Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiç thirrje serbëve: Dilni votoni

19 Maj 2019, 07:50Rajoni TEMA

Teksa sot pritet të zhvillohen zgjedhjet në katër komuna serbe në Kosovës, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i ka ftuar banorët serbë që të marrin pjesë masivisht në votime.

Kjo thirrje sipas tij bëhet  me qëllim që të gjithë qytetarët të tregojnë vullnetin se sa realisht e duan dhe e admirojnë shtetin e  Serbisë.

“Le të dalin në zgjedhje, të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, në katër komunat veriore të Kosovës. Le të dalin e të tregojnë se sa e duan Serbinë dhe të tregojnë se do të luftojnë për të ardhmen e atyre. Kjo është lutja ime”, ka thënë Vuçiç për televizionin serb “Pink”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje