Zbardhen të ardhurat e Bashës, bashkëshortja siguroi 55 mijë euro në vitin 2018. Ja sa kanë fituar Berisha, Zeni dhe Argita, vitin që lamë pas

24 Maj 2019, 09:47Politika TEMA

Në familjen e kreut të opozitës, Lulzim Basha peshën më të madhe të të ardhurave financiare, të paktën për vitin 2018, e mban bashkëshortja e tij, Aurela Basha.

Në deklaratën e pasurisë për vitin 2018 të dorëzuar në ILDKPI, kryedemokrati Basha deklaron si të ardhura të veta vetëm pagën si deputet dhe të ardhurat nga mbulimet e shpenzimeve të karburantit dhe telefonisë celulare që paguhen po nga Kuvendi.

Kështu, Basha ka deklaruar për vitin 2018 një shumë prej 1335462 lekësh të ardhura nga paga dhe afro 535 mijë lekë të rinj si pagesë për mbulimin e karburantit dhe telefonit.

Ndërkohë që për të 2018 ka qenë një vit me ardhura relativisht të ulëta, kjo nuk mund të thuhet për bashkëshorten e tij, Aurela Basha. Ajo ka siguruar afro 55 mijë euro të ardhura për 2018 nga puna.

Më konkretisht bashkëshortja e Bashës ka deklaruar 32.705 euro të ardhura nga paga si drejtore programesh në EWCP dhe 22664 euro të ardhura nga rikalkulimi i shërbimit të taksave, raporton tirananews.al.

Deklarata e pasurisë e Lulzim Bashës:

Të ardhura nga paga si deputetë në Kuvendin e Shqipërisë nga data 1 janar 2018 deri më 31 Dhjetor 2018 – 1335462 lekë

Të ardhura nga mbulimi i shpenzimeve të telefonisë së Kuvendit të Shqipërisë – 204.000 lekë

Të ardhura nga mbulimi I shpenzimeve të karburantit nga Kuvendi I Shqipërisë – 330176 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si drejtore programesh në EWCP nga 1 Janari 2018 deri në 31.12.2018 – 32.705 euro

Të ardhura nga rikalkulimi I shërbimit të taksave të bashkëshortes në pozicionin si Drejtore Programesh në EwCP për vitet 2014-2017 – 22664 euro

Pasuria e familjes Berisha

Nuk mbete pas për nga pasuria as ish-kryeministri Sali Berisha. Edhe pse dogji mandatin dhe nuk është më në sallën e parlamentit, të ardhurat e familjes së tij vetëm rriten. Vetë Berisha ka deklaruar pagën dhe pensionin e bashkëshortes, por djali e vajza e tij kanë mijëra euro të ardhura. Vajza ka deklaruar rreth 8 llogari bankare, një prej të cilave me 43.658 euro.

Por ajo ka deklaruar shumë burime të ardhurash, nga paga si pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, te pagat si pedagoge në universitete private. Ndërkohë, të ardhurat më të shumta i ka nga qeratë, plot 28.829 euro në vit. Edhe djali i Berishës ka të ardhura të larta. Shkëlzen Berisha ka deklaruar llogari bankare, 88.769 euro, të ardhur nga puna në “Albanian legal Company”, 1.050.000 lekë dhe të ardhura nga konsulenca, 6.700.000 lekë. Po ashtu ka deklaruar shlyerje pjesore huaje, 90.000 euro dhe kthim huaje 10.000 euro.

Sali Berisha

Llogari bankare, +696.924 lekë

Paga dhe shpërblime në Kuvend, 1.324.820 lekë

Të ardhura nga dietat, 571.801 lekë

Interes bankare, 356 lekë

Liri Berisha(Bashkëshortja)

Llogari bankare, +1.150 lekë

Llogari bankare, +128 lekë

Të ardhura nga pensioni, 366.512 lekë

Të ardhura nga interesat, 1.505 lekë

Argita Malltezi(Vajza)

Llogari bankare, -211.024 lekë

Llogari bankare, +167 USD

Llogari bankare, -32 USD

Llogari bankare, -505.700 lekë

Llogari bankare, -793 lekë

Llogari bankare, 2.644.283 lekë

Llogari bankare, -12.596 euro

Llogari bankare, +43.658 euro

Të ardhura nga paga si pedagoge, Fakulteti i Drejtësisë, 1.086.464 lekë

Të ardhur nga mësimdhënia në fakultete private, 1.829.280 lekë

E drejta e autorit, 356.800 lekë

Të ardhura nga qeratë, 28.829 euro

Honorare, 659.240 lekë

Rimbursim, shërbime shëndetësore 6.874 euro

Shkëlzen Berisha(Djali)

Llogari bankare, 88.769 euro

Llogari bankare, 6.943 lekë

Llogari bankare Suedi, -16.395 SEK

Të ardhur nga puna në “Albanian legal Company”, 1.050.000 lekë

Të ardhura nga konsulenca, 6.700.000 lekë

Shlyerje pjesore huaje, 90.000 euro

Kthim huaje, 10.000 euro

Të deklarua më herët dhe arkëtuar në 2018, 2.281.228 lekë nga puna si konsulent

4 komente në “Zbardhen të ardhurat e Bashës, bashkëshortja siguroi 55 mijë euro në vitin 2018. Ja sa kanë fituar Berisha, Zeni dhe Argita, vitin që lamë pas”

  1. Lani says:

    Sa keq kur i shikon qe shkelin barin!

    1. Deep State says:

      Do ishte ne interes te lexuesve qe Tema te na tregonte edhe pasurite e Metes dhe vecanerisht Gjeneralit te Surrelit dhe nuk e kam fjalen per ato Off-Shore.

  2. syte nga luli says:

    Pu puuuuu , pra ky eshte ai qe mendon per popullin e varfer?????? Ilir Meta i dyte , i qeshur, i dashur me popullin dhe vetem vidh , ptyyyy rrace hajdutesh

  3. Rromes says:

    Non si capisce njeher me lek te reja njeher me te vjetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje