“Përgjatë 16 viteve të fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, që janë edhe rajoni më vulnerabël i Kontinentit të vjetër, se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Euorpian, por gjatë vitit të fundit, Brukseli ka kryer një rrokullisje të madhe, duke vënë dyshim idenë e zgjerimit”-thotë një artikull i publikuar nga prestigjiozja “Washington Post”, që mban firmën e Jasmin Mujanovic, politiolog i specializuar në politikën e Europës Juglindore.
Shkrimi mban titullin: “Si Bashkimi Europian po tradhton Ballkanin Perëndimor”. Më tej shkrimi vijon duke nënvizuar faktin se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, çështja e zgjerimit është zhdukur fare nga axhenda e politikbërëseve në kontinentin e vjetër. Washington Post vijon duke theksuar se si për Francën, ashtu edhe për Gjermaninë, kampionen kryesore të zgjerimit, tashmë, ky i fundit është kthyer në një toksinë politike. “Kjo kthesë e fortë nuk mund të vinte në një moment më të keq se ky.
Vetëm në Janar Shkupi dhe Athina finalizuan përplasjen e tyre 30-vjeçare, duke i bërë maqedonasit të besonin se po të ndryshonin emrin e shtetit të tyre, do të integroheshin më kollaj në BE”-thuhet më tej. “Thënë më thjeshtë, Bashkimi Europian gënjeu”-nënvizon shkrimi. “Nëse bashkimi europian rrëshqet nga komuniteti euro-atlantik, liderët europianë do të fajësojnë vetëm veten e tyre. “Të shkëputur nga perspektiva e anëtarësimit, politika e Ballkanit shumë shpejt do të bëhet e dëshpëruar dhe e rrezikshme, sidomos për vetë Bashkimin Europian, thuhet më tej. “Bashkimi Europian mund ta kthejë sërish kursin. Duhet patjetër të nisë formalisht negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, si dhe të paktën t`i japin Bosnjës statusin kandidat. Kjo gjë, për momentin do të stabilizonte anijen”-mbyllet shkrimi i Washington Post./scan/
amerikoneve u digjet shume bitha per sunitet……………gezuar ramazonin!
Gexu Ramaxonin, o bijte e pellazgeve shqypfoles besnike te Erdoganit.
Gexu o arap i Anastasit……
Shembulli me I mire ishte kur u ra goja evropjaneve qe do ju hiqnin vizat kosovareve po te benin demakracjonin me Malin e Zi dhe Kosova humbi toke per hir te heqjes se vizave. Dhe tani perdorin te njejtin shantazh per pezullimin e taskes te mallrave serbe..
Europa vetem sa e ka coptuar Shqiperine historikisht. Asnje respekt nuk ka patur nga mbreterite e Europes edhe kur shqiptaret vriteshin per mbrojtjen e shteteve te tyre. Aleati yne strategjik mbetet USA dhe ai ekonomik le te behet Kina. Cte keqe ka? Shko ne amerike te besh pazar dhe eshte veshtire te gjesh nje mall qe nuk thote Made in China. Po ashtu dhe ne europe. Hapni dyert Kines. Te pakten ata nuk kane pretendime territoriale dhe jane shtyse ne ekonomi.
BE-ja tashme eshte gelltitur nga spinazhi rus. Plus qe eshte nder armiqte kryesore te shqiptareve. Shqiperia jo pa qellim po shuhet perdite e me shume. Popullsia e saj po zhduket. Kjo fale politikave te nderrmara nga BE qe qytetarin shqiptare po e bejne akoma me te varfer.
Shqiperia nuk duhet te beje asnje marreveshje me BE-ne.
Te isha Rama do i beja non-grata bizneset e BE-se dhe ato turke, do legalizoja marihuanen etj