"1 miliardë lekë për Fondin e Kompensimit", drejtori i AMF-së raporton tek Ekonomia: Ja arritjet, sfidat dhe strategjia jonë

27 Maj 2019, 14:05Ekonomia TEMA

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka prezantuar bilancin e punës për vitin 2018.

Ka qenë drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi i cili ka raportuar në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

Në fjalën e tij, Koçi u ndal në zhvillimet dhe arritjet kryesore të vitit të kaluar si dhe përmendi disa nga sfidat me të cilat përballet Autoriteti apo tregjet nën mbikëqyrje.

Ndërkohë, ai përmendi si një nga arritjet më të rëndësishme zgjidhjen e problematikës së mbartur që nga viti 2002 me pagesat e Fondit të Kompensimit.

Vitin e kaluar, shoqëritë kanë paguar mbi 1 miliardë lekë për Fondin e Kompensimit, vlerë e cila për herë të parë tregon për pagesa të konsiderueshme të detyrimeve.

Gjithashtu, Koçi u shpreh se Autoriteti ka vijuar të ketë në qendër të vëmendjes mbrojtjen e konsumatorit dhe kjo është reflektuar përmes një sërë vendimesh.

“Një nga vendimet që ka sjellë më shumë ndikim te qytetarët është ndryshimi i Rregullores nr. 53 “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”. Sipas ndryshimeve të miratuara, nga 1 korriku 2018, qytetarët shqiptarë përfitojnë një rritje të konsiderueshme të dëmshpërblimit në rastet e aksidenteve”, citon Koçi.

Ai theksoi se Autoriteti rriti më tej transparencën, përmes publikimeve të reja me karakter financiar dhe edukues, si edhe njoftimeve paralajmëruese për investitorët e konsumatorët.

“Në lidhje me ecurinë e tregjeve nën mbikëqyrje, referuar tregut të sigurimeve, ai përmendi përmirësimin e dy treguesve të rëndësishëm: raporti dëme/prime, i cili për herë të parë arriti shifrën 42%, si edhe rritja me 26% e pagesës së dëmeve në krahasim me 2017 dhe me 47% më shumë në krahasim me vitin 2016:, thuhet ndër të tjera.

Koçi u shpreh AMF ka punuar për të përmbushur objektivat e përcaktuara në strategjinë 5-vjeçare dhe njëkohësisht ka plotësuar të gjitha rekomandimet e lëna nga Kuvendi.

“Ne synojmë që implementimi i kësaj Strategjie, që ka nisur vitin e kaluar, të nxisë zhvillimin e një tregu konkurrent dhe efiçent, duke krijuar njëkohësisht stabilitet afatgjatë, duke i dhënë mundësi krijimit të produkteve inovative, duke rritur besimin dhe mbrojtur konsumatorin me qëllim që nga tregu më i brishtë në rajonin e Ballkanit Perendimor të shkojmë drejt një tregu më të konsoliduar,” theksoi Koçi.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv përmendi gjithashtu projektligjet e hartuara nga Autoriteti që janë dërguar në Ministrinë e Financave, si projektligji “Për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit” dhe dy projektligjet “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe “Për Tregjet e Kapitalit”.

Gjatë mbledhjes në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave deputetët vlerësuan në përgjithësi punën e bërë nga Autoriteti, si në plotësim të të gjitha rekomandimeve të Kuvendit, ashtu edhe në drejtim të rritjes së mbikëqyrjes, mbrojtjes konsumatore dhe zhvillimit të tregjeve.

Në fund të fjalës së tij, Koçi u ndal te bashkëpunimi i Autoritetit me rregullatorët e vendeve homologe dhe institucionet financiare ndërkombëtare, gjë e cila sipas tij është reflektuar edhe në vlerësimet e tyre për punën e AMF.

“Në këtë kuadër, Shqipëria është përzgjedhur për herë të parë nga Organizata Ndërkombëtare e Mbikëqyrësve të Pensioneve (IOPS), si vendi organizator i një konference në nivel botëror, e cila do të zhvillohet në Tiranë në 6-8 nëntor të këtij viti”, nënvizohet ndër të tjera.(TemA)

2 komente në ““1 miliardë lekë për Fondin e Kompensimit”, drejtori i AMF-së raporton tek Ekonomia: Ja arritjet, sfidat dhe strategjia jonë”

  1. Ton says:

    Raport i deshtuar si gjithe puna AMF piramide…..

  2. Claim Examiner says:

    Futja pordhes Koci. Shoqerite e Sigurimeve ne Shqiperi po trajtojne akoma dosjet e viteve 2000 nga Fondit Kompensimit. Jeni 20 vjet pas o AMF. Me fjale te tjera nje person ka humbur jeten ne vitet 200 dhe familja ende nuk eshte demshperblyer nga Fondi Kompensimit. Turp e faqja e zeze. Kompanite e Sigurimit ne Shqiperi jane bere si firmat piramidale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje