FOTOT/ Me lot në sy Theresa May njofton dorëheqjen: Iki më 7 qershor

24 Maj 2019, 11:44Bota TEMA
FOTOT/ Me lot në sy Theresa May njofton dorëheqjen: Iki më 7

Kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi se do të dorëhiqet më 7 qershor, duke hapur rrugën për një kryeministër të ri të Britanisë së Madhe.

Në një deklaratë për median May tha se ajo kishte “bërë më të mirën” për të respektuar rezultatin e referendumit për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Ajo shprehu “keqardhjeje të thellë” se nuk kishte qenë në gjendje të përfundonte procesin e Brexit-it.

Megjithatë ajo tha se një kryeministër i ri është “në interesin më të mirë të vendit”.

Ndëkohë mbylljen e fjalimit të dorëheqjes May e ka bërë me lot në sy.

May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqje pasi disa deputetë të partisë së saj dolën kundër planit të ri të Brexit-it, të cilin May tha se do ta dërgojë për votim në parlament.

Që nga janari i këtij viti, parlamenti britanik ka hedhur poshtë tri herë marrëveshjen e largimit të Britanisë nga BE-ja.

(TemA)

2 komente në “FOTOT/ Me lot në sy Theresa May njofton dorëheqjen: Iki më 7 qershor”

  1. ¬ says:

    Të gjithë s’janë Frikacak si President Meta.

  2. si te ja bej says:

    Ore, po keta njerezit e keqinj, gjithmone qajne edhe kur lene pushtetin pa i rrahur por duke u a kerkuar se kane bere mekate. E mbani mend Saliun ne 2013-en si fshinte lotet me shami e ajo vajza qante me denese? Fashistet dhe kriminelat e hajdutet qajne se qajne per vete .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje