Fatos Lubonja nga oxhaku: BE s’mund të legjitimojnë një regjim si ky i Ramës, duke i hapur negociatat Shqipërisë

27 Maj 2019, 18:52Politika TEMA

Duke marrë shkasë nga zgjedhjet në Parlamentin Evropian, Fatos Lubonja thotë në News 24, se Shqipëria duhet të ketë edhe një plan B, përveç atij të integrimit, proces i cili rrezikohet për shkak të shkërmoqjes së Unionit në favor të shteteve sovrane.

Lubonja thotë se ky ngadalësim i Evropës i vë shqiptarët përpara rreziqeve të mëdha.

Fatos Lubonja: Ajo që ndodh në Evropë është diçka që ka ndodhur edhe në shtete të veçanta të Perëndimit, si Gjermania, Franca apo Britania që u përsërit edhe në këto zgjedhje europarlamentare. Është një lloj krize e asaj Evrope që është ndërtuar deri më tani. Krizë në kuptimin edhe ekonomik dhe në kuptimin e sigurisë së njerëzve, e të ardhmes.

Mendoj që është një krizë e Evropës së krijuar mbi interesat e bankave, fuqive financiare, e fuqive të forta dhe jo Evropë e qytetarëve, ku humbën një pjesë e mirë e atyre që quhen arritjet sociale dhe tentojnë ta plotësojnë si reagim ato që quhen partitë euroskeptike apo ato që duan të largohen fare nga Evropa.

Pamë një rezistencë siç mund ta quajmë të Evropës së vjetër, që sapo kritikova, Evropa e Merkelit, Macronit apo Berluskonit në Itali apo Partisë Laburiste dhe Konservatore në Britani përpara Brexit dhe partive që kanë lindur së fundmi si partia e Le Pen në Francë, Salvinit në Gjermani.

Ajo që reziston më shumë është Gjermania. Por, qoftë partia e Salvinit, qoftë ajo e Le Pen nuk kanë deklaruar shkëputjen nga Evropa, por një gjë është e sigurt që këto parti, duan një Evropë më pak centraliste, më pak të varur nga Brukseli dhe në thelbin e vet kjo ka të bëjë me një ngadalësim, që lidhet edhe me ne, ngadalësim të procesit të hapjes, pra nuk është ajo Evropa entuziaste që dikur zgjerohej dhe shtrihej duke krijuar shpresë.

Nëse do të vërtetohet kjo, pra prirja e tyre për ta “korrigjuar” Evropën jo për të dalë nga Evropa, sepse Le Pen dhe Salvini kanë qenë për ta dalë nga Evropa, tani e kanë “korrigjuar”. Ata do të jenë më të “ngushtë”, për Evropën që nuk hapet kaq kollaj, për Evropën që mbrohet nga emigracioni por jo vetëm, por edhe hapjen nga vendet e tjera si Shqipëria. Për një Evropë ku fuqitë e shteteve bëhen më të rëndësishme dhe kjo do ta ngadalësojë gjithsesi.

Parashikimi im është më pesimist pasi kjo Evropë kështu nuk funksionon dot. Si një perandori që do të shkërmoqet në favor të shteteve sovrane. Në këtë aspekt, politikanët shqiptarë duhet të ishin të përgatitur për një plan B. Gjer tani na ka drejtuar ideja e futjes në Evropë dhe mirë keq të kishim një drejtim. Sikur ata na kanë qeverisur më shumë. Mirë keq, na kanë kontrolluar.

Shqiptarët duhet ta kenë parasysh që ky ngadalësim i Evropës i vë përballë rreziqeve të mëdha, të jashtme apo të brendshme. Nuk e shoh pozitive për Shqipërinë. Mendoj që është më negative kjo nëse do t’i quajmë pozitive negociatat, sepse unë për vete kam qenë që ata duhet të jenë kritikë dhe s’mund të legjitimojnë një regjim si ky i Ramës, duke i hapur negociatat, po kjo është një tjetër temë.

10 komente në “Fatos Lubonja nga oxhaku: BE s’mund të legjitimojnë një regjim si ky i Ramës, duke i hapur negociatat Shqipërisë”

  1. fati says:

    Eh, more lubonja, ti merr vesh vetem me shkopin e dy pjetrave te spacit. Ndryshe nuk heq dore nga dashakeqsia per kete vend te cilin e rope ne kohen e komunizmit dhe vazhdon ta rjepesh edhe tani ne kohen e kunderkomunizmit.

  2. Salat says:

    Njesoj si yt ate PER IDEAL VRET DHE SHQIPTARIN E FUNDIT MBI TOKE

  3. Fol shqip says:

    O i nderuar
    Hapja e negociatave nuk legjitimon qeverine por Shqiperine.
    Ndersa cdo lloj qeverie qe do jete ne pushtet i ve kushte dhe e kontrollon me lehte qe te luftoje korrupsionin trafikun dhe ndertimin e shtetit te se drejtes.
    Pra per popullin eshte mw mire qe te kete kontroll nga BE ndersa politika dhe qeverite majtas apo djathtas sigurisht duan liri.
    Le qe ku e kupton ti kete

  4. h says:

    Nuk hyhet ne europee me koqe kanari si puna jote,mos ki merak.
    Ky jeton tek “shpella e Platonit” dhe mendon se bota ekziston vetem aty.
    Duhet ta njohi sigurisht meqe eshte fillozofi i bythes time.

  5. Ilir says:

    SPIUNI BISHT QENI NGELET
    JO NE ITALI TE VEJE KY MONSTER POR DHE NE POLIN E VERIUT
    ATY DO SPIUNOJE AJSBERGET

  6. fahriu says:

    JA DHE KY K… TJETER,KY I JEP MEND EUROPES,CFARE JANE KETA PLEHRA

  7. emigranti says:

    o zoti lubonja boll i mbrojte hajdutet- kriminele une habitem me ju o lubonja si ja falni ju saliut e kompani fabrikat e djegura, depot e armatimit, 97 ,gradecin, po dhe shume e shume te tjera. O zoti lubonja e di ti qe ne lushnje ka qene nje krye hajdute-kriminel bujar sula qe mbante pseudonimin loshi i karbunares dhe kur u vra ai saliu sa nuk ka ngritur parlamentin per nje minut zi per keto gjera saliu e kompani duhet te ishte ne burg sot

  8. - says:

    injorant i leshte.shpirt zi ,anti shqiptare.te plaste zemra nga deshperimi .kujt isherben ky soj sllavi.

  9. Monitor says:

    Po maqedonin pa shqiptaret, duhet ta fusin ne europe z. Kazan ose spiun i babit?
    Sa person i lige e i padrejte! Te fala grupit te garroceve: Andit capos, A. Zheit, yll rakipipit, Shkulles. me njee fjale gjithe kazanit!

  10. Ben says:

    Ore Idiot! Negociatat nuk hapen për Ramen por për Shqiptaret. Sipas teje , o kafshe me trup njeriu, Shqipërise te.mos I hapen negociatat po nuk që në krye is kryeministër një person që e pëlqen Lubonja. TI qenke I sëmurë psiqik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje