Ndersa Presidenti Ilir Meta tha se është i gatshëm të rishikojë datën e dekretuar nga vetë ai për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, misioni i OSBE- ODIHR ndërkaq, ka dalë në konferencë duke pohuar se së shpejti në Shqipëri do të jenë 18 vëzhgues afatgjatë dhe 250 vëzhgues afatshkurtër.
“Zonja dhe zotërinj ju uroj mirëseardhjen në këtë konferencë për shtyp për zgjedhjet lokale që do zhvillohen më 30 qershor.
Ne jemi këtu me ftesë të qeverisë shqiptare për të vëzhguar zgjedhjet lokale. Ne vëzhgojmë procesin zgjedhor pa ndërhyrë, por raportojmë atë që vëzhgojmë.
Periudha kohore. Është shumë e rëndësishme të kihet parasysh që zgjedhjet nuk janë vetëm në një ditë.
Ajo çfarë vjen para dhe pas ditës së zgjedhjeve është po aq e rëndësishme me atë që ndodh ditën e zgjedhjeve.
Kemi pasur kënaqësinë të kemi bashkëpunim të mirë me gjithë aktorët muajt e kalua.
Ne tashmë kemi patur takime, jemi pritur nga ministra eJashtme dhe doja t’i falënderoja për bashkëpunimin që kemi patur deri më tani.
Anëtarët e misionit të OSBE/ODIRIt janë 10 dhe vijnë nga shtetet e BE-së.
Pra, kemi ekspertë ligjorë, analistë për zgjedhjet ekspertë për pakicat kombëtare, kemi një ekspert për sigurinë dhe kemi zëvendës shefin e misionit.
Së shpejti do kemi edhe 18 vëzhgues afatgjatë për zgjedhjet dhe ata do vendosen në grupe dyshe për të vëzhguar zgjedhjet në të gjithë vendin.
Shpresojmë të kemi edhe 250 vëzhgues afatshkurtër.
Nëse kemi ndonjë përfaqësues këtu nga ambasada doja ti inkurajoja se afati i fundit i aplikimit për vëzhgues është 10 ditë nga sot.
Vëzhguesit afatshkurtër do vëzhgojnë ditën e zotimit si dhe procesin e numërimit.
Për ditën e zgjedhjeve me ne do jetë ehe një delegacion nga kongresi i Këshillit të Europës.
Ne kemi ardhur këtu pa ndonjë agjendë të fiksuar, ne jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet, si të gjitha shtetet pjesëmarrëse të OSBE janë angazhuar për t’i vëzhguar së bashku zgjedhjet dhe ne do lemë faktet të flasin.
Fushat të cilave do u kushtojmë vëmendje të vecantë janë puna e organeve të regjistrimit të zgjedhjeve, në të njëjtën linjë do shohim sa janë zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet, do shohim edhe pjesëmarrjen e grave, regjistrimin e votuesve dhe të kandidatëve, median, financimin e fushatave zgjedhore dhe mënyrën se si zgjidhen ankesat dhe apelimet.
Sic e kemi thënë shumë herë, zbatimi i ligjeve është shumë i rëndësishëm dhe varet nga vullneti politik.
Misioni do dalë me një raport të ndërmjetëm para zgjedhjeve, do ketë gjithashtu një konferencë ditën pas zgjedhjeve për përfundimet paraprake.
Raporti përfundimtar do publikohet rreth 8 javë pas procesit zgjedhor”, u shpreh përfaqësuesja e zyrës së OSBE-ODIHR në Tiranë.
Keta pershesh po hane..
DO TE NDRYSHOJE DATEN E VOTIMEVE PE TIA MBATHUR NE KUBEK.
KESHTU E BERI EDHE AHMET ZOGU,KURE FILLOI LUFTE ITALIA NE SHQIPERI.7PRILL 1939.
Ju mire jeni po likja ka hall te madh kercen prifti nga belaja. Likja ka shpall armi BE. Euralius ??. Likja dhe sala jane fosile serbe.