Ministri i Jashtëm iranian: Ne do të shohim fundin e Trump, por ai kurrë të Iranit

25 Maj 2019, 09:29Bota TEMA

“Irani do të shohë fundin e presidentit amerikan Donald Trump, por Trump kurrë nuk do të shohë fundin e Iranit”.

Kështu tha ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, pas një lufte verbale midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Duke folur nga Islamabadi i Pakistanit, kreu i diplomacisë iraniane sulmoi përsëri  shefin e Shtëpisë së Bardhë për një nga deklaratat e fundit në tëitter ku akuzonte Republikën Islamike të Iranit për mbështetjen e organizatave terroriste.

“Donald Trump është terrorist i vërtetë,” tha Zarif.

“Ai është përgjegjës për terrorizmin ekonomik që po kryen kundër Iranit”.

Në një postim të dielën, Trump shkroi se nëse Teherani dëshiron të luftojë, do të jetë fundi zyrtar i Iranit. Asnjëherë nuk do mund të kërcënojë më Shtetet e Bashkuara”.

Në përgjigje Ministri i Jashtëm iranian u shpreh: “Ne do të shohim fundin e Trump, por ai kurrë nuk do të shohë fundin e Iranit”.

1 komente në “Ministri i Jashtëm iranian: Ne do të shohim fundin e Trump, por ai kurrë të Iranit”

  1. ¬ says:

    E kanë shijuar jetën së tepërmi udhëheqësit e Teheranit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje