Nga Spartak Ngjela
Shqipëria sot ka rënë në një konflikt verbal të një niveli i cili është shumë vulgar si cilësi, dhe shumë i vjetër si politikë. Kjo që po ndodh në Shqipëri është mesjetare, prandaj i ka dhënë politikës një karakter agresiv që është në fakt një natyrë realisht krejt mesjetare. Liderët e opozitës joparlamentare nuk artikulojnë dot politikisht asnjë ide, dhe kuptohet se janë të trembur nga Reforma në Drejtësi, e cila drejtohet nga amerikanët. Por këtu fillon realisht konflikti. Korrupsioni i lartë shqiptar kërkon destabilizim, por edhe Moska në konflikt me Amerikën në Ballkanin Perëndimor kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Në Shqipëri sot po bashkohet terorrizmi alla stalinian rus me ligësinë mesjetare orientale alla hoxhiste në Tiranë. I gjithë verbi Berisha -Basha është brenda shkollës orientale Hoxha.
Prova e padiskutueshme e kësaj është përdorimi në gjuhën politike tërësinë e fjalorit patologjik të absolutuizmit mesjetar, njëlloj si Enver Hoxha.
Në fakt, në Shqipëri, sistemi komunist në 45 vjet s’ka qenë gjë tjetër veçse një absolutizëm mesjetar i një individi që krijoi dhe arriti në caqet e një terrorizmi shtetëror. Por kjo, siç duket, ka dhënë refleksin e vet historik në klasën aktuale politike, të trembur nga Reforma në Drejtësi.
Në këtë rast duhet theksuar se edhe gjuha agresive e Enver Hoxhës dhe taborit të tij, refleks i frikës së tij ka qenë, një frikë kjo që atij i vinte nga mundësia e ndëshkimit për krimet që kishte kryer kundrejt shoqërisë shqiptare.
Si do të zgjidhet në Shqipëri ky konflikti aktual verbal?
Duhet të analizojmë që në fillim pyetjen: A ka ndërkohë një krizë të re në Shqipëri?
Jo, nuk ka krizë të re. Shqipëria është në krizë zhvillimi që nga viti 1993. Kjo krizë është drejtuar nga lidërshipë të cilët, jo vetëm kanë qenë të paaftë për të kuptuar zhvillimin e një kombi dhe shteti, por shumica e tyre kanë luajtur kundër interesit kombëtar.
Çdo përmbysje dihet se si rregull sjell shrregullim mendor të qeverisjejeve pasardhëse. Shqipërisë, në vitin 1991, iu desh që të hynte në demokracinë liberale, me qeveri të një konservatorizmi politik mesjetar, si pasojë e përmbysjes së komunizmit në një krah dhe padurimit të shoqërisë për të goditur diktaturën komuniste, në krahun tjetër.
Çfarë është konservatorizmi politik mesjetar?
Me konservatorizëm politik mesjetar duhet kuptuar gjithmonë karakteri absolut i qeverisjes, nga kryeministra apo nga presidentë që nuk pranojnë ligjin demokratik të sistemit, sepse ky nuk i lejon që të qeverisin në absolutizëm. Këta tipa kanë frikë nga përgjegjësia në qeverisje, dhe prandaj duke pasur një ndërtim psikik konservativ mesjetar për politikën, i drejtohen arbitrarizmit mesjetar. Dihet se arbitrarizmi mesjetar vjen me bazë konservatore mesjetare e cila ka qenë e ndërtuar nga mospranimi i lirisë së individit.
Këtu në fakt fillon edhe kritika e krizës së qeverisjes shqiptare në mbi 25 vjet. Kjo krizë, e thënë më qartë, është dhunimi i sistemit politik kushtetues që duhet të garantojë liritë e individit, dhe ky dhunim është ushtruar nëpërmjet absolutizmit mesjetar të njëshit partiak. Këtë njësh partiak të qeverisjes, e kanë dhënë dy parti populiste, PS dhe PD, që prodhuan vetëm liderë absolutistë, pa ide, të sëmurë nga sindromi i pushtetit absolut dhe shpesh e më shpesh edhe shumë të korruptuar.
Duhet të theksojmë se vetë absolutizmi është korrupsion që errëson sistemin politik, mbasi këtë sistem e kthen të gjithin në funksion të arbitrarizmit.
Pushtetet personalë janë gjithmonë arbitrarë prandaj çdo shoqëri që vuan nga arbitrarizmi joligjor duhet ta dijë se që të kthehet te ligji dhe në sistemin demokratik për liritë e individit, duhet të mos pranojë absolutizmin e pushtetit të një individi. Pikërisht në këtë pikë duhet të fillojë dhe vetë Reforma në Shqipëri.
Tani në Shqipëri ka filluar Reforma në Drejtësi të cilën e ka drejtuar politika amerikane. Kjo reformë është një studim i thellë dhe realist i cili strukturon, konstitucionalisht në fillim, dhe ligjërisht më pas, të gjithë ecurinë proceduriale të eliminimit të korrupsionit në rrethet e larta të qeverisjes shqiptare në dhjetë vjetët e fundit.
Struktura juridike e kësaj Reforme është gati në perfeksion, sepse këtu janë mbyllur të gjitha mundësitë e devijimit shpëtues për korrupsionin e lartë.
Është parashikuar në kushtetutën e re ngritja e dy instituteve antikorrupsion: Gjykata e Posaçme dhe Prokuroria e Posaçme.
Korrupsioni qeveritar i të dy krahëve ka dy vjet që lufton kundër ngritjes së tyre, por lodhen kot. Ato do të ngrihen, sepse në të kundërt dështon politika amerikane në Shqipëri, gjë që është e pamundur të ndodhë.
Është ndërtuar dhe ka filluar emërimi i personeleve të hetimit, është në fund mbushja e Prokurorisë së Posaçme dhe ka filluar edhe strukturimi i emërimit të Gjykatës së Posaçme. Gjithçka do të përqëndrohet te Prokuroria e Posaçme dhe të Gjykata e Posaçme, dy institucionet që do të merren me proceset penale të ngritura kundër nivelit të lartë qeveritar dhe krimit të organizuar.
Pikërisht këtu nis në fakt procesi i shpërbërjes së absolutizmit korruptiv, sepse kjo reformë merr përsipër që të godasë përfundimisht liderët politikë të Partisë Socialiste dhe të Partisë Demokratike, duke shkatërruar përfundimisht absolutizmin mesjetar shqiptar dhe duke vendosur forcën e ligjit.
E gjithë Reforma është e strukturuar saktësisht në Kushtetutën e Shqipërisë, e miratuar në vitin 2016. Në këta tre vjet në fakt Kushtetuta është bllokuar në Parlament nga Partia Demokratike, por gjithsesi ajo ka ecur duke u mbështetur edhe te forca që ka ushtruar politika amerikane ndaj lidershipit të Partisë Demokratike.
Ndërkohë korpusi ligjor i Reformës ka përfunduar. Ajo është drejt fillimit të funksionimit goditës të liderëve të korruptuar. Çdo përpjekje e tyre kundër reformës me mjete populiste është e kotë.
Po ndihma ruse kundrejt korrupsionit rezistent? Asgjë. Është një ‘pesë me hiç’. Gjendja në Shqipëri kontrollohet qartësisht nga ekspertiza amerikane. Por shprehja më e goditur e politikës amerikane për këtë rast është ajo që tha zyrtari i lartë amerikan, Palmer, në Tiranë që “targeti rus ndaj Shqipërisë është shumë i vështirë”…
Analize Korrekte.Zoti te degjofte dhe Haka te jete reale ndaj Banditeve te dy kraheve.
Dy krah?! My flet vetem per nje krah ketu!
Ky eshte problemi juaj fshataresk e diletant. Thuhet qe do behet prokurori e gjykate speciale dhe ju nuk mendoni se punen duhet ta bejne ato si profesionise, po filloni prap me “UN shoh dy krahe, UN TJETRI shoh nje, UN I TRETI shoh tre”….
Mjere ne….
Prape ky idioti i numrave romake?!
Ne kohe krize, Ngjela heq masken e te paanshmit dhe mbron ate qe e paguan ,Ramen.
Une qe shkruaj ,I shoh te gjithe si hajdute: Rama,Meta, Mona, Sala ,
Por ky gjel eshte i punesuar.
Dihet zgjidhja qe ofron avokati. Amerika te largoje nga politija Ranen, Bashen e Meten dhe ne vend te tyre te vendose Av. Ngjelen ta drejtoje Shqiperine. Boll i re gozhdes me ni vend se e kane marre vesh jo vetem nallbanet po dhe kuajt çfare kerkon ti.
Avokat bravo i ke rene kokes duke vendosur piken mbi i. Te shikoni ju qe po te jape urdher ndonjejeri kunder amerikaneve qe reforma ne dretesi te nderpritet te shikoni se banditet e saliut e lulit e monikes dhe ilirit do te bien suk dhe nuk do kerkojne me asgje. Ne zgjedhje do te shkojne herate herste.Ketyre ishalla i pafte zoti femijet keq e me keq .AMIN
RRENJET PROFESOR !?
Rrenjet i kane tek koka …
LUFTA PER KOKEN !
– Lufta me mizore… Lufta per ekzistence !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Opozita shqiptare eshte hedhur ne nje sulm te terbuar jo vetem kunder qeverisjes se Rilindjes se palindur akoma, por se pari kunder Shqiperise dhe se ardhmes se saj euro- amerikane.
Pervec luftes me zjarr e me hekur kunder selise se qeverise shqiptare dhe shantazhit edhe me djegie mandatesh deputetesh kamikaze te SaLike Floririt me shprese per nje Mukje tjeter ala maj 2017, ajo i ka shpallur lufte edhe Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, pra “imperializmit amerikan e Evropianoperendimor”, qe diten qe ata ia hoqen vizen kreut te kesaj kucedre megakorrupsioni e megakusarie 25 miliarde euroshe, antishqiptare e antiperendimore, Sali Berishes dhe familjes se tij vampire.
Te vetedijshem per krimet e tyre pa fund te renda deri ne krime kunder njerezimit si mbytja ne tortura dhe zhdukja e kufomes se Remzi Hoxhes, kontrabanda dhe shkelja flagrante e embargos nderkombetare te naftes per makinen e luftes dhe genocidit te Milloshevicit ne Bosnje, Knin, Kosove me qindra mijera viktima ne Shebrenice, Prekaz, Recak…, grushti fashist i Shtetit Sali Milloshevic i 14 shtatorit 1998, masakra barbare e Gerdecit, 21 janari 2011 me kater protestues krejt paqesore te vrare, qindra te plagosur e 4000 plumba te shkrepur kunder turmes …, te denja per Gjykaten e Hages jane te fresketa e te paharrueshme per nje popull te tere deri sa te marre fund pandeshkueshmeria dhe jepet drejtesia per regjizoret dhe autoret e tyre.
Ata e dogjen e poqen, e plackiten e rrenuan, e zhbene si shtet Shqiperine 15 here ne 15 vite te sundimi SaLikekracie!
Jo vetem e kthyen ate ne nje ciflig te tyre e familjeve te veta e oligarkeve te vet, por edhe lane mbrapa minat e tyre me sahat ne cdo qelize te shtetit e shoqerise shqiptare duke kercenuar popullin e vet me skenarin e katrahures ekonomike e financiare greke, per cka ka fakte e deshmi pa fund.
Pasi deshtoi skenari kobezi i 16 shkurtit i kesaj opozite te vetdjegur e te shpartalluar keqazi me votat e popullit ne tri pale zgjedhje nacionale e lokale, tani ben shantazh me djegjen e mandateve te deputeteve te SaLike Floririt ne Kuvendin e Shqiperise per te djegur edhe anetaresimin e saj ne familjen natyrore te vet, Bashkimin Evropian.
Pse !?
Sepse ky hap historik e i stervonuar nga kjo opozite me emrin e vertete SaLikekraci kerkon domosdo jetesimin e plote te Reformes ne Drejtesi, Vetingut, SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit.
Cfare do te thote ky jetesim!?
Do te thote jetesim per here te pare ne historine shqiptare te shtetit ligjor, shtetit te se drejtes pa te cilin nuk mund te kete kurre shtet demokratik te popullit, me popullin e per popullin.
Sapo deshtoi skenari ogurzi i kesaj Bande per gjakederdhje e vellavrasje me 16 shkurt, kryebanditi Berisha dhe qehajai i tij ne krye te cifligut te Sales PD , shpalli urdherin e Sali Babes per djegjen e mandateve te deputeteve te opozites ne Kuvendin e Shqiperise. Menjehere Mona Cizmja iu bashkua Berishes ne kete vetdjegie politike.
E kujt i plasi se po djegin mandatet kamikazet e Berishes dhe Metes, kur dihet se mandatet e shume prej tyre do tua djegin prangat ne duar nga SPAK-u dhe Byroja Kombetare e Hetimit per krimet, vjedhjen, korrupsionin e tyre masiv ne kurriz e dem te popullit shqiptar.
Eshte kjo aresyeja kryesore pse kapobandat vendimarrese te kesaj kupole mafioze jane lemerisur e cakerdisur aq keq e terbuar deri ne egersi !
Eshte ky shkaku kryesor pse e gjithe Banda e Gangstereve dhe dora e zeze e ketyre mercenareve te Beogradit, Athines dhe Putinit eshte hedhur ne sulm e ne nje lufte te eger per jete a vdekje per te minuar e zhbere krijimin dhe jetesimin e SPAK-ut dhe BKH-se .
Eshte nje lufte mizore, lufta me e eger nder te gjitha luftrat per te shpetuar me cdo kusht e me cdo cmim sundimin e tyre despotik, kriminal e te sterkorruptuar ne cdo por e qelize te tij.
Eshte lufta per ekzistence, per mbijetese.
Eshte nje lufte per jete a vdekje e ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve
Eshte lufta per koken !
Ndaj vellezer e motra shqiptare braktiseni ate anije piratesh qe po mbytet cdo dite e me shume nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH-ja, shkurt nga Ligji e Shteti i se Drejtes!
Ndaj vellezer e motra shqiptare mos u beni mish per topat e tyre te ndryshkur nga padrejtesia, krimi, vrasjet e kusaria e perbindshme e djerses e gjakut tuaj !
Vigjilence! Syceltesi !
Lerini te digjen ne sketerren e krimeve dhe zezonave te tyre te perbindeshme ndaj jush dhe Shqiperise sone te bukur !… Boll me !
Hengshin kokat e njeri-tjetrit dhe te vetvetes!
Nje pyetje per Ngjalen:Mire tani qe po e simulon Rusia per zjarrvenie ndaj Ballkanit perendimor ,po 20 vite kush e vuri,kush e strehoi ne 97 ne vrimen e miut,kush e quajti “burre shteti” vrastarin ,kush e beri Gerdecin e ku shkuan armatimet ,apo ne Rusi!Mos me thuaj qe edhe Enverin e mbajti ajo qe i ka dhene imunitet deri ne vdekje poliagjentit te pergatitur ne skutat me te erreta te spihunazhit!Ndaj shko e jipi leksione atyre qe jane ne spitalin psikiatrik se treterkush nuk ti ha keto dengla o Taku Taku …….llaku!Ti ke nje te drejte se i thua te gjitha e per te gjithe e ndonje gje te del!Nuk na thua te kane thene gje ata pertej Atlantikut se kur do bjere shi????????????????
Për mendimin tim avokat Nxhelës i është ndryshk truri ,i ka ngelë ora te hakmarrja ndajë figurës madhështore te Enver Hoxhës.Ai gjithë jetën e tijë e shkriu për atëdheun e kombi ,deri sa mbylli sytë .Shqipërinë e ktheu një vend i egër e ngriti në pejdestal në një vend shumë të industrializuar e të edukuar..
Kurse klasa e re politike së bashku edhe me ty avokat i leshit, e vodhët ,e vratë e tradhëtuat e shitët atdheun copa toke e deti graqisë e serbisë , i vutë zjarrin shqipërisë themel e qati . Jeni një grup plehrash ,që erdhët në politikë vetëm për të vjedhur shqipërinë ,kurse Enver Hoxha e çliroi shqipërinë dhe u shkri si qiri për interesa të shqipërisë.
Të lidhësh bëmat e kësajë klasë të re politike hajdute ,tradhëtare e mjeranë ,me legjendën Enver Hoxhës është si dita me natën ,këtu shpaloset injoranca më shtazarake që përçon një mendje të errët sim puna jote .Koha e Enver Hoxhës ishte për ideale të larta e fisnikri ,kurse e juaja i kushtohet antivlerave ,vetë era e bythës ju bie . TURP TË KESHË .
Me duket se per ameeikanet ka te drejte
Bla bla bla ! Edhe lolua i fshatit e kupton qe kta kane frike nga reforma ti ha mut me teorite qe formulon vet . Edhe me ate qe te genjen mendja a mos kujtohen amerikanet per ty!! Ik pi ilacet se qenke rend
labit dhe dardanit ,nje keshille miqesisht ,mos lexoni shkrime te ketij niveli se do pesoni ndonje emoragji celebrare mor te mjere ,se trurin e keni sa nje berthame ulliri dhe e mbi ngarkoni duke vene ne rezik jeten tuaj te pa vlere
Nuk mund te rri kurre ky idioti pa sharre Enverin e Madh sepse akoma i dhemb suma ngaqe ja futi thelle,shume thelle..
ngjela ke dal hapur qe te paguan rama analiza duhet bere per gjendjen reale ku per faj te rames populli do te paguaj 140 milion euro plus dhetra milion te vjedhura nga tenderat eshete cmenduri si e pranoni kete kminister
Po i dalin llafet avokatit! Dara po shterngohet dalengadale , fillimisht u duk si loje, psh kur iliri ishte kryetar parlamenti thoshte po ç ti them jozefines
athua se ajo nuk e donte reformen e jo ai. Mirpo Doni LU me Romanen, tak nje te luajtur syrin Ilirit e ai vap ja mbushi mendjen Jozit t’ju mbushe mendjen nje pjese te opozites e ta miratojne reformen qe fut ne burg psh te korruptuarit.
Amerikanet zoti Ngjela kane qene aleatet tuaj ne shkaterimin e vendit , amerikanet kane qene krah jush ne kete 30 vjecar te sketerrosur , ku populli u be “syrgjyn” per te siguruar nje cope buke . Nuk e kuptoj si aleatet tuaj 30 vjecare qe ne i kishit ne c`do miting me perfaqesuesit e tyre ambasadore “ideatore ” do bejne rreforme ne drejtesi ?! Tu haje morti te gjitheve dhe harram dijet , nese i keni ne koke , kur nuk jeni ne gjendje te ndertoni shtetin . Turp ..!
Bath… bath, po nje kokerr… dhe qesja mbetet perhere e zbrazet…
Avokaaaaat……je bere bajaaaaat!!!
Kriza i ka rrenjet te qenurit Shqiptar. Historia shekullore me tradhticka, e me hajdutlleqe, korrupsione, e diktatur e tregon dhe te meson.
Problemet tona nuk jane politike por identiteti.
Te gjithe partite qe ishin, jane dhe do te jene ne Shqiperi kane vetem nje detyre e mision. Ngopjen e Shqiptareve me … ashtu …
Shqiperia pret me padurim tja beje detyrat Amerika. LMFAO!