Në Rusi botohet libri “Hrushovi. Reformatori në Kremlin”, autorë të tij janë politikanë të njohur të botës në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, shkruan shtëpia botuese e Moskës. Ata janë Alen Dalles-i (Allen Dulles) ishte drejtor i CIA-s në vitet 1953-1961; Dejvid Rokfeler-i Ati (David Rockefeller Sr.) – një nga themeluesit e klubit të Bilderbergut, bankier i njohur amerikan, nipi i magnatit të naftës dhe miliarderit të parë Xhon Rokfeler (John Rockefeller); Enver Hoxha – politikan i njohur ballkanas, udhëheqës i Shqipërisë në vitet 1941-1985. Të tre kanë lënë kujtime për N.S. Hrushovin – udhëheqës i Bashkimit Sovjetik në vitet 1953-1964. D. Rokefeleri dhe E. Hoxha janë takuar vazhdimisht me Hrushovin dhe kanë zhvilluar bisedime me të, A. Dallesi për shkak të detyrës ka siguruar proceset e negociatave midis Hrushovit dhe presidentëve amerikanë Ajzenhauer (Eisenhower) dhe Kenedi (Kennedy) dhe gjithashtu ka drejtuar veprmtari spiunazhi kundër BRSS në kohën e Hrushovit. Kujtimet e Dallesit, Rokefelerit dhe Enver Hoxhës krijojnë një imazh jo të njëtrajtshëm të udhëheqësit sovjetik, duke lejuar vështrimin mbi “reformatorin e Kremlinit” nga anë të ndryshme.
Me i sakti dhe me opinione brilante ka qene Enver Hocha
Ti Plaku xhuxhumaku ma ha mendja qe je i infektuar ne tru.Po jepen komente te tilla per Enver Hoxhen .Ai ishte diktator.
a flet gje me te dhenat e zbulimit englez te kohes se luftes civile ne rusi?nese po ,cfare thote per “27 komisaret e Baku-se”?prej tyre 26 u pushkatuan nga englezet,ndersa i 27-i u lirua.ky ishte NIKITA SERGEJEVIC HRUSHOV.DUhet ta dinte Allen Dalles kete vogelsi.