Meta-Kryemadhi shesin shtëpinë 39 mijë euro dhe paguajnë një këst kontrate me vlerë 145 mijë euro me të ardhurat nga rroga (hapin llogari bankare dhe për fëmijët)

23 Maj 2019, 17:51Politika TEMA

Familja e presidentit të Republikës, Ilir Meta gjatë vitit 2018 ka mundur të fusë në arkën e vet, ndër të tjera edhe 39 mijë euro nga shitja e një shtëpie.

Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP dhe të siguruar nga tirananews.al, familja presidenciale ka deklaruar një sërë ndryshimesh në pasurinë e tyre, të krijuara kryesisht nga shitje shtëpish dhe të ardhura nga pagat dhe dietat për shkak të detyrave, si dhe likujdim i një kësti të një kontrate të majme.

Pavarësisht se si të ardhura janë deklaruar vetëm të ardhurat nga paga, dietat dhe shitja e një shtëpie me vlerë 39 mijë euro, familja presidenciale ka mundur që gjatë vitit që lamë pas të paguajë një këst kontrate me vlerë 145 mijë euro, të hapë disa llogari bankare për fëmijët që studiojnë në Angli, si dhe të krijojë një shtesë llogarie bankare me vlerë 57 mijë euro.

Sa i përket të ardhurave, familja Meta, përveç të ardhurave nga shitja e shtëpisë, deklaron të ardhurat e pagës së Monika Kryemadhit me vlerë 2238923 dhe 787171 lekë dhe të ardhurat nga paga e presidentit Meta me vlerë 2250183 lekë, dieta nga udhëtimet jashtë shtetit në vlerë rreth 7 mijë euro.

Gjithashtu, presidenti i Republikës deklaron edhe një shtesë llogari nga të ardhurat nga pagat në vlerë 1319680 lekë, si një llogari bankare të hapur edhe në emër të djalit të tij në vlerë 28409 lekë.

Deklarata e pasurisë e familjes së presidentit të Republikës Ilir Meta:

Monika Kryemadhi

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 me2 (deklaruar në 2014) me 42284 euro arkëtuar 38901 euro.

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arketim për këtë kontratë.

Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787171 lekë

Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145000 euro.

Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57665 euro.

Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë

Overdraft nga banka për Master Card 761 euro

Overddraft nga banka për Viza Cart 2243127 lekë

Ilir Meta

Shtim i llogarisë në lekë nga të ardhurat nga pagat – 1319680 lekë

Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj 28409 lekë

Të ardhura neto nga paga në Presidencë – 2250183 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit – 6480 euro

Të ardhura nga dietat jashtë vendit – 2340 dollarë

Të ardhura në cilësinë e kryetari të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë – 85000 lekë

Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42500 lekë

Overd draft – 133854 lekë

Bora Meta

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11940 paund

Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158357 lekë

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë.

Shlyerje overd draft nga prindërit 210208 lekë.

22 komente në “Meta-Kryemadhi shesin shtëpinë 39 mijë euro dhe paguajnë një këst kontrate me vlerë 145 mijë euro me të ardhurat nga rroga (hapin llogari bankare dhe për fëmijët)”

  1. Lisi says:

    Sa kafe pine në diktaturë Nexhmije Hoxha? Se e ka harruar.

  2. sonila meco says:

    Ne fakt makuteria dhe ligesia , ta heq trurin komplet. Njerez ordiner hajdut, te ndyre , mbas 20 viteve burg, duhet te internohen ne fund te botes . Sa gdhin dita dhe sa ngryset vetem mallkimet e shqiptarve hajne.
    A ka drejtesi ky shtet ??????

    1. Komentuesi says:

      Ai qe vjedh,di edhe te fsheh.Keshtu qe Meta dhe Monika kane bere kerdin me te vjedhur dhe kane ditur ku ti çojne parat,me mire eurot dhe nuk ka per t’i zbuluar njeri sikur edhe CIA Amerikane te futet nuk i gjen dot.T’i gezojn.

  3. Ee says:

    Wtf overdarft nga VISA Card 20.000 euro!!!

    1. hmm says:

      po shkove mbi limit e ke te pakten 25% interesin e shumes se harxhuar. Kshuqe mos u cudit shume!!

  4. Drejtesi says:

    Nje gje eshte e sigurte, keta shushunja nuk do i gezojne dot sa kane vjedhur e groposur…

  5. rrema says:

    E KA BLE ME FLORI SE KOT NUK I THONE ILIR FLORIRI…. FAMILJE KRIMINALE……
    KY ESHTE NJE NGA TURPET E EDIT QE HAJDUTIN E BERI PRESIDENT….

  6. Dhe vazhdojne te shajne bllokmenet…
    Sali komunisti na del i persekutuar.
    Ky eshte vendi cudirave…

  7. Keto dekllarata jane nje pike uji ne oqeanin e pasurise se kesaj familje me fytyre krokodili

  8. Keto dekllarata jane nje pike uji ne oqeanin e pasurise se kesaj familje me fytyre krokodili

    1. bureto says:

      Hajdut nuk është ai që di të vjedhë, por ai që di ta fshehë atë që vjedh, në të kundërt nuk është hajdut. Çifti Meta, janë si ajo kur thuhet që ka gjetur tenxherja kapakun. Janë të dy të rrezikshëm sa i përket makutërisë për pasuri. Është si puna e dacit që bie në kos. Gjithsesi nga një hetim i thelluar me metoda speciale që i dinë mirë ustallarët, mund të zbulohet e vërteta e pasurisë së tyre. Së pari Meta duhet të ndiqet penalisht për vidion, të tjerat vijnë me rradhë. Vetëm pak durim!

  9. ME EMER says:

    keta qelbesira ta kene per turp qe flasin ne emer te popullit . Populli te hape syte , pasi humbi shume nga kjo e ashtu quajtura demokraci . Nu k jane keto shifra reale hajdutlleqet e tyre jane shume te medha , jo vetem cifti ne fjale por te gjithe “zerot ” e politikes 30 vjecare te viteve te turpit ..!

  10. TRAPI says:

    AMANI MOR AMANI SE LIRI ESHTE I NDERSHEM..NUK VJEDH PARA DO FLORI…I KA ANGLIA FLORINJTE DHE HOTELIN.. MONIKA KA PAK LESH NUK KA ME,,,

  11. Dymi says:

    Uhhhh,sa te varfer qe jane!!!!! Mblidhuni shqiptare te ndihmoni familjen presidenciale!

  12. emilio says:

    Maja e majes se aisbergut. Ne burg qelbesirat.

  13. Free says:

    cjane kto perfitime nga dieta jasht shtetit??? Ajo eshte perllogaritur te shpenzohet per nevojat baze te udhetuesit kurse ky paska nxjerr 7000 euro fitim.
    Ku jane ata Demokratet anti komunist qe sistemi u solli shkolle, spital e pune deri ne maje te malit dhe vetem se u hiqi pushken nga muri ata e ben armik….sot kane marre pushken e ;po ngordhin per buke si miu ndersa derri trash qafen. Ngrini gishtat per Berishe e Meta e mbani pushken var se vetem kemboret ne qafe kane ngele pa ju ven.

    1. Lili says:

      Keta dietat i kane per veti se shpenzimet prape i paguajme ne nepermjet ambasadave !

  14. Skrapari says:

    Mire e bejne qe ua kalojne femijve se femijte nuk i kap vetingu.
    Nuk dime sa cash kane mare me vete femijte.

  15. & says:

    C Jane more keto te ardhura nga dietat jashte shtetit.
    Ato jane para qe jepen nga buxheti per te mbuluar
    shpenzimet e hotelit dhe restorantit. Nese keto shpenzime
    mbulohen nga organizmat prites dietat duhet t I kthehen
    Mbrapsht buxhetit te institucionit. Po hajduti hajdut mbetet. Vjedhin dhe deklarojne pa pike turpi qe vjedhin. Ku kane fjetur keta kur shkojne per vizita zyrtare poshte ures?????????

  16. Lani says:

    Per çfarë dëgjojmë e shikojmë, këto janë pak.

  17. Taulant Palla says:

    Hajduti po shet shtepine, kush i ndershem e blen?

  18. Agimi Diber says:

    Organet tatimore duhet te shikojne nese per keto shtepi te shitura a jane paguar 15% tatim ne burim per llogari te shtetit per cdo shtepi te shitur. Megjithate keto jane sa per sy e faqe se padurite e ketij cifti jane marramendese. Nqse keto pasuri nukbi kane me djersen e popullit mos u beni merak se zoti i shikon dhe u nxene gryken femijeve te tyre. Eshte pasuria e popullit qe nuk kane leke me ngrene buk. Cfare ti besh se ky cifte eshte si bucja me qenin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje