Autizmi: Inteligjenca artificiale zbulon mutacione të palëvruara më parë

28 Maj 2019, 09:56Shëndeti TEMA

Disa mutacione gjenetike të panjohura më parë mund të jenë në bazë të autizmit. Ato janë veçuar falë inteligjencës artificiale në të ashtuquajturat mbetjet e DNA-së.

Zbulimi është publikuar në revistën “Nature Genetics”, falë grupit studimor të Olga Troyanskaya, të universitetit “Princeton” dhe ofron elemente të rëndësishme për studimet bazë për këtë çrregullim.

Përveç kësaj, ky kërkim është “shfaqja e parë e saktë se si mutacionet e gjeneve jokodifikuese mund të shkaktojnë një çrregullim njerëzor kompleks”, shprehet studiuesja.

Është një provë madhore e rëndësishme, madje dhe vetë procedura e kërkimit bëhet një pikë referimi për të zbukuar shkaqet e  gjenetike të sëmundjeve të tjera, shqetësimet neurologjike, tumoret, sëmundjet e zemrës, dhe problem të tjera për të cilat nuk janë identifikuar ende shkaqe gjenetike.

Kërkuesit përdorën një system inteligjence artificial për të analizuar gjenomin e 1.790 individidëve me autizëm dhe të prindërve e vëllezërve të tyre që nuk janë prekur nga sëmundja.

Çdo gjen është analizuar gjersa janë identifikuar mutacionet e lidhura me autizmi, përfshirë dhe ata që janë të pranishëm në atë zonë të DNA-së në dukeje “e heshtur”.

Hapi i mëtejshëm është që të studiohet se si secili prej tyre ka efekt në çrregullim.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje