Dr. Dhimitër Xhaferi Mjeshtër i Madh
Bardhyl BEJKO
Sarandë
Ditën e 24 majit ishim në një cermoni tepër të veçantë në Përmet. Në Përmetin piktoresk, ku udhëtimi përshkohet përmes luginës mitike të maleve përreth dhe Vjosës blu në Përmetin me histori të njohura, jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, SHBA, Australi, deri në fund të botës përmes korifejve, Vëllezërve Frashëri e dijetarëve të shquar që I kanë dhënë vendit tonë lavdi dhe ia kanë ngjitur emrin në Himalajet e histories Shqipërisë.
Në Përmetin e bijëve të shquar që u lindën e u urritën në këto treva. Shkuam në Përmetin e luleve dhe njerëzve të mirë. Shkuam mysafir brenda kulturës dhe pastërtisë së përmetarëve të qytetëruar.
Ishim pjesë e një takimi, ku nuk munguan njerëz të shquar, shkrimtarë, gazetarë, intelektualë, njerëz të zakoshëm të Tepelenës, Vlorës deri nga Kukësi e më tej.Nuk ishte për tu çuditur që atje ishte e gjithë Shqipëria. U mblodhën në këtë qytet të luleve dhe historisë nga çdo cep i atdhut tonë. Na mblodhi miku ynë, gazetari dhe intelektuali, Kristo Mërtiri. U takuam në një ditë ku përmes emocioneve u nderua me titullin e lartë “Qytetar Nderi” i qytetit të Përmetit, Kristua ynë. Miku dhe shoku ynë. Njerëzori dhe shpirt gjeri, I meçuri dhe I thjeshti, njeriu që ulet me punëtorin dhe akademikun. Dhe është i barabart me të gjithë. Është njeriu që reflekton mirësi dhe dinjitet.E njohim prej shumë vitesh. Një gjysëm shekulli. E kemi patur banor të Sarandës. E kemi takuar në atë shtëpinë buzë detit, ku kishte atë zyrën e vogël, ngjitur për koincidencë me zyrën ku vite më parë ka punuar Naim Frashëri i madh. Një koincidncë e jashtëzakonshme pasi Kristua, si çdo shqiptar e ka patur idhull për atë që përfaqëson poeti ynë i madh. Një 24 maj ndryshe në Përmetin tonë. Në cermoninë e dekorimit të mikut dhë vëllajt tonë Krsto Mërtiri, u ndjemë edhe ne krenar e shumë të respektuar në atë ceremoni që ishte jo vetëm një festë për Kriston, po për të gjithë ne si pjesëmarrës në një event të veçantë dhe shumë mbresëlënëse. Ne si pjesëmarrës në këtë takim njerëzor, kemi detyrimin shpirtëror ta urojmë për këtë nder dhe na duket sikur jemi edhe vet brenda tij, ta përgëzojmë “Shoqatën mbarkombëtare të Vëllezërve Frashëri” dhe Bashkinë e qytetit të Përmetit që e nderoj mikun tonë Kriston me titullin më të lartë që mund të të bëj një qytet. “Qytetar nderi” në Shqpëri ka shumë.Diku edhe me lista. Po kur të tillë të bën qytetar nderi Përmeti, ka një domethënie të shumëfishtë dhe një vlerë të jashtëzakonshme përtej njerëzores. Kristua para se të nderohej me këtë titull zyrtarisht për atë që ka bërë dhe atë që përfaqëson është qytetari model që e ka meritur këtë titull kudo që ka punuar nga të gjithë ata që e kanë njohur, e kanë shoqëruar, kanë folur me të dhe kanë lexuar nëpër faqet e shtypit shqiptar. Ky nderim për nejeriun e mirë Kristo, bëhet në një kohë kur janë përzier rrëmujshëm vlerat me antivlerat. Në këtë moment, Bashkia e Përmetit nxorri në pah dhe veçoi vyrtytet dhe cilësitë e nje personaliteti shoqëror, njeriut të shtypit, qytetarit, fashtarit të Peshtanit. Duke e veçuar si qytetar nderi, një njeri si Kristo Mërtiri, modeli i vyrtiteve dhe atdhedashurisë nga i cili ke ç`të mësosh, jo vetëm ne bashkomoshatrët e tij, po tërë brezat e vendit tonë. Për të gjitha këto, cermonia e dekorimit të Kristo Mërtirit i vuri vulën e mirënjohej këtyre cilësve që Kristua përfaqëson.
Violeta mita. Z.Kristo Mërtiri.Unë mendoj:Kristo Martiri në mbrojte të të vertetës,pa iu drdhur qerpiku, ndaj të pa vertetes.Të pa verteten nuk e ka luftuar me armë zjarri,po me penen e fortë me majë xine qe xixa lëshon dhe të pa vertetën e eklipson. Gazetari i rrallë qe gdhend cfo fjalë me vërtetësi të pa pare. Urime Përmet,qe bëre “Qytetar Nderi “një njeri të vërtetë.
Kristo Mërtiri,unë mendoj:Kristo Martiri,lufton me vertetësi të pa vertetën.Nuk i trembet qerpiku.Nuk lufton me armë zjarri po me penë me xinë që xixa lëshon të pa vertetën e eklipson..Gazetari qe gdhend cdo fjale dhe te le pa fjale..Urime Permet!”Qytetar Nderi “gjete njeriun e vertete.. Urime Kristo Martiri! Me ndershmeri e vertetesi meritove vleresimin me te larte.Ta gezosh ne perjetesi!
Artikull dinjitoz i dy personaliteteve te njohur, njeri ne fushen e mjekesise dhe tjetri ne ate te gazetarise per nje njeri e publicist i zeshem si Kristo Mertiri, shkruar me shume dashuri nga ceremonia e organizuar. Bravo Bashkia Permet per vleresimin qe u ben personaliteteve si z.Mertiri.
Kolegu im Kristo Mertiri e ka merituar prej kohesh titullin e nderit, dhene nga keshilli bashkiak i Permetit. Njerezit profesionist, me karakter te formuar inelektuale, njerez me vizion te qarte pwr ate qe bejne e thone, e kane vendin ne piadestalin e nderit. I tille eshte pa dyshim miku im i vjeter Kristo, me te cilin jam njohur dekada me pare kur punonim ne shtypin e kohes. eshte kenaqesi per mua qe Kristo ka marre kete cmim te rendesishem per ndihmesen qe ka dhene ne gjithe jeten e tij. Eshte pune dhe perkushtim i madh i Kristos qe arriti te prek majat. Mbetet nje njeri i adhurua, perhere i dashur, i respektuar. Kam kohe pe e pare e takur. Kam nostalgji dhe mirenjohje njekohesisht.
Me respekt Sokrat Ndreçka 0694359678
Kristo Mërtiri e meriton nderimin nga qyteti Përmetit, që ai e do kaq shumë. Urime Kristo!
Gjysma e Permetit qenka me Kristo Mertiri.Nje ka qene kriminel i sigurimit hetues i Beqirit,Hitos e Petritit.Sqarojeni se sot kriminelin e bejne hero dhe
heroin kriminel
O Miku,
Pse i ngaterron keto pune zotrote. Ai qe ti thua eshte nga Kolonja dhe quhet Kristofor Martiri, hetues. Pse o bir na e ngaterron me gazetarin penemprehte nga Peshtani i Tepelenes, te mirin Kristo Mertiri.
Prandaj kerko ndjese o i uruar dhe mos u rrembe here tjeter. Ane shan, ane Bagdat.
Urime Kristo,
Jo vetem nje gazetar i talentuar, por edhe nje qytetar i mire, shok dhe mik i shkelqyer
Cdo fjale e mire per Kristo Mertirin eshte e merituar. Ka qene dhe mbetet model i gazetarit te ndershem.
Nje gazetar i ndershem qe kurre nuk beri kompromis me te keqen.