Turqi, gjendet një libër i vjetër 1.400 vjet

24 Maj 2019, 15:00Bota TEMA

Në qytetin Diyarbakır të Turqisë ka nisur një hetim kundër 6 personave të dyshuar të cilët janë kapur në përpjekje për të shitur një libër me motive fetare për të cilin mendohet se është i vjetër 1.400 vjet, transmeton Anadolu Agency.

Sipas një deklarate nga prefektura, mësohet se falë punës së ekipeve të Drejtorisë së luftës kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar të komandës së xhandarmërisë së qytetit u morën informacione se 3 të dyshuarit me banim në qendër të qytetit po kërkonin blerës për libirin që posedon motive fetare të përbërë nga 36 faqe i shkruar në letër papirus.

Në kuadër të këtij informacioni u zhvillua një operacion ku personat e dyshuar në fjalë u kapën në flagrancë teksa përpiqeshin për të shitur librin me motive fetare i cili është konfiskuar.

Libri me motive fetare i përbërë nga 36 faqe i shkruar në letër papirus me kapak lëkure është marrë nën mbrojtje dhe kundër 6 të dyshuarve ka nisur një hetim.

4 komente në “Turqi, gjendet një libër i vjetër 1.400 vjet”

  1. IVONI says:

    Ka nisur hetim se pse e gjeten librin ..? Apo behet fjale per mashtrim ?!

  2. Kurkues says:

    Po pse nuk e thuya more Mero « floke denduri »  qe libre ishte i shkruar ne Shqip -dardanelisht ! Perse na i mban te fshehte,apo ben politicien e grekut ??!!

  3. shoku_qelis _njit says:

    i kapen se duan te shesin librin? apo i kapen se bejne propagande fetare? o gazekar se na dhive tu qesh ? ?
    po mir mo lla’ po ate Gjushen e Dyrrahut e keni pa qe eshte 2000 vjet dhe nuk ka afat skadence :D:D
    Po te pyesesh ndonje arkeolog te mirefillte qe numurohen me gishtat e njeres dore ne Albanistan lidhur me Gjushen dhe hordhite e tij do te mesosh se sa vlere ka Gjushja i Dyrrahut te lashte ke dhe amforat e Kumbaros kur pozon profil perkrah shumekateshve dhe qe rrezaton habi dhe pasiguri ? ?
    po Gjushja ka vlere per Dyrrahun dhe ka lene gjurme Legjenda Gjushe ? ? ?

    Morali eshte mese i qarte o gazekar, perdor analogji heren tjeter dhe Mero do te japi nje bonus me te larte

  4. M. BAZE says:

    36 faqe me siguri shqip do jet shkruar, 36 shkronja nuk kemi neve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje