Sulmi ndaj BE për reformën në drejtësi, shefja e ONM "kryqëzon" Metën: Të frikësuarit duan ta pengojnë, nuk do lejohen

24 Maj 2019, 10:54Politika TEMA

Sulmi i presidentit Ilir Meta ndaj BE per reformen ne drejtesi si selektive dhe qe ka nevoje te rishikohet, duke kerkuar ndihmen e Aasmblese se OSBE, ka sjelle reagim te forte nderkombetar.

Pas ambasadorit te BE ne Tirane Luigi Soreca, ka qene drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian dhe njëkohësisht shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva, Ruiz Calaver,a ajo që ka reaguar ndaj Presidentit Ilir Meta.

Duke pasur parasysh interesin e lartë publik, është e rëndësishme të sigurohet monitorimi i ngushtë i procesit dhe të kontribuohet në mënyrë konstruktive.

Megjithatë, kjo nuk justifikon sulmin ndaj procesit.

Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dha janë të gatshëm që ta pengojnë, por nuk do të lejohen.

Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shqiptare, partive politike, si dhe shoqërisë civile, për të siguruar që forcimi i pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit përmes këtij procesi është i garantuar.

Muajt ​​e ardhshëm do të jenë vendimtarë, teksa Shqipëria do të lëvizë nga faza e tranzicionit e reformës gjyqësore në zbatimin e saj të plotë.

BE, së bashku me SHBA në OMN, do të vazhdojnë të mbështesin këtë proces në mënyrë që populli i Shqipërisë të përfitojë nga reforma dhe të krenohet me ndryshimin që ata kanë kërkuar dhe kanë dëshiruar për kaq gjatë” deklaroi ndër të tjera ajo.

Fjala e  plotë e shefes së ONM

BE-ja dhe SHBA-ja janë plotësisht të përkushtuara që të vazhdojnë ta mbështesin reformën e gjyqësorit në Shqipëri, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për një shoqëri demokratike, ku askush nuk është mbi ligjin. Vetingu i gjyqësorit është një hap thelbësor në këtë drejtim.

Ka kaluar pak më shumë se një vit, që kur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti seancën e parë dëgjimore në kuadër të procesit të vetingut. Që atëherë, institucioni i vetingut i shkallës së parë ka miratuar më shumë se 140 vendime. Ato janë pasuar nga rreth 20 vendime të formës së prerë në nivelin e Dhomës së Apelit.

Rezultatet shumë të prekshme të arritura deri më sot na kanë lejuar të bëjmë analizën e këtij viti të parë të punës intensive dhe të trajtojmë sfidat që na presin përpara, duke marrë parasysh se vetingu do të vazhdojë për disa vjet për të përfunduar vlerësimin e mbi 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Së pari, populli shqiptar meriton vlerësim të veçantë. Falë vendosmërisë së tij të fortë, gjyqësori në të gjithë vendin po pastrohet nga korrupsioni, njëherë e përgjithmonë. Dëshira e tij për një gjyqësor vërtet të paanshëm dhe profesional donte të thoshte se reformat mund të fillonin. Qytetarët duhet të vlerësohen gjithashtu për interesin e tyre të vazhdueshëm gjatë gjithë procesit. Që kur institucionet e vetingut filluan të jepnin rezultatet e para, publiku ka ndjekur nga afër çdo hap, rezultat dhe vendim.

Ky interes publik ka gjeneruar gjithashtu një numër të madh denoncimesh për korrupsion dhe keqmenaxhim të drejtësisë nga qytetarët drejtpërdrejt te vëzhguesit, që janë pjesë e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM). Gjatë gjashtë muajve të fundit, ONM ka marrë përafërsisht 250 denoncime nga individë, ndërmarrje private, OJQ dhe institucione publike. Kjo gatishmëri për të kontribuar tregon se qytetarët besojnë se vetingu po shkon në drejtimin e duhur për t’iu përgjigjur aspiratave legjitime publike.

Së dyti, strukturat e gjyqësorit të krijuara rishtazi meritojnë inkurajim të veçantë. Nuk duhet të harrojmë se Reforma e Drejtësisë përfshinte një rishikim të të gjithë qeverisjes së gjyqësorit me rrënjë e me degë. Ajo u përqendrua në krijimin e një sistemi të pavarur dhe të vetëqeverisur, që garanton integritet dhe përgjegjësi të qëndrueshme, si dhe pavarësi nga ndikimi politik. BE-ja i mbështet plotësisht këshillat e reja dhe të veçanta të gjyqësorit dhe Prokurorisë që janë themeluar, si dhe Këshillin e ri për Emërimet në Drejtësi, duke pranuar se duhet kohë për të ndërtuar një sistem të ri të qëndrueshëm.

Së treti, tani që ka kaluar një vit, është e mundur të bëhet një analizë e parë e rasteve dhe rezultateve të vetingut. Vetingu është një proces kompleks dhe çdo dosje e veçantë që përfshin me mijëra faqe, është e ndryshme nga tjetra. Ka nuanca dhe aspekte të të tria shtyllave të vlerësimit që mund të çojnë në konkluzione të ndryshme për shkaqe që duken të ngjashme. Vëzhguesit ndërkombëtarë të ONM-së i kanë monitoruar vendimet e institucioneve të vetingut në të gjitha nivelet, si dhe kanë ndjekur nga afër rezultatin e hetimeve të kryera nga organet ndihmëse.

Një punë rigoroze nga Dhoma e Apelit është tani shumë e rëndësishme për të larguar çdo shqetësim në lidhje me administrimin e paanshëm të drejtësisë. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se nëse një person i vlerësuar mendon se të drejtat e tij/saj janë dëmtuar gjatë procesit, Kushtetuta e Shqipërisë garanton që ai/ajo ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. Një numër të vlerësuarish e kanë referuar tashmë rastin e tyre në Gjykatë dhe vendimet e ardhshme do të kontribuojnë gjithashtu në jurisprudencën e institucioneve të vetingut.

Së katërti, kur shqyrtohen rezultatet e vetingut të vitit të parë të operacioneve, është e qartë se procesi ka pasur një ndikim të fortë mbi institucionet ekzistuese. Është shumë pozitiv fakti që tashmë janë krijuar organet e reja brenda gjyqësorit për të ndërmarrë përgjegjësi me angazhimin dhe profesionalizmin më të madh. Mungesa e kuorumit në Gjykatën Kushtetuese ka qenë, sigurisht, një çmim shumë i lartë për t’u paguar për tranzicionin. Nuk duhet të habitemi që procesi i rivlerësimit ka pasur implikime dhe pasoja në gjyqësor në të gjitha nivelet. Megjithatë, procesi i zëvendësimit të gjyqtarëve është në vazhdim dhe ky tranzicion do të përfundojë së shpejti.

Ne besojmë se Këshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi, që kryen vlerësimin e vazhdueshëm dhe renditjen e kandidatëve, si dhe të gjitha institucionet e tjera që janë përgjegjëse për të bërë emërimet përfundimtare, do të kërkojnë kandidatët me integritetin më të lartë nga ata që kanë aplikuar. Puna e tyre duhet të kryhet shpejt, por pa sakrifikuar cilësinë. Duke pasur parasysh interesin e lartë publik, është e rëndësishme të sigurohet monitorimi nga afër i procesit dhe të kontribuohet në mënyrë konstruktive në progresin e tij. Megjithatë, kjo nuk justifikon sulmin ndaj procesit në kushte të padrejta dhe të papranueshme, duke përfshirë edhe rastet kur u drejtohet personalisht anëtarëve individualë të institucioneve të vetingut.

Disa njerëz mund të kenë frikë nga reforma gjyqësore dhe të jenë të gatshëm ta pengojnë atë, por kjo nuk mund të lejohet. Është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shqiptare, partive politike, si dhe e Shoqërisë Civile, që të sigurojnë se forcimi i pavarësisë, paanësisë dhe llogaridhënies së gjyqësorit përmes këtij procesi është i garantuar. Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, teksa Shqipëria do të kalojë nga faza e tranzicionit të reformës gjyqësore në zbatimin e saj të plotë. Organet e vetingut do të sigurojnë trajtimin e vazhdueshëm të rasteve prioritarë, në mënyrë që institucionet e reja të mund të krijohen plotësisht.

BE-ja, së bashku me SHBA-në në ONM, do të vazhdojë ta mbështesë këtë proces në mënyrë që populli shqiptar të përfitojë nga reforma dhe të krenohet me ndryshimin që kërkoi dhe që e ka dëshiruar për një kohë kaq të gjatë.

17 komente në “Sulmi ndaj BE për reformën në drejtësi, shefja e ONM “kryqëzon” Metën: Të frikësuarit duan ta pengojnë, nuk do lejohen”

  1. Qazo says:

    Mer nje thes me lek ti zonje dhe shko tall pallasken andej nga karaibet , se kta qe ti gjoia do ti denosh sot , i ka mbrojtur europa dhe amerika Qe nga viti 90t , vet i keni pagezuar , vet i specializuat ne artin e hajdutllikut , tani kerkoni te beni te kunderten po esht pak si von apo jo.se me supermilioneret nuk tall dot njeri bythen mjaft me prralla 30 vjeçare.

    1. Flutura says:

      Me mire von se kurre!!!!

      1. bureto says:

        Shpresa e vetme që i ka mbetur popullit. Ai është apo mbetet me veshët ngrehur dhe sytë ngulur tek ju. Mos e zhgënjeni!

    2. Puna jote aferim Qazim says:

      Qazo kur te shkul mustaqen e majte hiqja pordhes djathtas dhe kur te shkul mustaqen e djathte hiqja pordhes ne te mengjer. Tani “topin e maskarallekut” ua hedhim te huajve. Keshtu o Qazo trimi. Kjo klase politike e korruptuar qe I kundervihet Vettingut dhe qe kane emeruar keta kusare te panginjur nuk kane faj???!!! Ah te kripsha trute o Qazo.

  2. Qazo says:

    Mer nje thes me lek ti zonje dhe shko tall pallasken andej nga karaibet , se kta qe ti gjoia do ti denosh sot , i ka mbrojtur europa dhe amerika Qe nga viti 90t , vet i keni pagezuar , vet i specializuat ne artin e hajdutllikut , tani kerkoni te beni te kunderten , po esht pak si von , apo jo.se me supermilioneret nuk tall dot njeri bythen siç pretendon zotrote , me luanin ben si te duash sa esht kelysh , po u rrit e u forcua i rru sumen thon durrsaket , mjaft me prralla 30 vjeçare.

  3. Arturi says:

    Ti Qazo qazo e ke e qazo ta thone Po mire evropa dhe ShBA u tha ketyre krimineleve Vidhni shkaterroni dhe vrani denoni ke te doni dhe kush tu dale perpara se pa breke Kane qene dhe sot Jane si pashallare dhe se lene ate vend te marri fryme .Po kush ka vjedhur kush ka bere krime te denohet keta politikane qe duhet te ishin dakort keta dalin kunder perse Drejtesia eshte per nje shtet funksional dhe as per Meten as per berishen e as per ramen Prandaj duhet ti falenderojme si Evropen dhe ShBA per dicka te mire qe Po bejne ne interesin tone se Po te jete perpolitikanet vete maskarallek do shikoje Flm flm Europe flm flm ShBA

  4. ¬ says:

    Ka 50 vite që e kemi kuptuar që BE është armike e Shqipërisë.

  5. Dymi says:

    Qazo mavria, futi nje tas groshe, se aq kupton ti o teveqel. C’ te duhet qe futesh ne te thella.Ti ne vend te trurit ke tallash Misto Mame.

  6. Koli says:

    Te shohim kete drejtesine e re qe po lind a do ta coje ne banken e te akuzuarit kryemafiozin e menaxherin e korrupsionit Ilir Meten.

  7. Kuq e zi says:

    Nuk lexova asnje fjale se pse vetingu eshte bllokuar deri ne shtator?

  8. H says:

    Fajin që ne jemi hajdutë, të degjeneruar dhe të korruptuar , e ka evropa dhe America .

  9. Drejtesi says:

    Te lumte. Mafja ne pushtet bashke me bythlepiret e portaleve po dridhen… nese nuk behet drejtesia ska per tu bere kurre Shqiperia!

  10. Ju perfaqesues te OSBE keni kaq inteligjence ta kuptoni situaten ne vendin tone ….. ka kohe qe ata qe kane abuzuar me pushtetin e me shtetin pengojne sistematikisht sepse eshte normale qe nuk ju pelqen vendosja e drejtesise nga e cila ata te paret do ta paguajne me koken e tyre .Prandaj mbeshtetja juaj eshte vendimtare eshte nje veprim historik te cilin populli yne jua ka borxh gjithe jeten .Mirenjiohje e thelle per BE USA OSBE dhe organizma te tjere qe kontribojne ne vendosjen e nje sistemi solid drejtesie …. vetem keshtu do beje perpara ky vend

  11. Miku says:

    Kjo zonja do vazhdoje te llape,sa te mbarojn fodet e dhena per kete mavri drejtesi.Kur nuk do kete me Euro,kjo do ktheje dhe do thote keta poletikanet shqipetare jane burra shteti.Shko bej dhe ti shurren si paraardhsit e tu.Europa i ka bare bidonat Shqiperise qysh me 1913.Sot vini te hani ato qe jepni dhe tevidhni ckeni mundesi.Ku do ti gjesh ti keta te ndershem,ku jame qe ne nuk i njohkam dhe ti i ditke,thuaj ndonje emer…..

  12. ANDONI KOKA says:

    E NDERUARA ZONJE ! QE POPULLI SHQIPTAR TE KENAQET ME FJALE TE BUKURA PER DREJTESI
    MOS SHPRESONI KURRE ! NE DUAM NGA DREJTESIA QE PO REKLAMONI , BURGOSJEN E
    S,R,BERISHES, I,METES, L, BASHES, F,MEDIU ,TE CILET JANE FAJTORET KRYESORE TE GJENDJES
    NE SHQIPERI. KANE GRABITUR PASURINE KOMBETARE,KANE VRARE DHJTRA NJEREZ,
    KANE PERDORUR ARMET KUNDER POPULLIT, PO KENI FUQI ARRESTOINI !

  13. Dajaku says:

    Thjesht likja sala bash jane kunder USA ??. Pritni reagimin e USA qe vjen keto dite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje