Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar lajm fantastik gjetjen e një sasie të konsiderueshme nafte gjatë gjërmimeve nga kompania Shell në pusin vlerësues Shpirag-4 në afërsi të Beratit.
Nëpërmjet Twitter-it Rama shkruan: “Lajm fantastik për rritjen e nesërme ekonomike të vendit.
Konfirmimi pozitiv i testimeve finale të kompanisë SHELL mbi nxjerrjen në treg të sasisë së naftës dhe të gazit të zbuluar në Shpirag.
Kompania që hyri në Shqipëri në 2015 vijon investimet për zbulime burimesh të tjera”. (TemA)
C’lajm fantastik mor trap, ky eshte lajmi me i keq. Se mos do ulet gje çmimi i naftes ne Shqiperi? Nafta gjithmne i ka marre me qafe shqiptaret, shiko si jane katandisur ne Mallakaster dhe Roskovec qe ju del uji bojekafe ne çezem. Edhe ne kohen e Enverit nje m… ishte, sa here e kam bere rrugen nga Ballshi e poshte me autobus, fytyra te semura shikoja gjithandej dhe ere te qelbur gjer afer Memaliajt
Qe Shqiperia ka nafte e di dhe bufi , por kryesore eshte , se kush e shfrytezon kete pasuri te popullit te mjere , nuk e dime ..!
Nuk jemi kot musulmane ne! ku ka musulmane ka nafte!
Hey bej shaka. Shqypnia ka dhe kaure te nderuar Rrnoft Shqypnia! Zoti na ka dhene gjithshka. Si tha H Qamili? Kur kam shijakun e Peqinin kush po I can kryet per parisin?
Sa do nafte te nxirret ne Shqiperi gjithmon do te mbetemi KAMPION PER CMIMIN ME TE LARTE NE EVROPE.
Gati PPP-ja.
Kur te ndodhi ndonje aksident dhe te mbushet Osumi me nafte, atehere do shikoni sa shpejt do rritet ekonomia.
p.s Qeveri kriminelash, pike meshire per natyren se per ne “qytetaret” u mor vesh.
Kete gje e dine ata qe banojne ne ate zone qe ne kohen e kaluar, pyet para se te shkruash o gazetar. Lajm eshte vetem qe tani do na marrin te tjeret pasurine tone. Duhet te gezohemi pse te tjeret majmen me pasurite tona, kete ka nder ment K/ministri dhe gezohet…
Ta trogoj une kush e shfrytezon,Rezart Taci qe breth i lire neper europe.
Mos ta marrin vesh ILIR META…
Naftë ka por kur vjen momenti me e shitur., s’fitojm asgjë.
Fantastike do te ishte menyra se si do te shfrytezohet kjo nafte.
Per shembull Norvegjia ka arritur ne kete nivel te larte zhvillimi nga shfrytezimi I naftes ne det nga vete shteti., jo sic vepruan qeverite shqiptare me dhenien per shfrytezim te vendburimeve egzistuese kompanise kanadeze, nga ku shteti jone nuk pat asnje perfitim ( mbase politikane te vecante po ).
Norvegjia ka krijuar nje depozite te ardhurash nga nafta prej 1 trilion dollare nder te tjera per popullin e saj
Po ju zoti Rama cfare marreveshje ne te mire te vendit e popullit tuaj keni nder mend te beni?
Aman vetem ppp jo
Ok e gjetem naften. URRA. URRA. URRA. Po cili esjte impakti ekonomik? Cili eshte impakti ambiental? Cili eshte impakti tek cmimi i naftes? Po kjo a eshte sukses i qeverise, apo sukses i atyre qe e gjeten, apo eshte sukses i natyres qe na e fali?
Lajm fantastik per Shell por jo per Shqiptaret.
Se mos e quan njeri naften “ari i zi”se ju turr Likja.
Ku ka nafte ka lufte. Ishalla te jem gabim.
Tani fillojn vuajtet per popullin e shkrete te BERATIT.
I vetmi artikull ku 100 % e komentuesve jane kunder politikes se qeverise ne administrimin e pasurive natyrore te vendit tone !!
Nqs kjo asht keq, e cka asht mire atehere ?!! ( nuk mbaj anen e asnji partie ).
Sepse e administrojne hajdutet per veten e tyre o MIK!
Shell ma mere mendja nuk paguan asnje qindarke tax duke genjyer shtetin tone se do hape vende pune.Pra fitimi eshte vetem per shell njelloj si Sali shpellari qe dha boshnjakut toka me nje euro.