nje – te ..! Zoterrinj gazetare , mendimin tim te lire e kam shprehur dhe ne rinine time , me force , me bindje , me pjekuri e ne ate kohe qe ju e quanit “diktature ” dhe qe vertet ishte diktature e proletariatit , e njeriut te ndershem , te djerses , qe nuk bene hadutin k/minister , president , deputet etj etj , qe luftonte maskarrenje e pa cipe , imoralet , sabotatoret , diversantet , karrierristet , pucistet qe sot sistemi i “kotesise ” po i reabiliton ..! komentet e mija ju lutem dhe me emrin tim te vertete sepse nuk mban me pilafi uje ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje