Delegacioni i lartë i SHBA takime me liderët në Tiranë për zgjidhjen e krizës? Reagon Ilir Meta

28 Maj 2019, 10:35Politika TEMA

Një delegacion i Kongresit amerikan dhe Këshillit të Atlantikut po qëndron për një vizitë në Tiranë.

Takimin e parë delegacioni amerikan e ka zhvilluar në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta.

Aktualisht delegacioni po zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama, në 11:15 do të takohen me Ruçin dhe në orën 15:00 me shefin e opozitës Lulzim Basha.

Nuk dihet tema e bisedimeve në këtë takim, por vizita vjen në një situatë të tensionuar politike në vend.

Delegacioni amerikan shoqërohet nga e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones

Njoftimi i Presidencës

Presidenti Ilir Meta priti sot një delegacion me përfaqësues të stafeve drejtues të Senatit e Kongresit Amerikan, si dhe të Këshillit të Atlantikut me qendër në Uashington DC, të kryesuar nga z.Damon Wilson.

Presidenti Meta njohu delegacionin mbi zhvillimet dhe sfidat në rajon, prioritetet e Shqipërisë në kontekstin e integrimit europian, si edhe me domosdoshmërinë e bashkëpunimit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA.

Zhvillimet e brendshme politike, zgjidhja sa më e shpejtë e krizës aktuale dhe nevoja për reflektim të menjëhershëm, zbatimi e implementimi i reformës në drejtësi mbështetur në shinat kushtetuese, hedhja e hapave të nevojshme drejt integrimit në BE dhe roli i rëndësishëm i Shqipërisë në rajon si faktor kyç për stabilitetin, ishin temat kryesore të diskutimit.(TemA)

16 komente në “Delegacioni i lartë i SHBA takime me liderët në Tiranë për zgjidhjen e krizës? Reagon Ilir Meta”

  1. ShkoDrani says:

    Delegacion i larte pa asnje kongresmen?

    1. burgagjiu says:

      Keta jane graduate student pas universitar qe vine per te bere ndonje prkatike dhe teme master ne vende si Albanistani

    2. Roberto says:

      Nuk ka rendesi kongresmen apo jo. Ata percjellin mesazhin e SHBA per Shqiperine dhe nuk eshte domosdoshmeri qe te jene prezent ne vendin tone. Vizita e tyre behet ne nje moment kur opozita kerkon dhune,destabilitet,mos pjesemarrje ne zgjedhje si dhe presionet se do i rruaj bythen zgjedhjeve. Ata jane ketu per kete gje Shkodra.

  2. ¬ says:

    Nëse hapen negociatat këtë javë., s’duhet të kemi dyshime në miqësinë SHBA & Shqipëri.

  3. Piro says:

    Ne thame keshtu e ashtu. Po ata nuk folen? Njoftim koti.

  4. Hydriu says:

    Po të jetë për Liken, i ve zjarrin Shqipërisë, vetëm miliardat e grabitura ti ruajë?

  5. Jeff says:

    ‘Uncle Sam” e ka marre ne dore kete pune dhe do ta coje deri ne fund.

  6. ideali says:

    Vdiqet per t u legalizuar zyrtarisjht ne Europe.Kerkoni me kete te legalizoni krimet 50 vjecare te kryera nga paraardhesit tuaj. Ndreqni trurin, ate shikoni.Mund ta ndreqni? Me mentalitetit te vellavrasjes ju jo ne Europe po as ne Azi nuk shkoni. Rrofte Ulsi Manja.Perpara nga fitorja ne fitorje.Edhe pak se edhe Enverin do ta nxirrni nga varri sic nxorret Gjinushin.Gjithsesi certifikaten e virgjesise, hipni ne maje te berrylit dhe shihni Stambollin.

  7. peoples says:

    Oh po e njoh njerin e kam komshi….Ky eshte delegacioni i larte i kongresit?

  8. Vera says:

    Vajtja e Monikes pertrej oqeanit na solli keta per te na mbushur mendjen qe u degjohet zeri edhe ketyre plehrave.Kushedi sa ka paguar
    PARAJA CAN DENE.

  9. AQIFI says:

    Po ky Keshill Atllantiku me qender ne Uashington c`eshte ? Eshte me i “madh” apo me i “vogel” nga delegacioni i larte Amerikan ?!

  10. rexha 10 says:

    NUKE FUTET SHQIPRIA NE EUROPE ,SEPSE LIGJI I PARA ESHTE PROBLEMI I TOKES .TE JAPI PRONEN ATIJE QE I TAKON ,DHE JO ATYRE QE E KANE ZAPTUAR.KESHTU QE QEVERITARET SHKOJNE TE GJITHE ANDEJ NGA KANE ARDHUR.PLUSE QE DO TU SEKUSTROHEN PASURIT E PALUJTSHME QE KANE NE TE GJITHE SHQIPRINE.ME PAKE FJALE KEMI QEVERITARE ME NE KRYE PRESIDENTIN QE E KANE COPTUAR SHQIPRINE DUKE MARRE RESORSAT ME TE MIRA TE ATIJE VENDI. NUKE KA KRIZE POLITIKE NE SHQIPRI ,PORE KA VETEM KRIZE DREJTESIJE .TE PARET QE SHJKOJNE NE BURGE JANE KETA GAGSTERA QEVERITARE. NUKE BIEN DAKORTE KURRE ME NDERKOMBETARET .JANE GATI TI VEJNE ZGJARRIN ATIJE VENDI ,SICE DHE PO BEJNE. PROBLEMI ESHTE BURGU PER PUSHTETARET E PANGOPUR. KUSHTU ESHTE KURE VJENE NE TIRANE DHE E HANE BYREKUN NE PICERI,DHE PASTAJ NA JEPE EDHE MENDE SE KU TA HAJME EDHE TE TJERET. KETA QE PO VIJNE ,JANE PERSONA QE KANE SHKUAR NE AMERIKE ME LLOTARI AMERIKANE PERPARA 20 VJETEVE.

  11. shoku says:

    Nr 13 per ne shqiptaret nr ters apo fati eshte??!!
    Ata jane 13…

  12. Fredi says:

    Hajduti Ilir Meta eshte prezantuar:Une jam presidenti,miqte me therresin Like Floriri,kurse populli me therret Like Muti.

  13. teli says:

    Keta do kene mbetur pa buke dhe kane ardhur te hane nje dreke vençe!14 veta per te vene ne rresht Shqiperine!Shikoni kur te rregjistrohen per zgjedhjet vendore Partia e dallkaukeve(PD)dhe paria Luli,Sala,Iliri(LSI)urdher nga nena dhia!

  14. ceni Boston says:

    Ky eshte nje delegecain i “rradhes ” ska te beje fare me gjendjen politike ne Shqiperi! Jane te tjere ata qe japin urdhera apo sjellin mesazhe! Kjo vizite eshte fare pa vlere per krizen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje