Pas dy letrave të para dhe pas përgjigjes së kreut të PD, Lulzim Basha ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama i ka dërguar një letër të tretë kryeopozitarit.
Rama shkruan se kjo letër e tretë vjen “pas leximit të mesazhit Tuaj drejtuar dje qytetarëve, si përgjigje me spond ndaj letrave të mia në adresën Tuaj për t’u ulur në Tryezën e Dialogut”.
“S’ka më keq për një udhëheqës se sa të mos dijë të lexojë humbjen dhe s’ka më zi për një udhëheqës sesa të humbë logjikën. Unë patjetër kam bërë gabimet e mia në kryerjen e misionit tim. Po ama asnjëherë s’i kam tradhëtuar ata që ma kanë ngarkuar këtë mision dhe lidhje në botë s’kam me maskarallëqet që Ju më keni mveshur e keni mbushur botën! E që të jemi shumë, po shumë të qartë, askënd përveç atyre që më kanë votuar dhe familjes time (e cila paguan përditë koston e lartë shpirtërore të baltës së pafundme të mizerabilitetit politik e mediatik që derdhet ndaj meje e familjarëve të mi), s’e marr dot seriozisht kur më kërkon dorëheqjen. Ndërsa kur ma kërkoni dorëheqjen Ju dhe populli imagjinar i punonjësve të bashkive që do dorëzoni si Çeçua në 30 qershor, bashkë me ujësjellësat e falimentuar, që furnizojnë më shumë militantë në protestat Tuaja se sa ujë në çezmat e njerëzve, mua vetëm më shumëfishohen fuqitë për të vazhduar luftën me plagët e panumërta të trashëgimisë Suaj qeverisëse”, shkruan Rama ndër të tjera.
LETER E TRETE PUBLIKE LULZIM BASHES
Zoti Kryetar,
kjo letër e tretë po shkruhet pas leximit të mesazhit Tuaj drejtuar dje qytetarëve, si përgjigje me spond ndaj letrave të mia në adresën Tuaj për t’u ulur në Tryezën e Dialogut.
E para gjë që mendova duke lexuar atë përmbledhje akuzash Tuajat ndaj meje, ishte si ka mundësi vallë udhëheqësi i një grupimi politik që pretendon të qeverisë vendin, të mund të hedhë kaq rrjedhshëm në letër një lumë të tërë gjysëm të vërtetash (gjysëm të vërtetat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha dihet!), sajesash, vulgaritetesh e veshëgjatësirash të hatashme(?)! Por unë fatmirësisht s’kam gisht në zgjedhjen Tuaj dhe prandaj edhe s’kam se si ta përjetoj keq personalisht, faktin se Ju jeni ky që jeni. Kështu që pa problem, asgjë personale!
Ama sigurisht, përjetoj me dhimbje faktin se tërë lumi i llumit në fjalë, është derdhur e vijon të derdhet në gjuhë të huaja, duke Ju bërë Juve të dytin udhëheqës në Europë pas udhëheqësit Tuaj, që i bën një të padëgjuar batërdi verbale vendit të vet – jo thjesht kundërshtarit të tij. Por është ende më i habitshëm fakti, se edhe pse megjithë këtë gjuhështhurrje ekstreme, Ju as i keni fituar, as do t’i fitoni dot deri kur të largoheni nga detyra votat e shumicës së shqiptarëve, ashtu sikundër as keni bindur e as bindni dot, asnjë mik e partner ndërkombëtar të Shqipërisë, Ju vazhdoni i bini fyellit po njësoj. Madje jo, i bini fort e më fort!
Sidoqoftë, për hir të njerëzve që me plot të drejtë presin nga udhëheqësit e çdo pale Dialog Politik, unë po e konsideroj mesazhin Tuaj një mundësi për të nxitur Dialogun. Aq më mirë që njerëzit mund të na lexojnë të dyve.
Ju e nisni mesazhin me “asgjësimin” e Gjykatës Kushtetuese dhe më atribuoni mua, “shpalljen hapur” të mendimit se “shqiptarët janë më mirë pa gjykata”! E pavërtetë!
E vërteta është se shqiptarët ishin de facto pa gjykata, për më shumë se dy dekada kur drejtësia, mu ashtu siç e donte udhëheqësi Juaj e jo vetëm ai, ishte një mall që i falej më të fortit dhe blihej nga më i pasuri. Ju keni edhe eksperiencë personale lidhur me këtë fakt dhe jeni një ilustrim kuptimplotë i tij!
Sot Shqipëria është e vërtetë po, nuk e ka ende funksionale Gjykatën Kushtetuese, por jo sepse unë nuk dua që ta ketë, po sepse trupa e Gjykatës Kushtetuese është fshirë në pjesën dërrmuese të saj nga Vetingu dhe është në procesin historik të rindërtimit pas rrënimit korruptiv, ashtu si i gjithë sistemi i drejtësisë. Problemi Juaj nuk është thjesht se nuk dini ç’do të thotë të rindërtosh pas rrënimit, çka sigurisht Ju nuk e dini për fat të keq. Problemi Juaj nuk është as se nuk doni ta kuptoni, që të rindërtosh nuk është një fjalë goje po një përpjekje e mundimshme, e cila kërkon durim e kohë. Çka fatkeqësisht nuk doni ta kuptoni, e qartë edhe kjo. Por jo, problemi Juaj është më i madh se mosdija dhe përtacia mendore.
Ju jeni i trembur!
Keni frikë nga zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe përfaqësoni një grupim që udhëhiqet nga frika e kësaj reforme qysh ditën e parë të nisjes së saj. Por unë s’Ju ndihmoj dot në këtë pikë! Puna Juaj pse e keni tërë këtë lebeti në atë barkun e kasolles Suaj politike, kështu që kaq për Gjykatën Kushtetuese.
Vazhdojmë.
Edhe pse Ju jeni natyrisht në dijeni të disa gjyqeve që unë kam nisur me Ju (për shpifje sigurisht), në mesazhin Tuaj të djeshëm, keni grumbulluar shumë syresh. Prandaj, për hir të këtij komunikimi të hapur mes nesh, po Ju bëj me dije se do t’Ju ftoj në gjykatë për të sjellë qoftë edhe një provë të vetme për maskarallëqet që keni artikuluar në mesazhin Tuaj të djeshëm; që nga 30 milionë eurot që paskam dashur të vjedh e të pastroj në Amerikë me një kompani fallco(!) e me radhë të tëra, tek im vëlla që qenka zbuluar i lidhur me një grup kriminal trafikantësh droge(!), e deri tek negociatat e mia për kufijtë e Shqipërisë(!)dhe madje edhe të Kosovës!
Puna është se tërë këto shpifje e plot të tjera akoma, të cilat janë gatuar në kazanin Tuaj të stërmadh, janë derdhur nëpër kazanët e neveritshëm të mexhelisit tonë mediatik, janë përhapur si mbetje toksike sado e kudo ku keni mundur, në Shqipëri, në Kosovë dhe nëpër botë, Ju i quani “zbulime”!
Zbulime!
Pra na qenkeshin zbuluar dhe jo gatuar, paketuar e promovuar prej Jush e atyre që Ju rrethojnë dhe shërbejnë qorrazi, tërë këto të zeza për të cilat unë, sipas Jush, duhet të kisha dhënë të paktën 20 herë dorëheqjen me hir, kurse tani u dashka ta jap me pahir! Sepse përndryshe, Ju dhe populli imagjinar që Ju paska zgjedhur për shpëtimtar, nuk do të lejoni zhvillimin e zgjedhjeve në 30 qershor apo jo?
Hajde logjikë hajde!
S’ka më keq për një udhëheqës se sa të mos dijë të lexojë humbjen dhe s’ka më zi për një udhëheqës sesa të humbë logjikën. Unë patjetër kam bërë gabimet e mia në kryerjen e misionit tim. Po ama asnjëherë s’i kam tradhëtuar ata që ma kanë ngarkuar këtë mision dhe lidhje në botë s’kam me maskarallëqet që Ju më keni mveshur e keni mbushur botën! E që të jemi shumë, po shumë të qartë, askënd përveç atyre që më kanë votuar dhe familjes time (e cila paguan përditë koston e lartë shpirtërore të baltës së pafundme të mizerabilitetit politik e mediatik që derdhet ndaj meje e familjarëve të mi), s’e marr dot seriozisht kur më kërkon dorëheqjen. Ndërsa kur ma kërkoni dorëheqjen Ju dhe populli imagjinar i punonjësve të bashkive që do dorëzoni si Çeçua në 30 qershor, bashkë me ujësjellësat e falimentuar, që furnizojnë më shumë militantë në protestat Tuaja se sa ujë në çezmat e njerëzve, mua vetëm më shumëfishohen fuqitë për të vazhduar luftën me plagët e panumërta të trashëgimisë Suaj qeverisëse.
Kështu që i dashur Lulzim, shkeputu nga krahët e mllefit që ta ka çuar për pambuk logjikën, çlirohu nga paniku i humbjes që të rri shkruar mbi ballë, mbaje për vete e për Plakun tënd Digjital frikën nga Reforma në Drejtësi dhe bëj atë që bën çdo udhëheqës në këtë situatë të padëshiruar: Ulu në Tryezën e Dialogut!
(Ndjesë për momentin e adresimit me “ti”, po sinqerisht mjaft me këtë karshillëk me zarar që po i bëni vendit, shumicës dërrmuese të shqiptarëve dhe miqve e partnerëve të Shqipërisë, në një kohë kur Shqipërisë i duhen kundërshtarë politikë që dinë të arsyetojnë, jo kalamaj në formë burrash që luajnë luftash në dëm të saj – ndjesë edhe kalamajve për ofendimin e paqëllimtë!).
Duke Ju ftuar përsëri në Tryezën e Dialogut, Ju lutem të mos harroni ndërkohë se po nuk u kthyet në realitet, përtej dëmit që mund t’i bëni vendit dhe atyre pak individëve kokënxehtë, të cilët mbase për të keqen e tyre mund të shkojnë deri në fund pas berihajit ku po i udhëhiqni, Ju s’keni asnjë shans të pengoni 30 qershorin të vijë për ata që duan të votojnë. Asnjë shans të ndryshoni qeverinë pa zgjedhje. Asnjë shans të më ndaloni mua dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë të kryejmë misionin historik të transformimit europian të Shqipërisë.
Akoma në pritje,
Edi Rama
24 maj, 2019
Shen Pavli, Letrat drejtuar Korinthasve.
Kjo do mbetet historike, si Letra famshme e Enver Hoxhes drejtuar Rreshterit Safet. Megjithese nuk kane asgje te perbashket nga permbajtja dhe natyra e tyre e tyre, forma eshte e njejte.
***********************************
Edi Rama po mundohet te ktheje ne rrugen e Zotit, dike qe ka kohe qe ka marre rruget e mutit. Nuk kthehet dot me mbrapsht. Eshte zhytur shume. Edhe sikur te doje, nuk e lene.
Edhe ata qe po merr me vete atje ku po shkon, nuk Jane te pafajshem. Nuk Jane popull. Fatkeq eshte ai qe I ndodh nje aksident nga pakujdesia. Jo ai qe del me vetedije te terrorizoje popullin te mos votoje. Ai qe ben kete, ben ne te nhejten kohe krimin me te madh ndaj demokracine – ndalimin e votes se lire.
Me ne fund PD shkoi atje ku I takonte – nje parti komunisto-fashiste, qe vetem Demokratike nuk mund te quhet.
Ne fakt inatin Rama e ka se Luli nuk do te ulet ne Cder 2.
–
Fakti qe Rama shkruan tre here tregon se i ka mbushur tpoturret nga frika.
–
Ky dhjaks i tmerruar nga levizjet e studenteve rrezik fle me nje sy hapur kur degjon se Basha dhe hajdaret e tij mund ta rrjepin te gjalle qe do ishte krim sipas ligjit.
–
Sic duket e kane keshilluar ta provoje tre here si Tereza Mei e Anglise por qe do japi doreheqjen menjehere pasi deshtoi tre here me planet e saja “Pro-Evropiane”
Deep shit-kot e ke qe kerkon te na paraqesesh Ramen si te frikesuar. Ne fakt, ato qe shkruan ai jane me se te verteta. PD/LSI jane tashme braktisur nga te gjithe partneret e huaj dhe nga shumica e shqiptareve qe nuk duan trazira. Atyre u ka mbetur vetem nje mbeshtetes qe eshte Rusia. Basha e di se me nje gjygjesor te ri e te pakomprementuar, do shkoje ne burg per vrasjet dhe vjedhjet qe ka bere. Ky eshte halli i Bashes dhe atyre qe ka perreth. Ne 30 qershor populli do votoje per ta shporrur njehere e mire zgjeben berishiane qe shkateroi cdo gje. Ora e te vertetes po troket; tik tak, tik tak …
Letrat e Edi Rames nuk jane per Lulin ose Saliun sepse ai e di se ata nuk dalin dot nga bataku ku kane hyre. Luli sidomos pasi Sali plaku gezohet kur digjet ndonje kazan plehrash rreth kryeministrise.
Letrat jane per te informuar popullin per qendrimin e Edi Rames ndaj Babale akuzave qe taborri i Sali qenit prodhon cdo dite. Nderkohe per ti treguar miqve jashte Shqiperise se tryeza e dialogut pa kushte rrugacesh eshte e shtruar.
Sa kohe te egzistoje fryma e saliut ne PD nuk behet dialog me ta, nuk mund ti fitojne zgjedhjet me normalitet dhe nuk mund te vijne ne pushtet.
Per fat Shqiperia nuk eshte ne Afrike por ne Europe dhe metodat e Saliut me kompani nuk pine me uje.
Kur lexon letren e Edi Rames drejtuar Lulzim Bashes,te krijohet nje keqardhje per Ramen i cili po mundohet shpirterisht e sinqerisht te ndihmoi kundershtarin e tij,dhe nje urrejtje te madhe per Bashen i cili ka rene ne kthetrat e kryekriminelit Sali Berisha dhe nuk pranon dialog.Ky veprim i Bashes qe mbrapa tij qendron Berisha,bene qe populli te indinjohet dhe te heq besimin e tij nga pd-ke.Me ty zoti Rama perpara ne fitoren e pashmangsheme te 30 Qershorit.Nuk ke faj aspak,fajin e ka vete opozita qe doli nga parlamenti dhe nuk hyri ne zgjedhje. U ka ardhur mortja.
BRAVO!GJIGAND!Ta provojne sahitet me 30 qershor…….
E ke bere Lulin mut per pula.Ashtu e do. Ai eshte nje palo burre, tamam Lul sic perkthehet nga hollandishtja.
Nuk ia vlen re merresh me te.
Shiko perpara dhe mos tradheto voten qe te ka dhene populli.
Cdo devijim nga kjo vote eshte me pasoja per vendin.
Vete populli e kupton se Berisha,Basha,Meta dhe Monika i ka te gjithe kundra vehtes tyre,si populli shqipetar,nderkombetaret e thone me plot goje se qeveria dhe Kryeministri jane legjitim,te çertifikara nga komisioneret,dhe vezhguesit e vendit dhe te botes,raporti i OSBE-ODIR,opozita e vetme nga nje ane thone qe jane jo te ligjeshme.Por opozita te thoje sa te doje, por populli te verteten e di mire dhe do e ndeshkoi rende opoziten.Ketu del se opozita ka lider budallenj.
. Asnje hap prapa o lab se ndryshe do behet shkrumb e hi.
Na ke gati o trim laberie.
Jo po thone qe pas 90 nuk ka me aktor te mire,Saliu Rama Meta Luli Monika etjj jane aktore te papare,ja kane bere mendjen corap shqiptareve.Meritojne cmimin Os kar
Ke thene ate qe kerkon shumica qe te ka votuar.PD nuk duhet te kete te ardhme me Saliun dhe Lulin.Zgjedhjet duhet te realizohen,asnje terheqje per friken e te pandeshkuarve.
Po,e vertete,
mbeshtetja ne rritje per Edi Ramen buron tek besnikeria e tij
e palekundshme ndaj njerzve qe i kane deleguar besimin e tyre.
Ky eshte celsi edhe i fitores qe do te vije me 30 qershor,per Shqiperine tone.
I ke dermuar brinjet,me letren e trete,dergoi edhe nje leter asaj te LSI se,emrin nuk dua te ja permende se me vjen per te vjelle,dhe mos harro ngri rrogat urgjentisht per popullin shqiptare,pa perjashtim,minimumi 500 euro,si ne shtete ashtu dhe ne private,se ne keni nxire jeten 70 vjete.si me kupton marrje.
Bo bo i bie deri me date 30 Qershor do lexojme akoma 27 letra dhe keto dreq letrat sa po vijne dhe po bene me te gjata!! Megjithate them qe duhet to perdori per te shkruajtur ndonje liberkur te dali ne pension! O zot na ruj ajo dite te jete sa me larg se na mori lumi!
KJO NUK ESHTE LETER DREJTUAR VETEM LULIT,POR EDHE ATYRE QE AI PAGUAN NE BOTEN JASHTE SHQIPERISE QE DUAN TE JAPIN RECETA SI NE 97,98,2011,POR QE NE FAKT MENURIA E TIJ KA BERE TE MUNDUR QE TE GJITHE KETA TE PAGUAR TE IKIN ME KOKE NDER SHALE NGA KJO LOJE E PISET 20 VJECARE NE DEM TE SHQIPERISE E TE POPULLIT TE SAJ DUKE E MENDUAR SHQIPERINE VATH E SHQIPETARET DELE!TI KE HYRE NE HISTORI SI NJE RILINDAS DUAN APO S”DUAN LAPANJOZET QE ISHIN MESUAR TA SHIKONIN KUNDERSHTARIN NEN FRENGJIN E TOKES SE XANUN!POSHTE DIKTATURA E BUDALLENJEVE QE MENDOJNE SE POPULLI SHQIPETAR DO TE GENJEHET SI ME PARE DUKE VAZHDUAR SALIU,LULI,toto LIKJA,LOJEN E KUNGULLESHKES ME POPULLIN SHQIPETAR!JEMI SI NE 1990 KU SEKUESTRIMI I TE GJITHA PRONAVE TU SHPERNDAHET TE PERNDJEKURVE TE RREGJIMIT GJAKATAR BERISHJAN!LE TE GUXOJE KUSH TE DOJE TE BEJE NJE 97 TE DYTE E KESAJ RADHE DO TE DIGJEN EDHE ATA QE SHPETUAN SI KRERE TE KESAJ SKEME DUKE FILLUAR NGA BERI E DERI TEK DERRI!POPULLI NUK KA C’KA HUMB PERVEC PRANGAVE,HUMBESIT DO TE JINI JU E FAMILJET TUAJA ME PASURITE E VJEDHURA QE KENI !TAKOHEMI ME 30 QERSHOR E TA SHIKOJME SE SA JU VLEN LEKURA ORE DERDEMENE INJORANTE!
Shume fjale per ti thene “Teveqel”, yllit ne ngritje te haxhiqmilizmit berishist ne rrenim.
e ka qare! po kujt ia thote..atij qe i ka pjerdh trute dhe cdo gje sala me koh
Pak nga pak E hengri dhe plaku Merre.
Aq koqe jane sa “hodhen nje gure lart (dogjen mandatet)” dhe u ra nje gjyle mbi koke.
Nga e kqeja nuk largohesh dot pak “kosto”
Dhente Zoti te mos jene popull i thjeshte, por plehrat qe na kane zene syte dhe mbetjet toksike qe na qelbin neper ekrane.
Per Shqieprine keto jane momente historike.
O do behet, ose merrni malet.
Kur njerzit nuk kane sy te shikojne,nuk kane veshe te degjojne dhe akoma me keq te kuptojne eshe nje fatkeqesi shume e madhe per cilindo qe vjen ketu e derdellis si nje plak 100 vjecar por i dambellosur se ka pleq ne ate moshe qe te japin uje ne bisht te luges o Deep.
Meri borxh sombreron Eduart Ndocajt sa nuk o vone e leji letrat o kryeminister i marum me te gjitha.
edhe 100 vjet te tjera zoti KM me kete deshire,force dhe inteligjence.
RAMA SHAN BASHEN E IA NGUL POPULLIT TE VET – a nuk eshte shpikje kjo !!!!!!
RAMA SHAN BASHEN E IA NGUL POPULLIT TE VET – a nuk eshte shpikje kjo !!!!!!!!
Te mbeshtesim
Në datën NJË QERSHOR Lulin do ta hanë pulat.