Deputeti i PS: Kriza politike është në rrugën e zgjidhjes

27 Maj 2019, 21:43Politika TEMA

Sekretari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, thotë se kriza politike në vend mund të jetë duke ecur drejt zgjidhjes.

Në një intervistë për TemA TV, Bushati thotë se më mirë se çdo gjë tjetër këtë e tregon fakti që opozita i uli tonet në protestën e së shtunës.

Bushati thekson se kjo është edhe meritë e ndërkombëtarëve, të cilët sipas tij e kanë bërë opozitën të kuptojë se i kishte hyrë një rruge të rrezikshme për vendin.

“Opozita në protestën e të shtunës nuk përdori akte dhune.

Opozita bëri gabim të madh që la mandatet, bëri gabim katastrofik që vendosi të mos hyjë në zgjedhje.

Mendoj që do ta rimendojë, por do të bëjë gabim  ligjor dhe të pakthyeshëm nëse do të pengojë zgjedhjet.

Jemi në rrugën e zgjidhjes. Të shtunën, po të shikosh, opozita i ka ulur tonet.

Falenderojmë partnerët ndërkombëtarë që i bënë të kuptojnë që rruga të cilës i kishin hyrë ishte e rrezikshme për vendin”, tha ai.

2 komente në “Deputeti i PS: Kriza politike është në rrugën e zgjidhjes”

  1. SHKELZENI says:

    RAMA ESHTE GJIGANDE , STRATÈGE AI LARGOJE NGA JETA POLITIKE NANON ISLAMIN ME KOMPANI TANI DO LARGOJE LSI DHE PARTIT E VOGLA PA ANTARE N’A SISTEMI DO FUSI NE BURGE BERRISHEN DO PASTROJE POLITIKEN SHQIPTARE . RAMA TE JEPE PERSHTYPJEN SIKUR KA FRIKE POR ESHTE SHUME KOKE FORTE DHE I VENDOSUR RAMA DO BEJE BASHKIMIN KOMBETARE DHE DO HYJE NE HISTORI

  2. Malo says:

    Besoje ne Veshzgjatjen Edhe ne garancine e pagjetur dere tani nga Nderkombetaret,pra mos u mundo te fahihesh pas gishtit o derdimeni,ti mendone se populli eshte injorante,jo more jo seshte ashtu si te do ty qejfi,tashme njerzeve ju ka vajtur bytha ne garthe e themi ne keteje nga myzeqeja,tani do na duhet te paguajme plus pallatit te Lulit Edhe Bechetin,pra fole per kete jo per Opoziten,se Opozita e di se ty spo te mbajne me kembet Edhe askush sdo te drejtoje Qeverrine me.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje