Si po i ndihmon budallallëku shqiptar propagandës së ndyrë serbe?

19 Maj 2019, 11:48Rajoni TEMA

Gazeta «Blic» e Beogradit shkruan se Flora Brovina e ka takuar Bin Ladenin në Tiranë në vitin 1995. Përse të mos shpifë fletushka serbe kur edhe vetë Hashim Thaçi vitin e kaluar e akuzonte Sali Berishën se e ka strehuar Bin Ladenin? «Blic» e plotëson rrenën e Thaçit duke thënë se edhe Hashim Thaçi ka qenë në takim me Bin Ladenin. Plus Ramush Haradinaj.

Nga Enver Robelli

Aksioni i marrë i deputetes së PDK-së, Flora Brovina, me fotografinë që gjoja tregonte dhunimin e një gruaje shqiptare nga pjesëtarë të forcave serbe, është pritur me duartrokitje nga mediat serbe, të cilat e kanë shfrytëzuar rastin të intensifikojnë propagandën e ndyrë antishqiptare. «Me gëzof humanitar, me tru të terroristes» – kështu e titullon gazeta «Blic» e Beogradit një shkrim mbi Flora Brovinën. Pastaj në titullin e gjatë paralajmërohet se gjurmët e saj shkojnë deri te Bin Ladeni. Emri i Bin Ladenit shkruhet me shkronja të mëdha.

«Para 24 vitesh, më 1995, Osama Bin Ladeni, atëbotë pothuaj i panjohur për opinionin botëror, qëndroi në Shqipëri, në rezidencën e kryetarit të atëhershëm, e më vonë kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha. Në takimin sekret morën pjesë atëbotë 27-vjeçari Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, më vonë njëri u bë luftëtar, tjetri lider politik i UÇK-së. Në atë takim mori pjesë edhe mjekia Flora Brovina», shkruan, pardon gënjen gazeta serbe «Blic».

Për këtë takim kjo paçavure gazetareske nuk ofron asnjë dëshmi. Shpifjen e rrumbullakon me këtë konstatim: «Sipas informatave të paverifikuara Osama Bin Laden solli një shumë të konsiderueshme të parave për luftën e islamit radikal në territorin e Europës». Kur një gazetë serbe shkruan në bazë të «informatave të paverifikuara», atëherë është e qartë se bëhet fjalë për një grumbull shkronjash të renditura në zyrat e shërbimeve sekrete.

Propaganda serbe nuk është edhe aq befasuese, fundja shtypi serb e ka bërë viktimë të shqiptarëve Gjorgje Martinoviqin, i cili si zyrtar i Shtëpisë së Armatës në Gjilan në vitin 1985 mori një shishe të birrës, shkoi te një arë në fshatin Shillovë, hoqi pantallonat dhe filloi një eksperiment homoseksual. Eksperimenti i dështoi, shishja u thye dhe ai u përgjak. Piktori nacionalist serb Miça Popoviq e ka krahasuar Martinoviqin me Jezu Krishtin. Piktura e Popoviqit mban titullin: «Raspeće Đorđa Martinovića».

Skandaloze është se propagandën serbe ende po e ndihmojnë politikanët injorantë shqiptarë në Prishtinë dhe në Tiranë. Për shembull në gusht të vitit të kaluar kur Sali Berisha kundërshtoi idetë e Hashim Thaçit për ndryshimin e kufijve të Kosovës, presidenti i Kosovës e humbi kontrollin dhe, mes tjerash, shkroi në Facebook: «Nuk i duhen (Kosovës) këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës». A kishte dëshmi për këtë Hashim Thaçi? Nuk i ka prezantuar kurrë. Por kush pyet për dëshmi.

Akuzat e tij kundër Berishës ishin të mirëseardhura për makinerinë propagandistike serbe. Në Tiranë ka jo pak politikanë socialistë që pretendojnë se pa naftën e kontrabanduar nga Shqipëria e Sali Berishës, nuk do të kishte ndodhur as masakra e Srebrenicës. Kjo mendësi s’ka si të quhet ndryshe pos idiotizëm. Por siç nuk zgjedh Sali Berisha mjete për të terrorizuar opinionin me gjuhën e tij polarizuese e urrejtëse, ashtu edhe kundërshtarët e tij nuk ngurrojnë që ta njollosin shtetin shqiptar për interesa të ngushta politike. Në vitet ’90 ka pasur kontrabandë gjithkund në Ballkan, edhe nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, por për krimet serbe në Srebrenicë fajtorë të vetëm janë forcat serbe të Ratko Mlladiqit të përkrahur nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit.

Shpifja e fundit e gazetës «Blic» për takimin e Flora Brovinës, Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt me Bin Ladenin me gjasë do të kalojë pa asnjë reagim nga politikanët shqiptarë. Nëse nuk ka mundësi që kjo gazetë të paditet (ndonëse edhe kjo duhet të sqarohet nga juristët), së paku mund t’i dërgohet një letër proteste pronarëve të gazetave – shtëpisë mediale zvicerane Ringier (botuese e gazetës bulevardeske Blick) dhe asaj gjermane Alex Springer. Sepse me këso gazetash këto dy shtëpi mediale janë duke e helmuar opinionin publik në Ballkan.

16 komente në “Si po i ndihmon budallallëku shqiptar propagandës së ndyrë serbe?”

  1. Tanaj says:

    Servet jane bij kurvash, produkt perdhunimesh te avareve, pecengeve, sllaveve, osmaneve, bushatllinjeve etj dhe jane terroriste dhe jevgj me komplekse tr thella inferioriteti.

    Duke qene se jane bastarde, vetem plumbi ben pune me ta sic e ka vertetu historia.

    Kjo duhet te jete doktrine politike tek shqiptaret.

  2. Shkupi says:

    Dhe budallalleku vazhdon edhe me tutje edhe me interpretuesit e tjere te rastit ne fjale…Sepse ata nuk i kane dhene rendesi rastit qe kishte te bente me gabimin e ngrenies se kurtheprese nga ana z.Flora Brovina por efektit tjeter ;senzacionit qe u be pas renies ne kurth te z.Brovina…Sepse fundja vdekja e shtate vjecares se vogel per te cilen si duket nuk i ben opinionit te gjere pershtypje edhe aqe eshte krim large me makaber se perdhunimi i ndyre i nje 35 vjecare…

  3. Illyria-Shqiperia says:

    E the o Robell por kujt ia the!!! Vete thua qe jane injorante. Dhe ke te drejte.

  4. Titi says:

    Enver Robelli gazetar mercenar i deftekut greko-serb.

  5. shqip says:

    O Rob-hell ! Nuk mbulohet dielli me shoshe. Embargon e naftes qe u thye nga Sali kafsherori, e ka pohuar Nato dhe agjensite e zbulimit te BE +NATOS. Ti mund te zhyetesh ne letyren Berishiane , po nuk mund te besh te paditurin per ate çfare ka ndodhur ketu deri ne 97en . Prania e Bin Ladenit, Arkanit e te tjere terroriste, jane konfirmuar nga Shik i asaj kohe. Ka qene pikerisht faza e pare e pushtetit te Berishes, ku vendi u mbush me xhami e me para arabesh. Tirana u be vend ku mund te hyje e dilje pa patur problem nga interpoli. Pastrimi i parase ishte pjese rutine e qeverise terroriste te Tiranes, nga 92 -97. Keto qe shkruan Blic-i pas me shume se dy dekadash, i ka pasqyruar Koha Jone dhe gazeta vendase e te huaja. Po si nuk hiqni dore nga keto shtremberime te historise? Mjafton mos t’ju permendin kriminelin Sali Ram Berisha, pasi ju, nje pjese e shqipfolesve nuk e kaperdini dot realitetin. Ore ti Rob-hell, mos na bej moral me keto perversitetet e Sali kafshes. E kupton o njeri qe ky person eshte me i urryeri ne historine e Shqiperise !? Ky per nga koha dhe demi qe ka shkaktuar, ja ka kaluar Zogut bashke me Esat Pashen.

    1. albert says:

      Me i urryeri ne historine e Shqiperise eshte Enveri. Pastaj vine te tjeret!

      1. VFLP says:

        Enveri eshte HERO KOMBETAR mor halabak Albert katunari !!!

      2. Liko says:

        Megjithate ti nuk i hengre dot as mutin Enverit.

  6. Lona says:

    E IMAGJINONI KRYEMINISTER HARADUNAJ QE EDHE SHQIPEN E FLET 50 % …. KA DJEME E VAJZA TE SHKOLLUAR ATA VOTOJNE RAMUSHIN CFARE TURPI KJO ESHTE INTELEGJENCA SHQIPTARE

  7. beni says:

    Si po E ndihmon budallallëku i gazetës së Meros prishjen e gjuhës shqipe!!
    gazetaruc: Ndihmoj dikë/dicka dhe jo “i ndihmoj dikujt/dickaje
    “i vij në ndihmë dikujt” është gjë tjetër
    ….

  8. beni says:

    Si po E ndihmon budallallëku i gazetës së Meros prishjen e gjuhës shqipe!!
    gazetaruc: Ndihmoj dikë/dicka dhe jo “i ndihmoj dikujt/dickaje
    “i vij në ndihmë dikujt” është gjë tjetër
    …….

  9. beni says:

    Si po E ndihmon budallallëku i gazetës së Meros prishjen e gjuhës shqipe!!
    gazetaruc: Ndihmoj dikë/dicka dhe jo “i ndihmoj dikujt/dickaje
    “i vij në ndihmë dikujt” është gjë tjetër
    …….

  10. emigranti says:

    Po ti o Titi si arrite ne kete konkluzion.
    Vazhdo dhe ti sherbeji propogandes serbe.

    1. Titi says:

      Ne menyre tinzare ai na poston propaganden e mediave greko-serbe. Si puna robellit ke muc nanon, lubonjen etj…

  11. Nik says:

    Kam njohur nga afèr njè bastard serb sepse na lidhi puna por ai nuk e dinte se isha shqiptar sa ishim njohur nè 1999 èn nè kulmin e pèrgatitjeve tè Natos kundèr bastardève dhe pèr kuriozitet ky bastard kishte pèrgatit fletushka nè italisht kundèr Nèn Terezès se nuk ishte shqiptare si dhe Kosovarèt janè tè ardhur nè kosovè.Ky bastar,,, fletushkat i kishte pèrgatit se atè ditè ishte takimi nè njè pallat pranè piazza venezia ishin pjesmarrès ish minist jasht,, De Michelis ,ish ambasado,, Pèllumb Xhufi qè kur filloj dhe fliste nè sallè kopilat serb pèrplasnin kèmbèt duke bèr zhurmè sa u ngrita dhe i kèrcènova tè heshtin,dua tè theksoj se janè tè organizuar pèr propagand dhe ne si kombè shqiptar tè investojm mè shumè pèr imazhin shqiptar.

  12. Arling says:

    E keqja eshte se serbet jane te ndyre, por te bashkuar, ndersa shqiptaret nuk bejne ato poshtersira si serbet, por jemi te percare dhe meremi me njeri tjetrin. Rubell meru me perdhunimin e 20 mije femrave kosovare dhe jo me brockulla se cfare shkruajne serbet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje