Letra e dytë publike e Ramës, reagon Basha

23 Maj 2019, 14:55Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas letrës së dytë publike të kryeministrit Edi Rama i cili bënte thirrje kryedemokratit për dialog pa kushte.

Në një shënin në facebook Basha shprehet se “qëndrimi im i prerë dhe i palëkundur është se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga Kryeministër, sepse ai është shkatërrues i zgjedhjeve të lira dhe dhunues i vullnetit të popullit.”

Reagimi i plotë i Bashës:

Të dashur bashkëqytetarë,

Dje, Gjykata e Lartë mbeti vetëm me dy anëtarë dhe praktikisht është asgjësuar, pasi ajo nuk mund të gjykojë më asgjë. Mbi 40 mijë çështje presin të shqyrtohen nga kjo Gjykatë, një pjesë e madhe çështje të të drejtave njerëzore dhe të të drejtës së pronës, shumë prej tyre kundër dhunimeve të qeverisë. Për të gjithë ju që prisni drejtësi ajo do të vonojë të paktën 4-5 vjet dhe më shumë.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë anëtar prej 2 vitesh, duke lënë pa asnjë kufizim pushtetin e kryeministrit i cili tani qeveris me fermane personale. Pa Gjykatë Kushtetuese, Kryeministri u është lëshuar për të grabitur me “ligje” speciale pronat tuaja private dhe pronat tona publike nga qendra e Tiranës në të gjithë bregdetin.

Dje, pasi shpalli hapur se shqiptarët janë më mirë pa gjykata, Edi Rama më dërgoi mua një letër për të më ftuar në “dialog”, pra, që unë dhe ai të ulemi për të biseduar, sepse, sipas tij, kështu e kërkon demokracia.

Në të vërtetë demokracia e kërkon që pushteti të burojë nga populli dhe të dialogojë me popullin, demokracia kërkon që mosmarrëveshjet që nuk i zgjidh dot politika t’i zgjidhë populli, me votë.

Por për Edi Ramën arti i qeverisjes demokratike është i huaj, ai është artist në artin e mashtrimit. E gjithë qeverisja e tij ka qenë grabitje dhe mashtrim i popullit, i pasurive publike dhe dhunim i çdo vlere demokratike e perëndimore.

Sikur Edi Rama të kishte qoftë edhe një fije respekt dhe vëmendje për popullin, sikur tek ai të kishte vetëm një fije vetëdije demokratike, ai do ta kishte dhënë dorëheqjen të paktën 20 herë këto gjashtë vitet e fundit.

Ai duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kriminelët i kishte bërë deputetë; kur Elvis Roshi doli trafikant e përdhunues; kur Shqipëria u bë hambari i drogës në Europë; kur ylli i qeverisë së tij Saimir Tahiri doli që ishte trafikant droge; kur kompania e Qazim Sejdinit u kap me drogë; kur Fatmir Xhafaj u zbulua që mbronte vëllain trafikant; kur u zbulua se Olsi Rama ishte i lidhur me grupin e Xibrakës; kur plasën njëra pas tjetrës skandalet e koncesioneve qindra milionashe; kur u zbuluan 30 milion eurot që ai donte t’i vidhte dhe pastronte në Amerikë me një kompani fallco.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se ai i vodhi zgjedhjet e 25 qershorit me Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin dhe kriminelët më famëkeq të vendit.

Edi Rama duhet ta kishte dhënë dorëheqjen kur njerëz të varfër u rrahën dhe vdiqën në qelitë ku mbaheshin për fatura dritash apo shtesë banese pa leje; kur qytetarëve të Shkozës, Bulevardit të Ri, të Himarës e kudo në Shqipëri u prishi shtëpitë pa shpërblim dhe pa proces ligjor; kur helmoi me gaz qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen sa herë që Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatava nga BE; kur shqiptarët filluan të emigronin në masë pa asnjë shpresë; kur investitorët perëndimorë filluan të largohen njëri pas tjetrit nga Shqipëria për t’u zëvendësuar me oligarkë vendas apo me kriminelë rusë apo lindorë; kur qeveritë europiane u alarmuan sepse Shqipëria u shndrrua në bazë të sigurtë të krimit të organizuar.

Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Shqipërisë sikur Shqipëria të ishte pronë e tij private. Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen kur u zbulua se kishte negociuar kufijtë e Kosovës sikur Kosova të ishte prona e tij private.

Edi Rama nuk e dha asnjëherë dorëheqjen, por e mbajti pushtetin me çdo mjet, me kriminelë, me para, me oligarkë, me media, dhe po e shkreton vendin çdo ditë. I konsumuar tërësisht nga pushteti, i degraduar nga krimi dhe korrupsioni, i shteruar nga çdo ide e dëshirë për të qeverisur, ai sot po mban peng të ardhmen europiane të shqiptarëve.

Të dashur bashkëqytetarë,

Vendi ynë ka shumë plagë të thella, të cilat duan ide, vullnet dhe punë të shërohen. Sot, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të vërtetë politik, ekonomik e shoqëror. Ne duhet të çlirojmë politikën nga paratë e pista dhe autokracia, të çlirojmë ekonominë nga oligarkët, nga monopolet e dhuna shtetërore, të krijojmë mundësi që çdo shqiptar të ketë shanset të gëzojë punën dhe talentin e tij; të krijojmë një shoqëri të drejtë për të gjithë.

Kjo është një sfidë e madhe që na takon të gjithëve, para së gjithash ne politikanëve.

Për këto sfida ne kemi filluar një dialog kombëtar gjithëpërfshirës. Ky është i vetmi dialog që ndryshon Shqipërinë dhe i vetmi dialog ku unë do të jem pjesë.

Qëndrimi im i prerë dhe i palëkundur është se Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga Kryeministër, sepse ai është shkatërrues i zgjedhjeve të lira dhe dhunues i vullnetit të popullit.

Ndryshimi i madh që duam të gjithë, standardet europiane në Shqipërinë tonë mund të arrihen vetëm nga një pushtet që buron nga vota e lirë e qytetarëve dhe ushtrohet në emër të tyre.

Prandaj, ju ftoj që të bashkohemi të gjithë në protestat tona për largimin e tij, dhe në dialogun kombëtar për ndryshimin e vërtetë që duhet të sjellim për garantuar të ardhmen Europiane të Shqipërisë.

Sinqerisht

Lulzim Basha

(TemA)

20 komente në “Letra e dytë publike e Ramës, reagon Basha”

  1. t says:

    QA THU MOR JAUUUUU

  2. Alumi says:

    Po si ke guxim te kerkosh mirkuptimin e shqiptarve ore kriminel per largimin e gjykatsave te korroptuar? Ti burgun e ke pak ore kriminel vrases. Agjent ruso-grek. Basha ler popullin e qete se nuk te kane me borgj. Gjykata nuk kemi pase prej 3 dekadave dhe nese eshte bere diqka e mire gjate ketyre viteve te kaosit eshte largimi i ketyre monstrave nga drejtesija.

  3. saluku says:

    Plehre e ndyre ! Ti qe s le vote pa blere e presion pa bere ne Elbasan kur kerkoje mandatin e dyte.
    Mallkuar ne fatin tend, qe do jete i zi fale ndihmes se BE dhe SHBA-se, qe e lexojne sinqeritetin tend.

  4. ida says:

    Do siguroni ju zgjedhje te lira! Ju qe nuk beni dot zgjedhje te lira brenda partise tuaj! Ju qe vodhet zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane!

  5. Lul Bytha says:

    LUL BYTHA

  6. epo kjo pune says:

    na mbyten trapat, te beri leter ty, ti i ben leter popullit, trego minimumin e civilizimit dhe pergjigju, thuaj plac porpergjigju o mjet lundrues… dhe Rama me keto ftesat na hapi barkun, hallin e kujt ke, te Frances kurve qe do Serbine ne rajon, ajo sebep e ka Lulzimen dhe ata qe djegin goma ne rruge, po digjet Parisi po behet flake, ik e dil nga Parisi ku pikturoje dikur dhe bej lobime ate bej dhe mos harxho fryme me Lulzimen ndryshe ku e ke hallin, te gjithe politikanet jane ne nje varke dhe po vjen dallga e madhe e reformes ne drejtesi…

  7. Ari says:

    Right, Mr Basha!
    Por, nese Rama largohet – meqe ky eshte kushti juaj, me tej, ju do te vendosni se cilin drejtues/Kryeminister do te duhet te zgjedhe PS si interlokutor tuajin?
    E dyta, nese neser ju beheni Kryeminister, atehere askush nuk e ndalon opoziten e se nesermes te bej te njejten gje qe po beni ju tani.!!
    Se ku eshte Demokracia ketu, vetem Mr Luli mund te na e thote!!!!

  8. Miri says:

    E verteta ulul eshte se asnjeher ju pd skeni patur si qellim SHQIPERIN te kete zhvillim kulture dhe demokraci

  9. Lala says:

    Po mir referendum te iki edi dhe ta shikosh 80%e popullit do thote jo,,,pyetja ke doni te iki Rama apo basha dhe ta shikosh o lul se na merzite

  10. emigranti says:

    basha ka hallin sepse ka vjellur shume

  11. Lexuesi i TemmA says:

    Kush ia pergatit keto hartime parafabrikate ketij hajvani ??!!

  12. Drejtesia e popullit says:

    PD ka qene dhe ngelet nje parti fashiste ……..prioritet i saje ka qene shkaterrimi i gjithckaje . Jane mashtruesit me te peshtire dhe grabitqare te paskrupuullt …………

  13. Juristi says:

    Vari K. cfare pergjigje.Ja kalon edhe Dulles se çfare shkruan ky kaqol.Eshte e neveriteshme te shohesh Lul Bashen qe ben si politikan.Ky idiot qe Sala e ka si biçim plasteline,dhe luan me te,i eshte futur nje traplliku,qe pasojat do ja shohe shume shpejt.

  14. cukal cukali says:

    Ik ore ftyre byth.ti ke edhe vrimen e gojes edhe vrimen e bythes ne te njejtin vend ndaj smeresh vesh a flet me ate qe quhet goje ape me ate te mjekra qe quhet bythe.

  15. Tironsi says:

    Perfundimisht ky eshte plera me i madh nder trojet shqiptare

  16. Muli says:

    Dmth ti lulush thua ,që le të vjedhin, prokurorët ,gjykatësit deputetët, vetëm ti dhe sali krimineli mos të futeni në burg për krimet që keni bërë. Më mirë pa gjyqtarë e gjykata se sa më vetëgjyqësi të përjetshme (kanuni Lekë Dukagjinit). Gjykatat me ndihmën e BE dhe USA do të bëhen një ditë, kurse ju që shkatërruar Shqipërinë duhet të jepni llogari përpara popullit kriminelët sali,lulush,ilir e monika, pa harruar daj titin, nipin e Manush Myftiut

  17. Edmond says:

    E keqja me e madhe e vendit nuk qenkan Rama dhe Basha, por turmat militante qe ju lepijne atyre prapanicen nga mengjesi ne mbremje, bile dhe naten ne gjume mes endrrave. E verteton kete qe them shumica e komentuesve ketu. Si nuk lexova nje koment me logjike, realizem, me edukate e kulture, por fjalor rrugesh, shfryrje dufesh, urrejtjesh, servilizem, injorance, etj etj te ketij lloji.

  18. rroku says:

    BE dhe SHBA thote qe reforma ne drejtesi eshte ne rrugen e duhur ky hajduti dhe vrasesi qan hallin se do mbetemi pa gjykata. U HOQEN O KRIMINEL SE ISHIN HAJDUTE QE TE MBRONIN TY DHE SALI KRIMINELIN. KA VDEKUR DREJTESIA E PLEPAVE…..

  19. Daja says:

    O lul o car beje dhe nje 14 shtator te dyte per lograi te argatit serb saliu po kete here nuk ka fatos tju shpetoj. Ka ceco bicak kete here. Iket per lesh. Me gjithe plakun mere e Tosun bacicin.

  20. timo says:

    Unë po pres të të shoh si do të dhjesësh në brekë në 30 qershor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje