Kur ju shoh që pëlqeni dhunën, mua m’i sillni zorrët te goja

25 Maj 2019, 09:07Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Unë i rri larg dhunës fizike, dhe atyre që ushtrojnë dhunë fizike, dhe atyre që e nxisin këtë dhunë. Me njerëz të dhunshëm nuk dua të kem të bëj. Dhe me këtë fakt shpjegohen më së shumti edhe qëndrime të mijat publike kundër nerëzve të caktuar me ndikim të madh politik e publik.

Njerëzit e dhunshëm ma shpifin. Njerëzit e dhunshëm janë të neveritshëm. Dhe Shqipëria, duhet ta themi këtë, është e mbushur me njerëz të dhunshëm. Më shumë se çdo gjë tjetër, në Shqipëri ka njerëz të dhunshëm.

Ndoshta mund të ketë më shumë njerëz të korruptuar, por unë jam i prirur të besoj se ka më shumë njerëz të dhunshëm sesa njerëz të korruptuar, sidoqë e di që korrupsionin e kemi në gjak, bashkë me albuminën, proteinat, glukozën, kolesterolin, etj.

Ne e duam dhunën. E keni dëgjuar shprehjen “huri ka dalë nga xheneti”? Është e jona. Nuk di nga e kemi marrë.

Nuk di nëse kjo shprehje, kjo frazë, ka qenë pjesë e ethosit osman apo arab, por edhe nëse ka qenë, është interesant fakti që ne e kemi pëlqyer kaq shumë, sa e kemi bërë tak-fak pjesë të ethosit tonë. Huri ka dalë nga xheneti. Pa mendojeni pak!

Në xhenet, ç’është e vërteta, nuk ka hunj. Kështu thonë ata që besojnë se ka një xhenet. Në xhenet ka pemë, ka hije, ka lumenj, ka djem që shërbejnë shishe vere, ndoshta Brunello di Montalcino, ka edhe virgjëresha që janë në dispozicion të burrave që përfundojnë në parajsë, ka e çfarë nuk ka, por hunj nuk ka.

Nuk ka se si të ketë. Huri në parajsë është i pamundur pa aq sa është i pamundur edhe mendimi në kokën e idiotit. Ne shqiptarët nuk është se nuk e dimë këtë gjë. E dimë, por ngaqë huri na pëlqen shumë, na vjen mirë t’i gjejmë për burim më të mirën e botëve, dmth parajsën. Sa të çmendur që jemi.

Ju prisni që këtë ide ta ilustroj me klasën politike. Jo, po e ilustroj me një ngjarje tjetër. Pardje, disa studentë dolën të protestonin te Ministria e Arsimit. Kanë kërkesa që ia drejtojnë qeverisë. Dhe kjo është punë e tyre. Dhe kjo është ok. Por në një moment të caktuar u mor vesh se ata kishin shkuar atje për të përdorur dhunë, për t’u sjellë si njerëz të dhunshëm. Dhe filluan të gjuajnë në drejtim të ndërtesës së Ministrisë. U thyen edhe xhama.

Ky është një veprim marrok, apo jo? Nëse nuk biem dakord që ky është një veprim marrok, unë nuk e di pse duhet të biem dakord që rruga Tiranë-Tropojë është më e shkurtër se rruga Tiranë-Tokio. Mirëpo ja që ata studentët e panë të udhës të sillen si të dhunshëm.

Kushedi se çfarë u thotë truri. Nëse e kanë këtë të fundit, trurin. Sepse unë mendoj që ata kanë çdo gjë, por jo trurin. Ndryshe, do dilnin të protestonin, e jo të silleshin si rrugaçë.

Asnjë shqiptar nuk doli t’u thoshte: Hej, çfarë po bëni? Asnjë pedagog nuk doli t’u tërhiqte vërejtjen, e t’u thoshte se nuk ka nevojë të thyesh xhamat e ministrisë. Përkundrazi, të gjithë e kanë në majë të gjuhës justifikimin: Emo se ca xhama u thyen! A, ju kërkoj ndjesë, ishte një pedagog që e ngriti zërin. Ishte një pedagoge. Veçse ishte një pedagoge amerikane. Quhet Lory E. Amy.

Nuk di pse u ndodh atje. Por në momentin që pa se të rinjtë po hidhnin sende të forta e gurë në drejtim të ministrisë, ajo shpërtheu.

Dhe studentët e shihnin në sy, pa reaguar, si të kishin përballë një aliene. Nuk dinin ç’t’i thoshin. Ata që janë shumë të zotë të shtien me gurë e të kacafyten, mbetën si guakë përballë asaj zonje.

Hej studentë që ushtroni dhunë, ndoshta nuk ju bëhet vonë, por unë po ju them: Kur ju shoh që pëlqeni dhunën, mua m’i sillni zorrët te goja.

19 komente në “Kur ju shoh që pëlqeni dhunën, mua m’i sillni zorrët te goja”

  1. qazim says:

    Te falenderoj zoteri pershkrimin dje mesazhin.Ndjehem keq qe ka kaq pak reagime per dhunen dhe ate qe po ndodh sot e qe riciklohet here pas here.Me vjen keq dhe ndjehem teper i nervozuar qe opinionberesit e ketije vendi ne vend qe te bejne kete qe ben ti,e nxisin kete dhune ne menyren me te paskrupullt.

  2. Timi says:

    Nuk jane studente jane zagaret zorraxhinj te organizatave terroriste pd dhe lsi.

  3. mik says:

    Ne fakt, Mustafa Nano ne cdo panel televiziv ( perjashto Provokacja ) gjithmone kercen e merr zjarr me dike, duke dal jasht kontrollit !! Pa dashte me eksaxhiru, sjellja e tij ne gjak nxehtesi e siper asht deri diku nje far dhune apo element i saj.

  4. E ke shume drejt por, raca shqiptare ke shume fjale te urta per drurin, si: Nje dru i shtrember prish gjithe stiven, kush te reh te don, zihemi se duhemi, e shume te tjera. Ne protesten e sotme duhet te shkruhen me fjale te madha: “Mos vrisni policet por vrisni ata qe jane ne politike dhe qe ju detyrojne t e dilni ne bulevard”. Kjo fjale duhet te shkruhet me germa te medha ne cdo shtylle ne murre, apo ne vitrinat e dyqaneve.

  5. Adi says:

    Fakti qe mbeten si guake eshte me i rende se dhuna muc. Se tregon qe jane tamam njerez primitive qe nuk dine ca bejne. Kur e pyeten nje demostrues jelekverdhe ne france, ndersa po thyenin skulpurat te harku i triunfit ai tha – ne nuk na pelqen te thyejme po fatkeqesisht vetem kur thyejme na degjojne. Po muci kaq thelle nuk shkon dot

  6. Krimineli i pandeshkuar Salih Ram Berisha says:

    Sillen ne ate menyre zoti Nano,sepse frymezohen nga babai i dhunes dhe i krimit te ketij vendi,nga Salih Serb Berishovici e dishepujt e tij,tavarishi lyl dhe bucja e lilo presidentleshit me nje cizme,jane te kategorise se Petritbufovasilit e kompani,pa harruar ketu trimin e UDB-se Noka,qe ka guximin te futet ne zyrat e policise e te zere oficeret e policise per gryke.C’ti besh,kur se ze ndonje nga ata e t’ja fuse mire e mire nga mbrapa dhe te lere kapelen pastaj,se ai e ka hak.Kjo eshte shkolla e largqoftit Berishe Serbomadhit,te gjithe e kemi pare se si eshte sjellur ai qofte ne pushtet kur ka qene( larg qofte ajo dite te vijne ne pushtet kerma si ai) ashtu dhe ne opozite (sidomos kur Espinoza shqiptar i politikes ishte kryekar parlamenti dhe e lejonte te bente c’te donte dhe te shante e shpifte me liber shtepie kedo qe i behej pengese!Ata me demek studente qe u sollen ashtu,duan te duken para eproreve te tyre se jane ushtare besnike te tyre dhe mund te bejne dhe gjera me te medha….se sa per studentet,ata vertet demonstruan por nuk bene deme dhe u sollen si njerez.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte e pakuptushme te prishesh pronen tende=e perbashket.. Eshte e pakuptushme te shkaterrosh per politiken dhe agjenden e tjetrit.. Eshte e pakuptushme te protestosh se po te prishet nje shpi apo ndertese qe ndertove pa lejen e shoqerise verdall teje duke injoruar jetesen e tyre..Eshte e pakuptushme te tentosh te hysh ne Parlamentin e sovranit sepse qeverria qenka e korruptuar.. Eshte e pakuptushme te shkruash budalliqe tek shpia e nje komisjoneri te larte a thua ky do ti ndrroj mendjen zgjedhsve.. Veprime te pakuptushme te infioritetit shqiptar.. Ke te drejt, e kemi dhunen ne DNA .. Na pelqen.. Me duket se e kemi trasheguar me shume nga ruset se osmanet.. Si me rakin dhe vodken.. Jemi pak me koken me cepa dhe politika e perdor ate qe kemi ne gen.. Sidomos Sali Marroshi qe thote se kishte snajpera te vriste liderin e opozites live ne ekran dhe gazetaret qe kishin kapur mjekrren nga te menduarit e degjonin dhe nuk mendon te guxoje njeri ta perceptoje e ta pyesi: Si do ta vrisje ti liderin e gjysmes tjeter te popullates sepse ushtroj dhune mbi kryeministri?!?! Cfare do te ishte alternativa tjeter pastaj o Marrosh per gjysmen tjeter te popullates po ta kishe vrare?!?! Dhuna verbale e pranushme ne ekran ktu eshte problemi.. Dhe nga lejimi I te shprehurit, ne lejim, tolerim fizik..

  8. Komentuesi says:

    Zoti Nano! Ata,nje grusht studentesh qe bene proteste,nuk eshte se atyre u thot truri te godisin me gure dhe te thyejne xhamat,por partia qe i drejton,i organizon dhe i porosit te sillen te dhunshem.Kuptohet qart se opozita po ecen ne drejtimin e kundert dhe jo ne rrugen e zotit.Populli e kupton dhe do i ndeshkoi rende.Ata kane nje gusht rrugaçesh qe thrrasin rrofte Basha dhe Rama ik,kujtojne se kane te gjithe popullin pas vehtes.Jane budallenj.Nuk e kan popullin me vehte po kundra.

  9. Ben says:

    Tani te paska ardhur truri dhe ty. Merr edhe ca analistë dhe politikane e tjerë me vete.

  10. Poshtë kriminelët !!? says:

    Kriminelët kanë dhunën udhqim , or Muç !!

  11. Berti says:

    Duhet te jete qe ka dale nga xheneti dmth ka ikur, ka dale jashte xhenetit sepse nuk pranohet atje apo jo, pastaj ne shqiptaret, ene mas anaj. ..

  12. shtetari says:

    Ka nje zgjidhje kjo pune Z. Muc,

    Mqs jemi tek turku se ndofta prej tyre e kemi marre shprehjen e hurit, atyre qe shkaterrojne pronat publike duhet me ju shku ne pronat e tyre shtepi, vila, etj dhe me ua be pershesh. Dhuna e Shtetit eshte ilaci me i mire per keta horra. Athere besoj shume se cfare do ju vij ne tru ketyre plehrave – te protestosh per Sali Sheqeren – dobicin e perjetshem eshte kulmi i idiotizmit. Shteti te shkerdhen robt e kjo dihet gjithandej ne bote.

  13. aleko says:

    keshtu jane Amerikanet,te qete , te sjellshem e te matur , por kur shohin se dikush ,kushdo qofte, tenton tu prish rregullin dhe qetsin jo vec ne shtepin e tyre por kudo ne ambjente publike ,shperthejne dhe nderhyjne me ashpersine me te madhe , reagojne ashper kunder kujdo qe prish jeten e tyre dhe te mbare vendit.E kunderta ndodh me Shqipetaret qem aq shume e duan dhunen, shfaqen tejet individualist , indifferent percfaredo e keqe qe ndodh perpara fytyres setyre , duke bashkejetuar pa problem me te keqen , madje dhe me krimin. Fjalori I ashper dhe dhuna jane bere pjese e karakterit te tyre dhe sic po shohim te njejten rruge po ndjek dhe brazi I ri qe eshte e arthmja.Eshte frut I sjelljes dhe politikes brutale te sundimtareve postkomunist gjate ketyre 30 viteve , me ne krye politikanin , ekstremist , anarchist e aventuvjer , kriminelin Sali Berisha qe coi ne degradimin moral , ekonomik , politik , social e atdhetare te shqiperise ne keto 30 vite.Ai hodhi faren e keqe qe veshtire seckulet me..beni sehire o shqipetare!..

  14. albaniafirst says:

    Zoti Nano-eshte e vertete se ne e kemi ate shprehje ne leksikun tone qe “huri ka dale nga xheneti”. Turqit qendruan ne Ballkan me shume se 500 vjet dhe disa shprehje te tyre, bashke me fjale te huazuara mbeten ne zhargonin tone te perditshem. Ne fakt cdo vend e ka nje ane te sajen qe perdor “hurin”. Kjo eshte qeveria qe ka per detyre te mbaje rregullin dhe qetesine tek qytetaret e saj. Cdo qeveria, kudo ne bote, te tregon “hurin” po nuk zbatove ligjin. Perjashtim ben kjo mender qeveria jone qe ben nje vesh shurdh dhe nje sy qorr per hir te hapjes se negociatave per tu anetaresuar ne nje organizim shtetsh ku edhe ata qe jane brenda duan te dalin nje ore e me pare. PD/LSI e kane mbushur dhe derdhur kupen me kohe, por ne duhet ti durojme per hir te demokracise alla Europiane. Keshtuqe ne duhet te shohim cdo dite se si nje turme e cmendur qe me kujton historine a haxhi qamilsave qe shkaterronin cdo gje qe u dilte perpara me kelthitjet “dum, dum baben”. Ky shtet qe kemi, nuk duhet rrezuar se e kerkon Sali Berisha me qente e tij ,por se nuk eshte i afte ti tregoje vendin nje qelbesire si Sali Berisha me disa hora te tjere qe i vene nga pas. Eshte e turpshme qe K.Ministri Edi Rama, Ministri i tij i Brendshem bejne sehir shkaterrimin e vendit dhe ne vend qe ti ven fre kesaj maskarade te shemtuar, na bejne lloqe ne mediat sociale.

  15. NNP says:

    Une mendoj se me teper puna e drurit eshte frekuente ne fjalorin tone sepse ne jemi popull DRU ME PRE.

  16. Kombi says:

    Philozofi e plote.??

  17. lagja.brrakes says:

    Un menoj sa her te shofim ty na vin zorret ke goja. Le me fol ti na del stomaku nga goja.

    1. LASHTUK IPOTHONTIDHONI @LASHTUK PLATO says:

      hahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa stomaku te goja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje