Trajkoviç: Vuçiç po ngadalëson hetimet për vrasjen e Ivanoviç

26 Maj 2019, 16:38Rajoni TEMA

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve në Kosovë, Rada Trajkoviç, është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po ngadëlëson qëllimisht hetimet rreth vrasjes së Oliver Ivanoviç.

Trajkoviç,  në një intervistë për Radio KIM, ka thënë se publiku dëshiron të dijë të vërtetën se kush e vrau Ivanoviçin dhe se ajo nuk do të heqë dorë nga kjo çështje deri sa të zbardhet e vërteta, raporton “Beta”.

“Është e qartë se ekziston një pengim dhe është e trishtueshme që pengesa ekziston në Beograd, sepse nuk i rekomandojnë Radojiçit që thjesht të dorëzohet dhe të dëshmojë pafajësinë e tij në një proces. Do t’i sigurohej logjistika e shtetit të Serbisë, në sigurimin e avokatëve dhe të gjitha atyre që thonë se i ka siguruar ‘Zyra për Kosovë e Metohi’ për të ndjerin Oliver Ivanoviç derisa ai kishte një proces gjyqësor, e jo ta mbajnë, kurse të gjithë ne jemi  fajtorë për diçka. Në fakt, unë sinqerisht dua dhe do të jem këmbëngulëse që të përfundimisht të gjendet kush e vrau Oliverin”, u shpreh ajo.

Sipas Trajkoviç  modeli i heshtjes së njerëzve jo vetëm që ka pasoja të tmerrshme, pork jo formë është përgatitje për likuidime të tjera.

Rada Trajkoviç tha se ka ngritur padi kundër presidentit  Aleksandar Vuçiç dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç  për rrezikimin e sigurisë personale.

Ajo tha se vrasja e Ivanoviçit dhe Dimitrije Janiçijeviqit është arsyeja kryesore pse askush nga përfaqësuesit e opozitës serbe nuk është kandiduar në zgjedhjet për kryetar në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat janë mbajtur të dielën.

1 komente në “Trajkoviç: Vuçiç po ngadalëson hetimet për vrasjen e Ivanoviç”

  1. ¬ says:

    Dhe te ne ka gabime politike. P. SH. : Opozita s’duhet të kishte bojkotuar zgjedhjet bashkiake të 30 Qërshorit dhe të largohej befasisht nga parlamenti pasi janë dy mënyra politike si ” empreinte digital ”, ku bie në sy brënda dhe jashtë vëndit në sferën politike për ‘faute grave’ ‘.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje