Testimet, “Shell” gjen naftë në Berat

24 Maj 2019, 16:59Ekonomia TEMA

Testimet e para për naftë në afërsi të Beratit kanë rezultuar pozitive. Në një njoftim të kompanisë  thuhet se testimet e para të Shell Upstream Albania B.V. në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit, konfirmojnë potencialin e prurjeve të një zbulimi të rëndësishëm nafte të lehtë.

Në emër të kompanisë, Marc Gerrits, zv.presidenti ekzekutiv i Shell për Eksplorimin, shprehet  i kënaqur që këto testime të para kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe shton se kompania pret të rrisë biznesin në Shqipëri.

Testimi disa ditor i pusit u krye sipas pritshmërive, me një prurje potenciale të disa mijëra fuçive nafte në ditë. Volumi komercial i rikuperueshëm i naftës nga Shpiragu duhet përcaktuar më tej përmes aktivitetesh të tjera vlerësuese.

Zbulimi i Shqipragut, në një rezervuar karbonatik të frakturuar, është në një strukturë gjeologjike të njëjtë me fushat e mëdha të Val D’Agrit dhe Tempa Rossas në Itali, ku “Shell” ka një pozicion të rëndësishëm jooperues.

Kompania njofton se hapi tjetër në programin vlerësues është kryerja e një testimit vlerësues të gjatë në pusin Shpirag-4, pasuar nga shpimi vlerësues në pusin Shpirag-3. Paralelisht Shell planifikon të kryejë shpime pusesh të tjerë vlerësues brenda blloqeve, për të cilat gëzon të drejtën e testimit të potencialit.

4 komente në “Testimet, “Shell” gjen naftë në Berat”

  1. armstrong says:

    Gjetem aliene ne Hene! Si gallatat e NASA shpeshhere……

  2. Qytetari says:

    Ky eshte nje zbulim fantastik, qe do te thote se e gjithe popullsia e Beratit por dhe me tej , te rregullojne ekonomine dhe te jetojne per bukuri.
    E njejta gje duhet te ndodhte edhe ne Durres, qe e kane portin ne dere te shtepise…
    Por fatkeqesisht, keto gjera jane zaptuar nga bandite oligark me ortakeri politikanet

  3. Al paci says:

    Mos dhe kjo i duhet Beratit, do vijne mafja e madhe dhe do shkatrrojne cdo gje qe do gjejne perpara, do helmohen nga era e gazit dhe do u prishen shtepite nga shpertimet banoreve te zones, sice ndothe ne patos marinxe, se per te perfituare ase banoret e zones dhe ase arka e shtetit ska per te mare nje cente. Ne shtete te korruptuare eshte mallkim te kete pasuri natyrore.

    1. As mish as peshk says:

      Bashkohem me mendimin tend.Nafta per republikat banane si Shiperia eshte mallkim. Kompanite e huaja do vijne te vjedhin naften e ndotin ambjentin.Do perfundojme si Venezuela dhe Nigeria. Gjithe bota po shkon drejt energjive te pastra e ne i gezohemi gjetjes se naftes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje