Mustafa Nano: Opozita shpikje shqiptare, ka dalë jashtë sistemit dhe përbën kërcënim në rrugë

23 Maj 2019, 21:35Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24” the se ndihet i shqetësuar që opozita sot është në rrugë.

Ai tha se dalja e opozitës në rrugë është një shpikje shqiptare, kurse shtoi se kjo metodë e nxjerr atë jashtë sistemit politik.

“Jam shumë i shqetësuar, nuk e di nëse duhet të përdorim termin alarm.

Jam i shqetësuar që kur opozita dogji mandatet, sepse ishte mendim shumë i fortë dhe i paprecedent.

Edhe në regjime represive nuk janë marrë, ishte një shpikje shqiptare.

Kur e ke opozitën që del jashtë sistemit, njeriu duhet të trembet.

Pas kësaj, u mor vendimi që mos merret pjesë nga opozita në zgjedhje lokale.

Kemi një opozitë jashtë institucioneve të shtetit, por është në rrugë dhe përdor tone kanosëse.

Ka gazetarë që thonë se opozita duhet të qëndrojë në rrugë edhe pse mund të shkojë situata në përplasje.

Unë s’jam dakord me këtë gjë, këtë ide”, tha Mustafa Nano.

3 komente në “Mustafa Nano: Opozita shpikje shqiptare, ka dalë jashtë sistemit dhe përbën kërcënim në rrugë”

  1. shqiperia qe duam says:

    Muc Nano I ke rene ne koke no coment, BEAVO.

  2. Ben says:

    Aty qëndro dhe ia thuaj këtë edhe ca bastarde analiste te tjete që i quajnë këto veprime të opozitës dhe thirrjen per dhunë s normale. Shqiptaret kane luftuar kotë pushtuesit e huaj. Zhdukja e Shqipërisë do të vijë nga opozita PD .LSI, dhe ca individë të tjere që rrinë ne.politike për të shpëtuar nga burgu.
    Do beni mire te qëndroni në anen e drejtësisë të historisë. Shqipëria.mbase zhduket si vend por populli Shqiptar do rroj dhe do.ngrihet prape. Opozita ka dalë hapur që është anti Shqiptate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje