Ljubljana, kryeqyteti i Sllovenisë, është gjithë gjelbërim, ajri është i pastër dhe në parqet e tij jetojnë drerë, lepuj e breshka. Ai është kryeqyteti i parë europian me zero mbetje.
15 vjet më parë mbeturinat shkonin drejt e në landfill. “Është e shtrenjë dhe dhe po hedhim tutje burimet tona”, tha Nina Sankovič e kompanisë së menaxhimit të mbetjeve të qytetit “Voka Snaga”. Aty filloi ndryshimi.
Në vitin 2002 qyteti filloi të mblidhte letrën, qelqin dhe 4 vjet më vonë filloi mbledhjen e mbetjeve organike derë më derë.
Më 2013 në çdo derë merreshin mbetjet për riciklim, të ndara në kategori.
Rezultati qe mbresëlënës. Më 2008 qyteti riciklonte vetëm 29.3%, kurse sot ka arritur në 68%, kurse pikat e grumbullimit të mbetjeve kanë 80% më pak plehra.
Kryeqyteti slloven tani prodhon vetëm 115 kg mbetje për banor në vit (qyteti i vogël italian Treviso, mban vendin e parë me 59 kg).
Trajtimi i mbetjeve biologjike u bë një hap i rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit të qytetit për të arritur rreth 75% riciklim gjer më 2025. Qendra Rajonale për Menaxhimin e Mbetjeve u hap më 2015 dhe sot shërben më se çerekun e Sllovenisë, përdor gaz natyral për ngrohje dhe elektricitet, përpunon rreth 95% të mbetjeve në materiale të riciklueshme dhe dërgon rreth 5% të tyre në pikën e grumbullimit të mbetjeve. Mbetjet bio i kthen në komposto të cilësisë së lartë për kopshtarinë.
Por nuk është vetëm meritë e përpunimit, pasi parandalimi, ripërdorimi dhe riciklimi i shkojnë krah për krah.
Përveç mbledhjes derë më derë, Ljubljana ka edhe dy qendra të tjera për riciklim ku qytetarët mund të dërgojnë mbetjet e tyre. Ato janë bërë aq popullore, sa planifikohet të ndërtohen edhe të tjera.
“Nuk e mbaj më mend kohën kur nuk i ndanim mbetjet”, thotë një banor.
Gjërat që nuk janë thyer përdoren sërish: Sendet kontrollohen, pastrohen dhe shiten me çmime të ulëta. Dhe çdo javë organizohet një workshop që u tregon qytetarëve se si t’i rregullojnë gjërat që u prishen.
Dyqanet zero-humbje janë tashmë një fakt në Ljubljana. Kompania “Voka Snaga” prodhon me makinat e veta produkte shtëpiake, me lëndë të nxjerrë departamenti i mbeturinave. Një risi tjetër është se të gjitha institucionet komunale përdorin letër higjienike të prodhuar nga qumështi i ricikluar dhe paketimi i lëngjeve.
Në qendrën historike të qytetit, për shkak të mungesës së hapësirës, “Voka Snaga” ka vënë nën dhe 67 grupe kazanësh, të cilët hapen me kartë që e kanë të gjithë banorët qytetit.
Edhe pse plot me turistë, qendra e qytetit është e pastër. Pastruesit mbledhin çdo gjë dhe makinat me ujë e detergjent bio janë kudo. Në çdo cep ka kosha të ndarë për çdo lloj mbetjeje. /Sipas The Guardian, përgatiti Erina Çoku/
Ka 3 vjet që s’ka protesta te ata. Kriza dhe papunsia janë présent por e dinë që protesta s’është zgjidhje.
Sa bukur pamjet, shtet me kultur dhe identitet, krahasojeni me qytetet tona, pa kultur pa identitet dhe minare kudo.
Cfar asht ky qumeshti riciklueshem aman se po na hiqni trurin .