Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar polemika në distancë mes Presidentit Meta dhe Ambasadorit të BE në Tiranë zotit Soreca, lidhur me Reformën në Drejtësi. Presidenti Meta thotë se ajo ka dështuar, ndërsa ambasadori i BE thotë se ajo po ecën me sukses.
Për këtë shkak Jari vendosi të ndërhyjë në debat, duke dhënë mendimin e vet.
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Qeveria po përpiqet të shfrytëzojë polemikat e Presidentit Meta me Bashkimin Europian, lidhur me Reformën në Drjetësi për të krijuar idenë që Presidenti është kundër Europës, kurse Doktori është kundër Amerikës, dhe shan planin amerikan për Kosovën duke ja veshur autorësinë Thaçit dhe Batonit.
Këto janë gjëra delikate që duhen sqaruar. Nëse e keni vënë re, sa herë që ambasada e SHBA poston diçka në twitter unë bëj ndonjë koment të tipit, “Suksese” apo “Urime”, për t’u treguar që ne i mbështesim ata.
Por Presidenti Meta dhe Doktori, e kanë konkret shqetësimin. Si Bashkimi Europian ashtu dhe SHBA duhet t’i thërrasë një here për kafe të dy këta, t’u tregojnë çfarë kanë bërë deri më sot, si do jetë e ardhmja dhe që këto gjëra do ti bëjnë bashkë. Kjo do ti qetësonte të dy këta burra të mëdhenj shteti dhe nuk do ishte nevoja të bëheshin këto polemikat në distancë që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, por më shumë dëmtojnë imazhin e BE dhe SHBA në Shqipëri.
Prandaj që t’i bie shkurt, thelbi i debatit të Presidentit dhe Doktorit është që dikush duhet t’i thërrasë e të flasin si do veprohet në të ardhmen, se kështu duke mos i përfillur, duke mos u konsultuar, duke mos vendosur bashkarisht si do bëhet drejtësia në të ardhmen, duket sikur ua kanë me hile. Kjo natyrisht i acaron me të drejtë, jo vetëm ata por gjithë ne mbështetësit e tyre.
Ndaj mendoj se, i gjithë ky debat është një lloj keqkuptimi, që BE dhe SHBA kanë me zakonet shqiptare. Ata duhet t’i pyesin të zotët e shtëpisë për hallet që kanë, dhe çfarë do bëhet me ta në të ardhmen. Nëse ata sqarohen mire dhe sigurohen, dhe ata besoj do thonë që reforma është sukses. Por nëse lihen në errësirë dhe nuk përfillen natyrisht që do ta quajnë dështim. Ndaj mendoj se e gjitha është një keqkuptim pasi BE dhe SHBA, nuk kanë dhënë akoma një pazar që pastaj të gjykojmë a do prishemi me ta, apo jo.
I juaji Jari!”
Duhet hequr neni tek reforma zgjedhore qe partite ne koalicion mund te marrin deputet duhet vete si parti po qene te zot pra kane perkrahje nga elektrorati vete te mund te fitojne deputet.