Nga Tirana ku mori pjesë në çeljen e Qendrës së Lëvizjes Vetëvevendosje në Shqipëri, kreu i saj Albin Kurti shpalli publikisht ambicjen e kësaj lëvizje për t’u shtrirë politikisht në gjithë hapësirën shqiptare.
Ai dha konsiderata mbi situatën politike në Shqipëri, duke parashtruar edhe zgjidhjet.
“Populli shqiptar ndodhet ndërmjet dy zjarreve, ndërmjet dy pabarazive: pabarazisë së jashtme me popujt tjerë dhe pabarazisë së brendshme te vetja.
Këto dy pabarazi e ndihmojnë njëra-tjetrën. Barazi me kombet e tjetra, por edhe barazi brenda kombit tonë.
Nuk ka ardhmëri nëse shumica e shqiptarëve e kanë mbijetesën luks ndërkaq pakica e ka luksin normalitet. Siç ka thënë rilindasi ynë Sami Frashëri: ‘Jeta e një shteti dhe lumturia e një kombi sigurohet vetëm me bashkim dhe barazi.
Zhdukja e barazisë shkakton humbjen e lirisë. Privilegjet janë shokë të tiranisë’”, deklaroi Kurti.
Ai foli edhe për tezën e bashkimit kombëtar, duke sulmuar qëndrimet e elitave politike sot në Shqipëri e Kosovë, duke nënkuptuar qëndrimet e Ramës e Thaçit.
“Bashkimi ynë kombëtar dhe Bashkimi Europian as nuk e zëvendësojnë njëra-tjetrën dhe as nuk e pengojnë njëra-tjetrën.
Është gabim të përdoret bashkimi kombëtar për ta frikësuar Bashkimin Europian.
Mënyra e tillë na lë edhe pa bashkim kombëtar, edhe pa Bashkim Europian. E neve na nevojiten të dyja, pra, edhe bashkimi kombëtar, edhe Bashkimi Europian.
Shqiptarët janë fuqi rajonale. Ne duhet ta pranojmë këtë fakt, ashtu qysh po e pranojnë fqinjtë tanë.
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi kombëtar i shqiptarëve, në Ballkan, bëhen paralelisht me krijimin e aleancës ballkanike Shqipëri-Kosovë-Kroaci- Bullgari, plus Sarajeva, Podgorica dhe Shkupi zyrtar, ku shqiptarët duhet të prijnë”, shtoi kreu i Vetevendosjes.
Ndërsa drejtori i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi tha se eksporti më i madh i këtij sistemi janë vetë shqiptarët.
“Sigurisht që zgjidhjet nuk arrihen lehtë, por ato janë këtu mes nesh, dhe presin. Presin që ne t’i njohim e t’i marrim përsipër.
Presin angazhimin tonë, përkushtimin tonë, sakrificat tona, organizimin që i nxjerr ato në dritë e që i sjell ato në jetë. Ky organizim tashmë ka nisur …”.
Në këtë aktivitet folën edhe aktivistë të Lëvizjes në Tiranë që pranuan se Vetëvendosje ishte iniciatore protestave të studentëve në dhjetor.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe anëtarë kryesie, deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes nga Kosova, ndërsa nga Shqipëria mori pjesë ministri Pandeli Majko, edhe si ish- kryeministër në kohën e luftës dhe çlirimit të Kosovës.
O idiot, je faktor stabiliteti ose destabiliteti se je shperndare ne 3-4 shtete, por per fuqi rajonale dale pak, se i ke hyp preshit e po fluturo me presh ne byth, per ty e ata qe se dine termin fuqi rajonale….fuqi rajonale eshte kur je ekonomikisht, politikisht, ushtarakish e forte, dominuese dhe imponuese. Ke ndonje nga keto faktore o idiot deficent?
Vazhdo fol negativisht per populli tend. Kenaqen serbet qe shqipetaret rrahin kurrizin e tyre me kamzhik. Ca jemi ne? Ne jemi preshi. Ne jemi te vdekur. Ne jemi nje mut. Surprize, mos u cudit kur me te vertete BEHESH nje mut.
Shko e mbushu horr.
Ti ske vend ne jeten politike e sociale te Shqiperise.
Njerez si ty jane funderrina.
Akoma me ide megallomane.
Albin, e ke te humbur, pavaresisht se ti flet ne Tirane, Prishtine dhe ndonje vend tjeter e une vetem shkruaj ketu tek gazeta e Meros. Politika jote eshte me nje sy, me nje veshe dhe me gjysem koke. Dikur edhe une te kisha simpati, por kur pashe se ti edhe familjen tende s’e ke 100% kombtare, ngele te na besh moral neve, njesoj si Lulezim Basha qe e ka gruan me origjine shqiptare po dha doreheqjen duke u bere hollandeze dhe ai ngeli ne Shqiperi duke lehur, djegur e prishur. Misioni juaj ka mbaruar bashke me ju.
Cfar gje te keqe ka Tema! ka thene e thote,
Ik mor kar
fqinji te zapton brenda 24 oresh pa ndihmen e amerikes prandaj mbylle verren
Hahahaha!! C’fuqi rajonale o debil?