FOTOT: Ishulli me 365 plazhe, nga një për çdo ditë të vitit

26 Maj 2019, 09:41Lifestyle TEMA
FOTOT: Ishulli me 365 plazhe, nga një për çdo ditë të

365 plazhe, nga një të ri për çdo ditë të vitit. Kjo është moto që përdoret vazhdimisht nga promotorët e Antiguas, për të tërhequr turistët.

Por e bukura qëndron se ky pretendim për ishullin e vogël në Karaibe është mëse i vërtetë.

Plazhet duket sikur nuk mbarojnë kurrë, me guva dhe “cepa” ku rëra e artë dhe uji i kristaltë tërheqin gjithmonë vëmendjen.

Edhe në kryeqytetin St. John, uji pranë portit ka një ngjyrë përrallore, edhe pse aty ankorohen çdo ditë jahte dhe anije turistike që sjellin mijëra vizitorë.

E gjithë kjo mrekulli, në vetëm 279 kilometra katrorë. Jo më kot, mes personave të famshëm që kanë blerë nga një pronë aty renditen Eric Clapton, Oprah dhe Giorgio Armani.

E nëse nuk e përballoni dot çmimin e pasurive të paluajtshme, stafi në më shumë se 30 hotele do t’ju bëjë të ndiheni si në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje