Luftë totale mes “katër motrave”; ja variantet për t'u kualifikuar në Champions

25 Maj 2019, 15:13Sport TEMA

Gjithçka luhet në 90 minuta. Të gjitha këto skuadra të Serie A (katër motra): Atalanta, Inter, Milano dhe Roma, do t’i startojnë të dielën ndeshjet e tyre, në orën 20:30, që përkojnë me javën e fundit të kampionatit në Itali.

Duke qenë se të katërta synojnë një vend në klasifikimin përfundimtar (vendi i tretë apo i katërt), që siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve (sezonin e ardhshëm), drejtuesit e garës kanë garantuar bashkëkohshmëri absolute, si në nisjen e pjesëve të para, edhe të dytave, shkruan Telesport.

Në renditjen aktuale, Atalanta dhe Interi kanë kuotë të barabartë pikësh, nga 66 të tilla. Pastaj, brenda dy pikëve “notojnë” Milani (65) dhe Roma (63). Kujtojmë se në këtë “stacion” përmbyllës të Serie A, ballafaqimet që vendosin në këtë drejtim janë: Atalanta-Sassulo, Spal-Milan, Inter-Empoli dhe Roma-Parma. Ja variantet dhe shanset për kualifikim në Champions të secilës skuadër:

 

ATALANTA – 66 PIKË
1) Shkon në Champions nëse fiton ndeshjen e vet.
2) Shkon në Ligën e Kampionëve nëse barazon ndeshjen e vet, ndërsa njëri mes Milanit dhe Interit nuk fiton.
3) Shkon në Champions nëse humbet, por humbet edhe Interi, me kusht që të mos shkojnë të gjitha me 66 pikë.
4) Shkon në Champions nëse humbet dhe Milani nuk fiton, me kusht që Roma nuk fiton dhe Milani barazon, pa u varur nga Interi.

INTER – 66 PIKË
1) Shkon në Champions nëse fiton ndeshjen e vet.
2) Shkon në Ligën e Kampionëve nëse barazon vetë, edhe Milani barazon.
3) Shkon në Ligën e Kampionëve nëse Atalanta humbet, ndërsa Milani barazon.
4) Shkon në Ligën e Kampionëve nëse Atalanta merr pikë, por për aq kohë sa Milan nuk fiton. Megjithatë, nëse Milani humbet, Roma nuk duhet të fitojë me të paktën 5 gola diferencë.

MILAN – 65 PIKË
1) Shkon në Champions nëse fiton vetë dhe njëri mes Atalantës dhe Interit nuk fiton.
2) Shkon në Ligën e Kampionëve nëse vetë barazon, ndërsa Atalanta humb dhe Roma fiton (pavarësisht rezultatit të Interit).

ROMA – 63 PIKË
1) Shkon në Champions nëse fiton vetë dhe humbasin të gjithë ata që janë para në klasifikimin aktual.
2) Shkon në Ligën e Kampionëve me humbjen e Interit dhe Milanit, ndërsa Atalanta merr pikë, me kushtin që të fitojë vetë ndaj Parmës me të paktën 5 gola diferencë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje