Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar sot për televizioni shtetror serb RTS, se Serbia është në favor të dialogut me Kosovën, por “faji”, sipas tij është te Kosova, e cila përmes taksësn pezulloi bisedimet.
“Kjo do të thotë që Serbia nuk e pranon poshtërimin, nuk pranon shantazhe. Ne jemi në favor të dialogut, por Prishtina nuk mund të konsiderohet pjesëmarrëse aktive në dialog dhe nuk zbaton asnjë dispozitë nga Marrëveshja e Brukselit gjashtë vjet më parë. Nuk ka dialog në këtë moment dhe ai do të vazhdojë kur tatimi “për mallrat serbe të shfuqizohet”, tha Daçiç për RTS, transmeton Telegrafi serb.
Daçiç, hodhi poshtë idenë e një “dialogu të ri”, duke thënë se ishte një trillim i autoriteteve të Prishtinës, të cilat ai thotë se nuk duan të udhëheqin një dialog.
“Ata e panë që gjërat nuk shkuan në drejtimin e tyre .Gjatë dialogut, më shumë se 20 vende e njohën Kosovën. Si nuk thanë ta ndalojmë dhe pezullojmë lobimin” kërkoi Daçiq.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se detyra e tij e re është që të sigurohet që asnjë vend të mos e njoh në të ardhmen pavarësinë e Kosovës.
Daçiq ka shtuar se Serbia është e suksesshme në politikën e saj të jashtme, duke tërhequr njohjet e Kosovës veprim ky që po i pengon disa vendeve perëndimore.
Ai ka thënë se vizitat e tij po ndodhin në disa shtete me të cilat Serbia do të rivendos marrëdhënie, me të cilat nuk ka komunikuar me dekada.
“Do të shkoj kudo, sepse kjo është puna ime. Unë nuk shkova në Maldive dhe Seyshel për një pushim, por unë shkova në Mogadish pas 30 vjetësh”, tha Daçiç. (TemA TV)
Ky do bisedime me Kosoven por sle shtet pa shantazhuar kunder saj dhe fain e kan shqiptaret!? Serbet jane psikopat te lindur por e keqja eshte se ka nga ata qe i besojne.
Ky kllouni ka qene kryeminister.Interesant me ato tipare femerore te jete kaq i ndyre.Do jete palluar qysh 9 vjec ndaj e urren njerzimin