Ramush Haradinaj: Gjermania nuk bëri pazar, burrërisht më tha ‘Po’ për viza

23 Maj 2019, 09:24Rajoni TEMA

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se takimi në Samitin e Berlinit ishte historik për Kosovën dhe se askush nuk mund të flasë negativisht për të. Ai tha se atje nuk iu kërkua ta heqë taksën në këmbim të vizave.

Haradinaj thotë se një ditë pasi u kritikuar për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, zyrtarët gjermanë i kanë konfirmuar se Gjermania ka vendosur pro liberalizimit të vizave.

“Unë u kritikova pse nuk lëshova pe për taksën, të nesërmen ministri gjerman më dha konfirmimin. Më zgjodhën mua të ma thonë”, tha Haradinaj në Pressing.

Ai thotë se kancelarja gjermane nuk ka bërë pazar për t’i thënë që ta heqë taksën në këmbim të liberalizimit të vizave.

“Gjermania ka thënë ‘po’ në mënyren më burrënore. Nuk kanë bërë pazar për taksë. Të nesermën Merkeli e ka angazhuar ministrin e saj për të ma konfirmuar se do të ndodhë së shpejti liberalizimi”, ka thënë Haradinaj.

Kundër asaj që thotë Ppesidenti Thaçi, kryeministri thotë se takimi i Berlinit ishte fort i rëndësishëm dhe duhet të kenë kujdes me gjuhen që përdorin për këtë takim.

6 komente në “Ramush Haradinaj: Gjermania nuk bëri pazar, burrërisht më tha ‘Po’ për viza”

  1. Rexhep says:

    Llogore kryeminister

    1. xx says:

      Po kur nuk te paskan bere presion gjermanet dhe francezet per taksen perse thua se te paska bere presion Rama?.Apo mendon se keshtu krijon simpati ne popull dhe i ben qejfin Metes dhe opozites ne Shqiperi qe ashtu sic jane punet,le te theren me shume.Ah Ramush,Ramush ,mos u bej karabush.

  2. kasemi says:

    Eh more budalla!!! Ishalla nuk ka edhe te tjere si puna jote more km i kosoves.

  3. Roberto says:

    O Ramush TUNXHI,Te zgjodhen ty sepse ti mezi mbush prandaj dhe emrin nuk e ke kot Ramush.

  4. z-amir says:

    hajde mer dallkauk i pa gdhendur!

  5. Lili says:

    zzoja merkel eshte nje mije here ma e zoja se shume ´burrà ketu..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje